×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Më dhunuan’, Princ Leka dhe Elia Zaharia denoncojnë në polici njëri-tjetrin. Në sherr u përfshi edhe babai i aktores, ç’ndodhi mes ish-çiftit

Princ Leka ka kallëzuar në polici për dhunë ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharian dhe babain e saj, Gjergj Zaharia. Ai ka denoncuar Elia Zaharin dhe ish-vjehrrin e tij në komisariatin numër 1 të Tiranës, pas një konflikti dhe debati të ashpër mes tyre.

Princ Leka mësohet se ka kërkuar urdhër mbrotje nga ish-bashkëshortja, me të cilën ka edhe një vajzë, Princeshë Geraldinën, dhe nga babai i saj, Gjergj Zaharia. Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën, e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por është përballur me ofendimet e ish-vjehrrit dhe me pas me dhune fizike ndaj tij. Në padinë e bërë në komisariat ditën e djeshme, Princ Leka ka pretenduar se ka pasur konfrontim fizik mes tyre. Gjithashtu padi në polici ka ngritur edhe Elia Zaharia ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Divorci

Pas 15 vitesh, Princ Leka dhe aktorja vendosën të ndaheshin. Lajmi për divorin e tyre bëri bujë në media, pasi u mësua se Princ Leka ndërkohë kishte nisur edhe një lidhje të re me fotografen e familjes Mbretërore, Blerta Celibashi.

Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre rreth në muajin Jaanar, teksa treguan se kanë nisur ligjërish procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare, nga e cila ka ardhur në jetë edhe një vajzë, Princesha Geraldina.

Elia Zaharia, Blerta Celibashi dhe Princ Leka

Çifti përfliteshin prej shumë kohësh për një ndarje, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhënie të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi. Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre.

I pari që konfirmoi ndarjen ishte Princ Leka më 15 janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorja Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhënia e çiftit shkoi drejt fundit.

Në postim, Princ Leka sqaron se martesa ka humbur funksionin e saj dhe me pëlqim reciprok nisën procedurat e nevojshme ligjore për t’u divorcuar.

“Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën”, thuhet në reagimin në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Ndërkohë theksohet s Princ Leka nuk do të bënte komente apo deklarata të tjera në lidhje me këtë çështje, duke kërkuar respektimin e privatësisë.

“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.

Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kane parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!

Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.

LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje”, shkruhet në postim.

Nga ana tjetër, Elia Zaharia i konsideroi muajt e fundit si të vështirë, duke u shprehur se ky nuk është një realitet që e lumturon.

Ajo theksoi se nuk do kishte zgjedhur për vajzën saj të rritej me prindër të ndarë, por theksoi se “ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje”.

“Më duhet tju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë”, shkroi Elia Zaharia.

Lidhja e re

Që pas lajmit për divorcin, Princ Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re, lidhje e cila u përfol se ishte arsyeja e divorcit të tij nga Elia Zaharia.

Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre. Së fundmi, fotografia ka postuar një video në rrjetin social Instagram të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, si duket një “përgjigje” ndaj thashethemeve që qarkullojnë rreth saj.

Ndërkohë vëmendje ka marrë komenti i Princ Lekës, si mbështetje ndaj saj, njëkohësisht edhe si konfirmim i romancës së tyre. Ai ka komentuar emoji me sy me zemra në postimin e partneres së tij të re, ndërsa është bërë “like” nga Blerta Celibashi.

Kjo e fundit njihej si “fotografja e Familjes Mbretërore”, por tanimë njihet si vajza që i vodhi zemrën Princit.

Ndërkohë çifti tashmë nuk fshihen më dhe janë është shfaqur së bashku rrugëve të kryeqytetit. Të dy të kapur dorë për dore duket se po e shijojnë haptazi romancën e re pa u ndikuar nga asnjë.

Gjithashtu kanë publikuar në rrjetet sociale disa foto nga pushimet e tyre në Brezovicë.

Ndonëse kanë preferuar që mos të publikojnë foto së bashku, të dy kanë postuar nga i njëjti vend, duke mos lënë më vend për aludime.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Nën hetim nga SPAK se pengoi hetimet ndaj çiftit Veliaj-Xoxa, reagon deputetja e PS-së Klotilda Bushka: Jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme!

Nën hetim nga SPAK se pengoi hetimet ndaj çiftit Veliaj-Xoxa, reagon deputetja e PS-së Klotilda Bushka: Jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme!

Publikuar më 11.02.2025
Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reagua...

Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK. Në përgjigje të deputetit Dashnor Sula i cili kërkoi që mbledhja e komisionit të drejtohet nga dikush tjetër, referuar faktit që Bushka është nën hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë, në […]

Lexo më shumë

Festuan arrestimin e Veliajt me këngë popullore dhe birra te blloku i sigurisë, policia nis hetimin për tetë persona

Festuan arrestimin e Veliajt me këngë popullore dhe birra te blloku i sigurisë, policia nis hetimin për tetë persona

Publikuar më 11.02.2025
Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj k...

Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë që disa qytetarë të festojnë me këngë e vallë tek paraburgimi në “Mine Peza”. Por për policinë, kjo është prishje e qetësisë publike, ndaj ka nisur hetimet për 8 qytetarë. Blutë e Tiranës thonë se këta persona, përveçse kanë prishur qetësinë publike, nuk i […]

Lexo më shumë

Një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Rama shkon te bashkia e Tiranës, takon 5 nënkryetarët

Një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Rama shkon te bashkia e Tiranës, takon 5 nënkryetarët

Publikuar më 11.02.2025
Një ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës,...

Një ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kryeministri Edi Rama ka shkuar në bashkinë e Tiranës, ku mësohet se është takuar me nënkryetarët. Pesë nënkryetarët e bashkisë janë: Andi Seferi, Keti Luarasi, Anuela Ristani, Frida Pashako dhe Jonida Halili. Kujtojmë që sot kreu i qeverisë reagoi për herë të parë […]

Lexo më shumë

Iu ndërpre lidhja live në Instagram, ndërsa fliste për Veliajn, Rama humb durimin dhe godet tavolinën: Kështu e kam unë, jam njeri pasionant, kam shpërthimet e mia (VIDEO)

Iu ndërpre lidhja live në Instagram, ndërsa fliste për Veliajn, Rama humb durimin dhe godet tavolinën: Kështu e kam unë, jam njeri pasionant, kam shpërthimet e mia (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama pati një incident ndërsa transmetonte ...

Kryeministri Edi Rama pati një incident ndërsa transmetonte live rubrikën ‘Sy m’sy’ në Instagram. I tensionuar për shkak se transmetimi iu ndërpre, Rama reagoi duke përplasur tavolinën dhe duke sharë ‘Fuck you’. Ngjarja ndodhi kur transmetimi u rikthye dhe ai vijoi duke akuzuar opozitën pas prezantimit të konsulentit të Trump si drejtues të fushatës. “Ky […]

Lexo më shumë

Rama dënon arrestimin e Veliajt: Kryetari i Bashkisë u mbyll pa gjyq në qeli, SPAK ka pjellë një roman 400 faqe. Nuk do të hesht më!

Rama dënon arrestimin e Veliajt: Kryetari i Bashkisë u mbyll pa gjyq në qeli, SPAK ka pjellë një roman 400 faqe. Nuk do të hesht më!

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë arrestimin e...

Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë arrestimin e Erion Veliajt, që sipas tij ‘një gjykatës vendosi që t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës’.Në rubrikën “Sy më Sy”, kreu i qeverisë tha se e ka ndjekur rastin e Veliajt dhe ajo që e ka shqetësuar është fakti i intimidimit të disa personave […]

Lexo më shumë

U arrestua sot nga SPAK, Erion Veliaj reagon për herë të parë nga qelia

U arrestua sot nga SPAK, Erion Veliaj reagon për herë të parë nga qelia

Publikuar më 10.02.2025
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas arr...

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas arrestimit, përmes një postimi në Facebook. Reagimi: Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata, ndihem në pozitë të vështirë, përballë vetes dhe historisë së PS-së

Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata, ndihem në pozitë të vështirë, përballë vetes dhe historisë së PS-së

Publikuar më 10.02.2025
Pandeli Majko komentoi sot në Kuvendin e Shqipërisë arrestim...

Pandeli Majko komentoi sot në Kuvendin e Shqipërisë arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Majko tha se ashtu sikur se shumë kolegë, edhe ai vetë është vënë në pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ndodhi Veliajt. Më pas Majko iu përgjigj opozitës, e cila vazhdimisht thotë […]

Lexo më shumë

Deputetët e PS-së nuk komentojnë arrestimin e Veliajt, Berisha: Rama të mos fshihet pas fustanit të Ajolës, të japë dorëheqjen

Deputetët e PS-së nuk komentojnë arrestimin e Veliajt, Berisha: Rama të mos fshihet pas fustanit të Ajolës, të japë dorëheqjen

Publikuar më 10.02.2025
Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin parlamen...

Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus të diskutimeve do të jetë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me urdhër të SPAK. Deputetët socialistët, të pyetur nga gazetarët në hyrje të Kuvendit janë treguar të rezervuar për të komentuar, teksa disa janë distancuar duke e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda