×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vrasja e recepsionistit në hotelin në Dhërmi, gjykata jep vendimin për dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut! Dëshmia: U kërcënuam

Dy punonjësit e hotelit në Dhërmi, ku u vra dhe më pas u hodh në një gurore Eraldo Nevruzi janë lënë në burg.

Gjykata e Vlorës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Daniel Qoses 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e krimit, Gerald Shehu të fsheh provat.

Tre bashkëpunëtorët në vrasje

Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës. Të dy kanë shprehur pendesë në Gjykatë dhe kanë thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.

GJETJA E TRUPIT

Policia e Vlorës ka mundur të gjejë trupin e Eraldo Nevruzit, në afërsi të Përroit të Gjipesë. Autorët e kanë hedhur në anën e përroit dhe më pas Gerald Shehu mendohet se ka shkuar në shtëpi, është ndërruar, ka marrë dokumentet dhe është nisur në drejtim të Sarandës, ku edhe ka mbyllur makinën.

Por policia ka mundur të ndjekë itinerarin e mjetit nëpërmjet kamerave duke llogaritur kohën dhe daljet nga rruga të makinës, fakt që i çoi edhe te gjetja e trupit.

Sipas policisë ka dyshime që Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e Erald Nevruzit. Nga realizimi i parë i skenës së krimit mësohet se përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij te vendi i punës. Më pas ai e ka ekzekutuar me dy plumba dhe ka kërkuar mbështetjen e dy punonjësve Daniel Qose 34 vjeç dhe David Larti, 31 vjeç.

NGJARJA

Vrasja ka ndodhur rreth orës 00.30 e mëngjesit dhe autori është nisur për Greqi në orën 05.00 duke pasur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’. Dyshohet se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë, konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë diku ku ka hedhur trupin. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë. Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 në Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë. Aty kur ka kaluar kufirin ka marrë një tjetër taksi me drejtim Igumenicën. Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të kaluar në drejtim të Anglisë. Kanë qenë veprime të shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me Interpolin grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Publikuar më 01.07.2025
Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryemin...

Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Ai e bëri këtë njoftim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se gjatë vizitës do të diskutojë edhe çështjen e kthimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe. “Pranoj ftesën e Kryeministrit […]

Lexo më shumë

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore. Komisionerja Marta Kos: Shqipëria, përparim për hapjen e negociatave

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore. Komisionerja Marta Kos: Shqipëria, përparim për hapjen e negociatave

Publikuar më 01.07.2025
Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat në Shkup, ku po mb...

Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat në Shkup, ku po mbahet dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor.Rama tha se plani i rritjes po ecën siç duhet dhe se po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me familjen e madhe të Bashkimit Evropian. “Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri […]

Lexo më shumë

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Publikuar më 30.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN p...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN për situatën brenda opozitës pas përfundimit të rinumërimit të votave, duke theksuar se në PD tashmë janë kristalizuar tre grupime kryesore. Sipas Sulës, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i përjashtuar nga çdo përgjegjësi për pretendimet për shit-blerje votash, duke theksuar se ai ka pasur gjithmonë një qasje […]

Lexo më shumë

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

Publikuar më 30.06.2025
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit...

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi shqiptarët në Britani dhe përqindjen e tyre në burgje. Në një postim të drejtpërdrejtë në X, Rama ironizon Farage për “keqinterpretimin e shifrave”, duke i kujtuar se ai ka humbur dhe se shqiptarët nuk janë numra për […]

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Publikuar më 30.06.2025
Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” ...

Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” është shtyrë për në datën 21 korrik 2025 ora 10:30, pasi ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj. Sipas Krajës, njoftimi […]

Lexo më shumë

Temperatura deri në 42 gradë, “bomba” e të nxehtit ka goditur Europën

Temperatura deri në 42 gradë, “bomba” e të nxehtit ka goditur Europën

Publikuar më 30.06.2025
Evropa po përjeton një valë të paparë të nxehti, me temperat...

Evropa po përjeton një valë të paparë të nxehti, me temperatura që arrijnë në 42°C në shumë zona. Në Britaninë jugore, zhiva arriti në 31°C , këtë të diel ndërsa metereologët parashikojnë që temperatura do të jetë edhe më e lartë të hënën, me maksimumi deri në 34°C në Anglinë qendrore dhe lindore nivele që […]

Lexo më shumë

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Publikuar më 26.06.2025
Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkues...

Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta tregon se Britania pas Brexit-it është “në një vend shumë të errët”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për median prestigjioze The Guardian.  Kreu i qeverisë, sipas medias britanike, është shprehur se ideja që Mbretëria […]

Lexo më shumë

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Publikuar më 26.06.2025
Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, te...

Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, teksa është shoqëruar nga bashkëshortja tij, vajza e Donald Trump, Ivanka Trump. Çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz. Në fotografinë e realizuar në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda