×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Frikë në Perëndim, çfarë pritet të bëjë Putin pas sulmit terrorist në Moskë

Shtetet e Bashkuara e kishin paralajmëruar Rusinë këtë muaj për rrezikun e një sulmi terrorist në Moskë, veçanërisht nga ISIS-K, dega e Shtetit Islamik me bazë në Afganistan.

Por, në klimën e mosbesimit dhe antagonizmit që karakterizon marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës për luftën në Ukrainë, paralajmërimet u hodhën poshtë nga presidenti rus, Vladimir Putin. Ai i konsideroi ato si një provokim.

Këto paralajmërime nuk arritën të parandalonin sulmin terrorist të së premtes, i cili është më i keqi që Rusia ka pësuar në dy dekadat e fundit. Kjo masakër ka marrë më shumë se 130 jetë njerëzish. Tragjedia, që mund të ishte shmangur, vjen si një goditje e madhe për Putinin, i cili është përpjekur të portretizojë veten si një garantues i stabilitetit dhe të kultivojë strukturën e tij të sigurisë në Rusi.

Në këtë sfond, Kremlini ka lënë të kuptohet se Ukraina është e përfshirë në sulm. Megjithatë, Uashingtoni thekson se nuk sheh arsye për të dyshuar në pretendimin e autorësisë nga ISIS-K, një degë tjetër e Shtetit Islamik (ISIS) të shkatërruar në Siri gati një dekadë më parë. Burimet diplomatike dhe të inteligjencës pajtohen me pretendimin se ISIS-K ka organizuar sulmin. Ata i frikësohen një lidhjeje që Kremlini mund të bëjë me Ukrainën, me qëllim përshkallëzimin e sulmeve aty. Amerikanët gjithashtu kanë frikë se masakra mund të përdoret nga Putin për të kryer një raund tjetër rekrutimesh ushtarake dhe për të vendosur një regjim më të ashpër sigurie në Rusi.

(Ushtarë të ISIS-K)

Kremlini, ashtu si mediat dhe njerëzit në orbitën e tij, nuk e ka përmendur ISIS-in. Regjimi i Putin gjithashtu nuk ka komentuar mbi inteligjencën e ofruar nga Uashingtoni, ose të metat e mundshme të sigurisë dhe mbikëqyrjes që nuk arritën të parandalonin sulmin. Në vend të kësaj, Putin pretendoi se Ukraina është përfshirë disi në masakër, pa dhënë asnjë informacion apo provë. Kievi e mohon me këmbëngulje përfshirjen në masakër.

(Pamje të autorëve gjatë sulmit në Moskë, teksa vrisnin gjakftohtë cilindo që i dilte para)

Autoritetet ruse kanë arrestuar 11 persona në rajonin Bryansk (në kufi me Bjellorusinë dhe Ukrainën) për masakrën. Katër prej tyre akuzohen si organizatorët e sulmit. Autoritetet ruse kanë pohuar se ata ishin të gjithë shtetas të huaj, kryesisht nga Taxhikistani, dhe se ata po iknin “në Ukrainë” dhe kishin “kontakte me vlerë” atje. SHBA-të, Bashkimi Europian dhe NATO e kanë dënuar ashpër sulmin terrorist.

Çka ra në sy ishte se Putin u tregua i ngadaltë për të dalë dhe për të folur mbi tragjedinë. Dhe kur doli, në drekë të shtunën, fjala e tij ishte shumë e shkurtër. Ndërsa Rusia e trette tragjedinë e tmerrshme, udhëheqësi rus u betua për hakmarrje ndaj autorëve. Putini ka krijuar një imazh si një udhëheqës i ashpër dhe garantues i sigurisë. Ai është lideri i cili arriti të shtypte separatizmin e Çeçenisë dhe Dagestanit, dhe të ndalonte valën e sulmeve terroriste të fillim viteve 2000. Megjithatë, sulmi i të premtes, i cili erdhi vetëm disa ditë pasi Putin u rikurorëzua si lider i padiskutueshëm në zgjedhje, ngre shumë pyetje në lidhje me funksionimin e sistemit të sigurisë së Rusisë.

(Putin gjatë fjalës së tij për sulmin në Moskë)

Ndërsa shumica e forcave ushtarake dhe të inteligjencës janë të përqendruara në luftën kundër Ukrainës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të tretë, ka dyshime se Kremlini mund të ketë neglizhuar kërcënime të tjera. Moska e ka zhvendosur vëmendjen e inteligjencës së saj që nga pushtimi në Ukrainë. Gjithashtu Moska po përpiqet në mënyrë të konsiderueshme që të shuajë kundërshtimin brenda kufijve të saj për luftën në Ukrainë.

Dhe çfarë duhet sjellë në vëmendje është se për Rusinë, terrorizmi islamik nuk është i huaj. Në Rusi kanë ndodhur disa sulme të mëdha gjatë dekadës së fundit. Për shembull, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) raportoi në fillim të këtij marsi se kishte parandaluar një sulm në një sinagogë në Moskë. Sipas FSB-së, sulmi do të kryhej nga një degë afgane e Shtetit Islamik.

Njohësit e Rusisë janë treguar të kujdesshëm për të parashikuar hapat e ardhshëm të Putinit, shkruan Lapsi.al. Tani për tani, rivendosja e dënimit me vdekje, e cila është ngrirë nga një moratorium që nga viti 2001, është rikthyer në axhendën parlamentare. Hapa të tjerë që priten të merren nga regjimi i Putin mund të jetë një shtypje më e madhe e brendshme, apo edhe forcim i politikave kundër emigrantëve.

Nuk kuptohet ende nëse komenti i paqartë i Putinit për masakrën ishte thjesht një përpjekje për të forcuar mbështetjen e brendshme për luftën e tij në Ukrainë, apo nëse ai kërkon të përdorë sulmin terrorist si pretekst për ndonjë veprim tjetër që lidhet me luftën.

Gjerësisht besohet se sulmi mund të përdoret për të mbështetur një raund tjetër mobilizimi.

(Ushtarë rusë)

Putin njoftoi një “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve në shtator 2022, i cili rezultoi në grumbullimin e 300,000 ushtarëve të tjerë, por analistët ushtarakë besojnë se një raund tjetër mund të jetë i nevojshëm për shkak të numrit të vdekjeve të panjohura, por sigurisht kolosale të luftës nga të dyja palët.

Masakra në Moskë jep një justifikim për të rritur mobilizimin e rekrutimit, duke grumbulluar fuqinë njerëzore që Rusisë i nevojitet.

Disa orë pas sulmit në Moskë, Rusia nisi një valë sulmesh në Ukrainë, me një raketë me rreze të gjatë që hyri për një kohë të shkurtër në hapësirën ajrore polake. Por shumica e ekspertëve thanë se kjo nuk ka të ngjarë të ishte një hakmarrje e drejtpërdrejtë. Pikëpyetjet mbi reagimin e Rusisë janë akoma të mëdha.

Izolimi

Sa i përket marrëdhënies së tensionuar Rusi – Perëndim, Perëndimi e ka izoluar Putinin që kur ai filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Megjithatë, në të njëjtën kohë mban kanale të hapura me Moskën, për të shkëmbyer kryesisht informacione. Nga ana tjetër, Kremlini ka zgjedhur të izolojë veten, dhe popullsinë e tij, nga ajo që Kremlini beson se është një “Perëndim kolektiv” (emër i vënë nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov) dhe vlerat që ai përfaqëson. Sipas regjimit të Putin, vlerat e “Perëndimit kolektiv” janë në kundërshtim me ato që ai kërkon për Rusinë.

Ndërsa për të kuptuar konfuzionin e krijuar nga lajmet se “amerikanët e kishin paralamjëruar një sulm në Moskë”, ju sjellim paralajmërimin e ambasadës amerikane për qytetarët amerikanë në Moskë.

“Ambasada po monitoron raportet se ekstremistët kanë plane të afërta për të goditur tubime të mëdha në Moskë, duke përfshirë koncerte, dhe qytetarët amerikanë duhet të këshillohen të shmangin tubimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme.”

(Pamje pas sulmit në Moskë)

Ky paralajmërim u lëshua publikisht nga Ambasada e SHBA-së në Moskë më 7 mars dhe u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin turmat, të ndjekin përditësimet e mediave lokale dhe të jenë vigjilentë ndaj rrethanave të tyre në çdo kohë. Gjashtë ambasada të tjera perëndimore, duke përfshirë atë të Mbretërisë së Bashkuar, kishin paralajmëruar qytetarët e tyre për kërcënimin “e afërt“.

