×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mes tensionesh dhe debatesh, Arqile Bollano zgjidhet kryetari i ri i komanduar i Bashkisë së Himarës: Kemi rrugë të gjatë për të bërë, s’ka nevojë për llafe

Këshilli i Bashkisë së Himarës ka zgjedhur me 12 vota pro dhe 9 kundër drejtuesin e komanduar të Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano. Pas këtij vendimi, kandidati tjetër Pervin Gjikuria ka dhënë dorëheqjen. Këshilli i Bashkisë së Himarës zhvilloi mbledhjen, pas dorëheqjes së Blerina Balës, nga posti i kryetares së komanduar.

I gjithë procesi është shoqëruar me tensione dhe debate mes anëtarëve, ku ka pasur vazhdimisht kundërshtime.

Procesi, i cili filloi me vonesë, nisi me leximin e letrës që Bala ka dorëzuar. Më pas u bë votimi për zgjedhjen e personit që do të zëvëndësonte Blerina Balën.

Arqile Bollano

Arqile Bollano ka folur menjëherë pasi u zgjodh kryetari i komanduar i Bashkisë së Himarës.

Teksa falënderoi të gjithë ata që e votuan, ai tha se duhet të nisin punën pasi i pret një rrugë e gjatë përpara.

“Falenderoj Këshillin Bashkiak për bashkimin që ka. Do mundohem të jem sa më shumë bashkëpunues. Edhe me ata që nuk më votuan. I jam mirënjohës atyre. Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi rrugë për të bërë. Nuk ka nevojë për llafe, ka nevojë vetëm për punë.

Që kushdo që të vijë në Himarë të ndjehet i kënaqur. Pavarësisht kundërshtimeve unë vij me një përgjegjësi të madhe. Nuk mund të parashikoj nëse do të dorëhiqem njësoj si paraardhësja ime”, u shpreh kryetari i sapo zgjedhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Skema fantazëm/ Mashtrimi me bursat amerikane, si u përfshinë zyrtarë dhe “mbesa” e kryeministrit

Skema fantazëm/ Mashtrimi me bursat amerikane, si u përfshinë zyrtarë dhe “mbesa” e kryeministrit

Publikuar më 15.06.2024
Kristi (emri është ndryshuar, për ruajtje anonimati) një mat...

Kristi (emri është ndryshuar, për ruajtje anonimati) një maturant nga një qytet jugor i Shqipërisë po thurte ëndrra se si pas pak muajsh do të studionte falas për mjekësi në një universitet të Nju Jorkut. Një lajm i fundit në ekranin e televizionit, ia shkatërroi të gjitha. Më 6 qershor, përmes një deklarate Ambasada e SHBA-ve në […]

Lexo më shumë

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Sali Berishës, reagojnë ish-kryeministri dhe Lulzim Basha

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Sali Berishës, reagojnë ish-kryeministri dhe Lulzim Basha

Publikuar më 11.06.2024
Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën e Partisë Demokratike ish-...

Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha. Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri. Vendimi i trupës gjykuese, i cili përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, është i formës së prerë duke i dhënë […]

Lexo më shumë

Analiza e CNN: Pse rritja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane mund të jetë një ogur për Donald Trump

Analiza e CNN: Pse rritja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane mund të jetë një ogur për Donald Trump

Publikuar më 11.06.2024
Në qershor 2016, Britania votoi për t’u larguar nga&nbs...

Në qershor 2016, Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian në një revoltë populiste që paralajmëroi fitoren tronditëse të Donald Trump në zgjedhjet e jashtme disa muaj më vonë. Tani, në qershor 2024, kandidatët e ekstremit të djathtë, shumë prej të cilëve ndajnë nacionalizmin populist të Trump, armiqësinë ndaj emigrantëve dhe përbuzjen për elitat qeverisëse dhe institucionet globaliste, […]

Lexo më shumë

Apeli cakton sot fatin e Partisë Demokratike, kush janë gjyqtarët që do të marrin vendimin për vulën e PD-së! Ja ora kur nis gjyqi

Apeli cakton sot fatin e Partisë Demokratike, kush janë gjyqtarët që do të marrin vendimin për vulën e PD-së! Ja ora kur nis gjyqi

Publikuar më 11.06.2024
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot (11 Qershor) çështjen e...

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot (11 Qershor) çështjen e vulës dhe siglës së Partisë Demokratike. Trupa gjykuese që do përcaktojë fatin e partisë më të madhe opozitare në vend,  përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Seanca gjyqësore që do të përcaktojë fatin e PD-së do të nisë në orën 10:00. […]

Lexo më shumë

Një valë ekstreme gjithandej Evropës, zgjedhjet për Parlamentin Evropian dërgojnë mesazhe shqetësuese deri në Ballkan

Një valë ekstreme gjithandej Evropës, zgjedhjet për Parlamentin Evropian dërgojnë mesazhe shqetësuese deri në Ballkan

Publikuar më 10.06.2024
Nga Enver Robelli Zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evro...

Nga Enver Robelli Zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian treguan se nën sipërfaqen e shoqërive evropiane është duke vluar ekstremizmi në rritje. Në Francë gati çdo i treti votues ka përkrahur partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, e cila në të kaluarën ka përfituar nga një kredi ruse. Partia e Le […]

Lexo më shumë

Fredi Beleri reagon nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Ndeshja u fitua falë nderit dhe krenarisë së grekëve

Fredi Beleri reagon nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Ndeshja u fitua falë nderit dhe krenarisë së grekëve

Publikuar më 10.06.2024
Shtatë parti fituan vende në Parlamentin Evropian në zgjedhj...

Shtatë parti fituan vende në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e së dielës, të cilat treguan fitime të konsiderueshme për partitë e ekstremit të djathtë të Greqisë, sipas rezultateve zyrtare të publikuara të hënën. Partia Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis siguroi 28.31% të votave, duke fituar shtatë vende në Parlamentin Evropian. Fredi Beleri u […]

Lexo më shumë

Vrasja e recepsionistit në hotelin në Dhërmi, gjykata jep vendimin për dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut! Dëshmia: U kërcënuam

Vrasja e recepsionistit në hotelin në Dhërmi, gjykata jep vendimin për dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut! Dëshmia: U kërcënuam

Publikuar më 09.06.2024
Dy punonjësit e hotelit në Dhërmi, ku u vra dhe më pas u hod...

Dy punonjësit e hotelit në Dhërmi, ku u vra dhe më pas u hodh në një gurore Eraldo Nevruzi janë lënë në burg. Gjykata e Vlorës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Daniel Qoses 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e krimit, Gerald Shehu të fsheh provat. Punonjësit akuzohen […]

Lexo më shumë

Kombëtarja mbërrin në Dusseldorf, e para skuadër finaliste në “Euro 2024” që shkel në tokën gjermane

Kombëtarja mbërrin në Dusseldorf, e para skuadër finaliste në “Euro 2024” që shkel në tokën gjermane

Publikuar më 08.06.2024
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezin...

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorfit, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në Gjermani. Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike. Ambadadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda