
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video nga takimi që mbajti dje në Milano.
Rama thekson se kjo takimi i djeshëm ishte shëmbëlltyrë e kohës së re për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e për shqiptarinë, ju uroj një javë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas takimit të zhvilluar me emigrantët shqiptarë në Milano të Italisë.
Rama u shpreh se fjala “FALEMINDERIT”, në këtë rast nuk e thotë dot as së largu “ndjenjën e veçantë të kësaj ditë të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali”.
Ai po ashtu u kërkoi ndjesë qytetarëve që nuk munden dot të futen në sallë, ndërsa shton se nuk do të harrojë fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikë se mos ndodhte ndonjë gjë e keqe nga mbingarkesa e shkallëve.
Postimi i plotë:
FALEMINDERIT është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali
Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit
Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përparaE marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/