Përveç atij paralajmërimi publik, inteligjenca amerikane paralajmëroi privatisht autoritetet ruse për rrezikun e një sulmi terrorist. Sipas El Pais, një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Uatson, ka konfirmuar se Uashingtoni kishte informacion në fillim të këtij muaji në lidhje me një sulm të planifikuar terrorist në Moskë që mund të synonte tubime të mëdha, duke përfshirë koncertet. “Qeveria e SHBA-së gjithashtu e ndau këtë informacion me autoritetet ruse në përputhje me politikën e saj të gjatë për të paralajmëruar”, është shprehur Uatson.

Injorimi i paralajmërimeve

Të martën që kaloi, në një takim me bordin e drejtorëve të FSB-së, Putin hodhi poshtë paralajmërimet perëndimore për një sulm të mundshëm terrorist.

“E gjithë kjo duket si shantazh i drejtpërdrejtë me qëllimin për të destabilizuar dhe frikësuar shoqërinë tonë”, tha ai, sipas një zbardhjeje të fjalimit të tij të publikuar nga vetë Kremlini. Në atë takim, autokrati rus argumentoi se Perëndimi dikur kishte përfituar nga “lloje të ndryshme të grupeve terroriste radikale ndërkufitare, duke përfshirë inkurajimin e agresionit të tyre kundër Rusisë”. Putin la të kuptohet gjithashtu se Kievi ka kaluar në përdorimin e “metodave terroriste”. 

Megjithëse inteligjenca amerikane pohon se paralajmërimi ishte specifik, mbetet e panjohur deri në ç’pikë ishte mjaftueshëm konkret për të parandaluar sulmin. Antagonizmi midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për luftën në Ukrainë ka krijuar mosbesim në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, edhe pse disa kanale komunikimi mbeten të hapura.

Sipas politikës së “detyrës për të paralajmëruar”, SHBA lëshon vazhdimisht paralajmërime, si publikisht ashtu edhe përmes kanaleve diplomatike, kur shërbimet e saj të inteligjencës kapin informacione specifike për rrezikun e sulmeve.

Edhe një shtet totalisht armik si Irani, Uashingtoni e paralajmëroi për mundësinë e një sulmi në varrezat e Kermanit, ndërsa mijëra njerëz po i bënin homazhe gjeneralit Qasem Soleimani, i cili u qëllua nga SHBA në vitin 2020 në një sulm me dron. Dhe sikurse në Moskë të premten, edhe për rrezikun në Iran amerikanët kishin të drejtë. Më 3 janar 2024, një ceremoni përkujtimore që shënon vrasjen e Qasem Soleimani në varrin e tij në Kerman lindor, u sulmua nga dy shpërthime bombash. Sulmet vranë të paktën 94 njerëz, dhe plagosën 284 të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

Publikuar më 26.07.2024
Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e...

Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e saj nga detyra e Kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Me zë të dridhur Nikolla u shpreh se për arsye shëndetësore personale ajo është e detyruar të lërë detyrën që ka mbajtur për 3 vitet e fundit. Ajo theksoi pa […]

Lexo më shumë

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Publikuar më 26.07.2024
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga folt...

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë. Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Sipas saj arsyet janë për shkak të një situate personale shëndetësore, duke ia bërë siç tha […]

Lexo më shumë

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Publikuar më 26.07.2024
Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokuro...

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen në fjalë Prokopisë së Posaçme. Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai […]

Lexo më shumë

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Publikuar më 26.07.2024
Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elek...

Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elektoral. Duke u përgatitur të votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor që fikson, ngurtëson, çimenton, privilegjon, bunkerizon, allçizon, betonizon, mumifikon, drejtuesit e partive që praktikisht në masën e një së tretës të kandidatëve për deputete, vetëmërohen si deputetë, pa pasur nevojë fare të marrin vota nga […]

Lexo më shumë

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Publikuar më 24.07.2024
Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuz...

Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, kërkojnë që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie. Po ashtu, mjekët kanë kërkuar që çështja ndaj tyre t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. […]

Lexo më shumë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Publikuar më 24.07.2024
Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit...

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën […]

Lexo më shumë

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Publikuar më 23.07.2024
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshi...

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin. Ndaj të riut është vendosur masa e sigurisë ‘arrest bë burg’ nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’. I arrestuari Ermes Hoxhalli kishte […]

Lexo më shumë

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Publikuar më 23.07.2024
Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri ...

Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokratike për presidente kundër rivalit republikan Donald Trump. Sipas njoftimeve, zonja Harris tani ka mbështetjen e 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë së saj, duke konsoliduar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda