
Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin me rrëfimet e saj së fundmi lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë.
E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo së fundmi ka zbuluar edhe fotografitë e dhunës, të cilat janë sa të tmerrshme aq edhe shqetësuese për t’u parë, duke qenë se demonstrohet rrahja brutale e ushtruar nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh. Fotografitë ajo i ka zbulua gjatë një intervistë të dytë për emisionin “Kosova Today”, ku shikuesit kanë ngelur të shtangur me pamjet që ajo i ka bërë publike.

Këngëtarja e hitit të dikurshëm “Pasoja dashurie” ka theksuar se disa këto imazhe janë realizuar në Sarandë gjatë pushimeve, kur ai e kishte rrahur një ditë parë ditëlindjes së vajzës.
Gjersa disa të tjera janë realizuar në ditën kur ish-burri kishte tentuar të merrte një kredi në emër të saj, por banka nuk ia kishte aprovuar dhe i gjithë mllefi i tij ishte shprehur mbi bashkëshorten.

Drenusha përndryshe ka qëndruar e martuar me Atillan për afro tetë vite, dhe bashkërisht kanë jetuar me dy fëmijët e tyre, Ynwan dhe Zakun në Suedi.
Ajo tani është kthyer në Kosovë dhe te familja e saj, ku edhe institucionet e vendit i kanë dhënë urdhër-mbrotje nga ish-bashkëshorti.
Megjithatë, ish-partneri i saj ka qenë i ftuar po ashtu në Klan Kosova, ku mohoi se ka ndodhur një gjë e tillë.

Për të dëshmuar, artistja u shfaq edhe në një intervistë tjetër, përmes së cilës solli edhe disa fotografi.
Në lidhje me këtë, ajo mori mbështetje të madhe nga miqtë dhe të famshmit në rrjete sociale.

Bukuroshja ka ndarë edhe disa mesazhe mbështetëse që ka marrë nga fansat në Instagram. Në detajet tronditëse, Drenusha tha se ish-bashkëshorti e kishte rrahur edhe në sy të nënës së saj.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/