Skenat e terrorit dhe panikut që mbizotëruan pak minuta pas vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi në Bajron janë regjistruar nga kamerat. Në videon e postuar nga mediat dëgjohen sirenat e policisë, ndërsa në vendngjarje afrohet një turmë njerëzish.
Videoja është marrë nga një pallat në zonën ngjitur me parkun ku ndodhej fëmija i viktimës. Njëkohësisht, theksohet se 32-vjeçari njihej për aktivitetin e tij në autoritetet e Shqipërisë.
32-vjeçari i shpallur në kërkim, sipas autoriteteve shqiptare, ishte anëtar i një bande me qendër në qytetin e Lezhes. Roan Brahimi njihej si rival i ish-bosit të basteve sportive Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Zhdukja e Martinajt ka sjellë një zinxhirë atentatesh me disa viktima në Shqipëri.
Siç raportojnë mediat greke, Brahimi kishte ardhur në Greqi për Pashkë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qëllimi i tij ishte të vizitonte bashkëshorten dhe djalin e vogël 7 vjeç, të cilët jetonin në Virona të Athinës, pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Burimet bëjnë gjithashtu me dije se çifti dyshohet se zotëronte edhe një banesë tjetër në Athinë.
Në Greqi Brahimi rezulton me skedë të pastër penale ndërkohë që bashkëshortja e tij është shprehur për grupin hetimor se ai kishte armiq në Shqipëri.
Mediat në shtetin helen kanë publikuar pamjet pak pas ekzekutimit mafioz të 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi në Athinë, i cili njihet edhe si armiku i Ervis Martinajt.
Në pamje shihet se ka turma njerëzish ndërsa dëgjohen edhe sirena të shumta të makinave të policisë.
Vrasja është kryer në sy të gruas së tij dhe fëmijës të vogël, ndërsa dëshmitarë të këtij krimi kanë qenë shumë qytetarë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/