Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpall kampion në Serie A, Kristian Asllani, u është bashkuar figurave të shquara në mbështetje të këngëtares Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë pas 3 ditësh në festivalin Evropian të këngës, Eurovizion, që mbahet në Malmoe të Suedisë.
“Në 9 maj Shqipëria do të luajë në festivalin evropian. Të bashkohemi dhe ta mbështesim këngën “Titan” dhe Besën, përfaqësuesen e shqiptarëve në Eurovizion 2024. Votoni 02!”-ishte mesazhi i Asllanit në instagram.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/