Rritja e pagave të individëve por dhe konsumi më i lartë po mbushin arkën e shtetit këtë vit duke ja kaluar kështu edhe vitit 2023. Ministra e Financave bënë të ditur se në 2 muajt e parë të vitit u arkëtuan rreth 104 miliardë lekë, 6.85 miliardë lekë më shumë ose thënë ndryshe 7.1% më shumë.
Si të ardhurat doganore, por dhe tatimore ndikuan pozitivisht në arkën e shtetit. Kontributin më të madh e dhanë taksat e të punësuarve dhe sipërmarrjeve.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, tatimin mbi të ardhurat personale, por dhe TVSH e arkëtuar neto regjistruan dhe vlerat më të larta.
Në rritje kanë qenë dhe investimet publike. Në 2 muaj, për investime dhe të tjera nevoja u shpenzuan 83.3 miliardë lekë, 12.2 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë në 2023.
Të ardhurat ndjeshëm më të larta se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në janar, me gati 20.7 miliardë lekë të kursyera.
Deri në fund të vitit, Ministria e Financave përllogarit që në buxhetin e shtetit të hyjnë 686,7 miliardë dhe të shpenzohen 744 miliardë lekë. Deficiti, diferenca mes shpenzimeve më të larta se të ardhurat prej 67.3 miliard lekësh do të mbulohet nga borxhet që do të merren brenda vendit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/