Moderatori Saimir Kodra, ka paralajmëruar padi penale ndaj Egla Cenos, pasi kjo e fundit i ka bërë një akuzë të fortë, duke pretenduar se ai rreth 24 vite më parë i ka kërkuar favore seksuale për një vend pune në Top Albania Radio.
Në lidhje me këtë debat, ka reaguar Beso Ceno, vëllai i aktores Eglë Ceno, i cili është shprehur se nuk ka shumë dijeni në lidhje me çështjen, por tha se do ta mbështeste motrën e tij në këtë kauzë.
Ai tha se është çështje shumë e rëndësishme dhe se duhet t’i shkohet deri në fund.
“Nuk isha në dijeni. Kam parë shumë pak video sepse kam qenë i zënë. Personalisht jam një djalë që jam larguar herët nga Shqipëria, rritur me mentalitet europian, por i ngelur në kohë me jetën shqiptare.
Jam disi tradicional, mbase më shumë se rinia e kohës time. Mbështes shumë kauzat e femrave. Nga Egla kam mësuar shumë. Nuk di të them shumë, sepse duhet të kesh informacion. Ajo do të ketë përkrahjen time.
Është serioze t’i shkojmë deri në fund, sepse nuk janë gjëra që ndodhin vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën”, tha ai.
Deklarata e Egla Cenos
Gjatë qendrimit në Big Brother, Egla Ceno ka rrëfyer historinë e saj që i ka ndodhur gjatë kohës kur ishte studente.
“Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri m’u hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atje dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qiranë, haja ndonjë darkë jashtë.
Por duhet të them gjërat vijnë. Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot.”
Reagimi i Saimir Kodrës pas deklaratave të Eglës:
Moderatori Saimir Kodra paralejmeroi se do padisë për shpifje aktoren Egla Ceno. Kodra gjate emisionit Stop qe drejton bashke me Gentian Zenelajn, eshte shprehur se Egla Ceno duhet te vertetoje ne gjykata akuzat qe ka ngritur ndaj tij, duke i cilesuar ato si shpifje.
“Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Aty zihen për flokësh, shahen pse më përmend babën që është jashtë. E vetmja përgjigje kësaj aktore të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë. Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo Ceno ka barrën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një vendi pune.
Kësaj zonjës dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as shefi i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë.”- ka thene Saimir Kodra.
Përgjigja e Eglës, pas reagimit të Saimirit:
Egla Ceno e cila vazhdon te jete pjese e Big Brother Vip, eshte perballur me reagimin e Saimr Kodres, i cili paralajmeroi padi per shpifje. Nderkohe qe kjo e fudnit eshte shprehur se ka gjera per te dhene lidhur me kete ceshtje dhe se do mendohet mire.
“Unë e ftoj Samirin të qetësohet me prononcimin që bën. Pa kaluar ne skenarë, regjisorë, aktorë etj. Unë nuk flas me skenarin e dikujt që të them një gjë kaq të vërtete saqë e kam kaluar nën lëkurën time. Marr përgjegjësi për gjerat që them. Mirë se të vijë gjykata. Unë sigurisht nuk do kem prova materiale, sepse një event i ndodhur para 25 vitesh i paregjistruar, kërkesë pune në një studio radio. Nuk ka prova, unë nuk kam shkuar aty për të regjistruar. Mund të bëj një gjë tjetër, që do ta mendoj mirë para se ta them. Unë jam përgjegjëse për atë që them.”- ka then Egla Ceno.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/