×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Freedom House ‘nxin’ Shqipërinë: S’ka mjedis për zgjedhje të lira, mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale është shqetësim

Organizata “Freedom House” me seli në Uashington ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Kosova dhe Shqipëria mbesin vende “pjesërisht të lira” pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve. Në raportin mbi “Lirinë në Botë”, Kosova këtë vit vlerësohet me 60 pikë nga 100 pikë maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar. Në të kaluarën, organizata “Freedom House” e ka cilësuar Kosovën si vend në tranzicion me një sistem hibrid qeverisjeje.

Ndërkaq, në indeksin e Lirisë Globale Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë në raport me vlerësimin e vitit të kaluar. Shqipëria po ashtu konsiderohet si vend në tranzicion me sistem hibrid të qeverisjes.

Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, thotë për Zërin e Amerikës se situata në Kosovë nuk mund të shkëputet nga dinamika e zhvillimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Vitet e fundit Kosova ka shënuar përparim, çka pasqyrohet tek rezultatet, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare, proceseve më të dobishme politike, që u kanë mundësuar qytetarëve pjesëmarrje më të lirë, dhe shoqërisë civile veprimtari më aktive. Këto gjëra gjithsesi kanë shënuar përparim vitet e fundit”, deklaroi zonja Karppi. Viti 2023, sipas saj, ishte i vështirë për Kosovën.

“Kemi parë rritje të dhunës në komunat veriore, çka mund të vërë në mëdyshje shumë procese, dhe mund shkaktojë trysni ndaj qeverisë që të sigurohet se po ofron mbrojtje për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi zonja Karppi. “Këto janë procese afatgjata. Kjo është një situatë e stërzgjatur sigurie.”

Sipas saj, “megjithëse ekzistojnë shqetësimeve për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve, janë bërë përparime të mëdha në respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave fetare.”

“Kosova mbetet një nga vendet udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor në disa nga shtyllat e rëndësishme dhe thelbësore të demokracisë.”. Lidhur me Shqipërinë, zonja Karppi theksoi si përmirësim procesin e vetingut, i cili, sipas saj, “ka filluar të shënojë përparim duke e detyruar Shqipërinë që ta mënjanojë korrupsionin në fushën e drejtësisë”.

Sipas zonjës Karppi, kjo do të thotë se në Shqipëri gjykatat tani janë në pozitë më të mirë që t’u shërbejnë qytetarëve dhe janë më efikase. “Kjo do të thotë se në Shqipëri po përmirësohet dukshëm qasja e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë dhe ky përparim duhet të vlerësohet”, shtoi ajo. Ekspertja Karppi thotë se mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë shqetësim në Shqipëri. Ajo përmendi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, gjatë të cilave, sipas saj, “nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta.”. “Përgjithësisht Shqipëria ka përparuar këtë vit duke u dhënë mundësi qytetarëve që serish të marrin pjesë në proceset demokratike duke iu përmbajtur angazhimeve për reforma të marra para Bashkimit Evropian”.

Raporti që vlerëson përparimin e 195 shteteve dhe 15 territoreve gjatë vitit 2023, bazuar tek vlerësimet në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, e cilësoi gjendjen e përgjithshme globale të të drejtave politike dhe lirive të njeriut si, “një situatë të përshkallëzuar gjerësisht”. Sipas organizatës “Freedom House”, të drejtat politike kanë shënuar rënie për të 18 vite me radhë. Rënie është shënuar në 52 shtete, ndërkohë që vetëm 21 vende kanë shënuar përmirësim gjatë vitit 2023. Aktualisht nga 195 vendet dhe territoret e vlerësuara, sipas raportit, shumica e popullsisë së botës, rreth 80 për qind, jeton në vende që klasifikohen si pjesërisht të lira apo jo të lira.

Në veçanti, organizata nënvizoi se zgjedhjet e manipuluara, si ato në Ekuador, Kamboxhia Poloni, Turqi dhe vende të tjera, dhe konfliktet e armatosura, disa të nxitura nga regjimet autoritare, si në rastin e Azerbajxhanit ndaj Nagorno-Karabakut dhe Rusisë ndaj Ukrainës, apo lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që ka shkaktuar viktima të shumta civile, kanë kontribuar tek regresi i përgjithshëm gjatë vitit 2023. Organizata “Freedom House” thekson se Serbia ka shënuar rënien më të madhe në Evropë. Ajo është vlerësuar me 57 pikë, duke rënë tre pikë në kategorinë e të drejtave politike dhe lirive qytetare nga viti i kaluar. Serbia është po ashtu në listën e shteteve që, sipas organizatës, shënuan rënien më të madhe të lirisë në dekadën e fundit, me 21 pikë.

Sipas ekspertes Karppi, zgjedhjet e mbajtura në Serbi në fund të vitit 2023, të sfiduara nga partitë opozitare “ishin vetëm një nga arsyet e rënies.” Disa faktorë të tjerë, sipas zonjës Karppi, përfshijnë edhe mungesën e transparencës rreth prokurimit, projekteve në infrastrukturë dhe politikave të zhvillimit ekonomik, por edhe fushatat denigruese ndaj udhëheqësve opozitarë dhe kritikëve të regjimit të Beogradit. “Aktualisht ekziston frika e ndonjë lloj hakmarrjeje nëse kritikoni ashpër këtë qeveri. Pra, përgjithësisht, një pamje e përkeqësuar”, shtoi ajo. “Po shohim një hapësirë që sa vjen e ngushtohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe po ashtu një zbehje të funksionimit të institucioneve demokratike”. Këtë vit, sipas raportit, rënien më të madhe e shënoi enklava e Nagorno-Karabaku-t, ku 120,000 banorë armenë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre nën trysninë ushtarake të Azerbajxhanit.

“Shtrirja dhe shkalla e përshkallëzimit është e gjerë dhe prek një të pestën e popullsisë së botës”, thuhet në raportin e organizatës. “Pothuajse kudo, zbehja e të drejtave është shkaktuar nga sulmet ndaj pluralizmit, bashkëjetesës paqësore të individëve me ide të ndryshme politike, fetare apo identitete etnike”. Në krye të listës së organizatës “Freedom House” renditet Finlanda me 100 pikë, pasuar nga Zelanda e Re dhe Suedia me 99 pikë. /VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Donald Trump bëhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara

Donald Trump bëhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara

Publikuar më 20.01.2025
Donald Trump u kthye në presidencën amerikane sot me një cer...

Donald Trump u kthye në presidencën amerikane sot me një ceremoni inaugurimi në Uashington, që e bëri atë presidentin e parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890. Miliona amerikanë po e ndjekin në televizion ndërsa 78-vjeçari Donald Trump filloi një mandat të ri katërvjeçar në Shtëpinë e […]

Lexo më shumë

Babai i Martin Canit: Do të protestojmë çdo datë 18, djali i vogël nuk e di që i vëllai ka ndërruar jetë

Babai i Martin Canit: Do të protestojmë çdo datë 18, djali i vogël nuk e di që i vëllai ka ndërruar jetë

Publikuar më 20.01.2025
Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra pranë shkollë...

Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli”, ka përsëritur sërish thirrjen e tij për drejtësi për ngjarjen e rëndë që i mori jetën të birit. Ëngjëll Cani, ka treguar se djali i tyre i vogël, Henri, nuk është ende në dijeni se i vëllai ka ndërruar jetë.  “Jemi në […]

Lexo më shumë

Sot inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-ve, detajet e ceremonisë në Capitol Hill

Sot inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-ve, detajet e ceremonisë në Capitol Hill

Publikuar më 20.01.2025
Donald Trump mbyll sot rikthimin mahnitës në Shtëpinë e Bard...

Donald Trump mbyll sot rikthimin mahnitës në Shtëpinë e Bardhë, teksa betohet për një mandat të dytë si president i Shteteve të Bashkuara. Pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020, shumë menduan se e ardhmja politike e Trump mori fund. Kritikët vunë në pikëpyetje trashëgiminë e tij politike, pas skandalit të protestës në […]

Lexo më shumë

“Gjermania është bërë vështirë për gjermanët, jo më për shqiptarët”, Rama fton emigrantët të kthehen: Do të shpallim mbështetje financiare për agroturizmin

“Gjermania është bërë vështirë për gjermanët, jo më për shqiptarët”, Rama fton emigrantët të kthehen: Do të shpallim mbështetje financiare për agroturizmin

Publikuar më 18.01.2025
Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në ...

Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin e tyre. Në podcastin e tij “Flasim”, gjatë bashkëbisedimit me një çift bashkëshortësh nga Tragjasi i Vlorës, të cilët kanë një agroturizëm, ai tha se nëse djali i tyre kthehet në Shqipëri dhe e zgjerojnë më tepër aktivitetin, do […]

Lexo më shumë

Baba Mondi viziton Vatikanin, Papa: Bektashinjtë, urë pajtimi dhe pasurimi të ndërsjellë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Baba Mondi viziton Vatikanin, Papa: Bektashinjtë, urë pajtimi dhe pasurimi të ndërsjellë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Publikuar më 16.01.2025
Papa Françesku ka pritur në një takim në Vatikan kreun e bek...

Papa Françesku ka pritur në një takim në Vatikan kreun e bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Gjatë bisedës me delegacionin bektashi të kryesuar nga kryegjyshi botëror, Ati i Shenjtë cilësoi të rëndësishme marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe Komunitetit Bektashi. Në këto kohë të vështira, të gjithë jemi të thirrur ta refuzojmë logjikën e dhunës […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Publikuar më 16.01.2025
Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nder...

Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nderi i kombit ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ka lindur në Shkodër më 26 janar 1948. Duke patur shtëpinë pranë stadiumit aty, u dashurua shumë shpejt me futbollin. Vitet kalonin dhe së bashku me të dhe dëshira e tij për t’u marrë me këtë sport […]

Lexo më shumë

Qytetari i thotë se është bërë bozë duke dalë çdo ditë në ekran, Rama: Të jesh i sigurt që nuk lë pa bërë asnjë nga punët e mia! Dita nis duke menduar çfarë do bëj për vendin

Qytetari i thotë se është bërë bozë duke dalë çdo ditë në ekran, Rama: Të jesh i sigurt që nuk lë pa bërë asnjë nga punët e mia! Dita nis duke menduar çfarë do bëj për vendin

Publikuar më 16.01.2025
Ne episodin e tetë të “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë shqiptare, ...

Ne episodin e tetë të “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka vendosur që t’i përgjigjet një qytetari i cili është “bezdisur” nga daljet e kryeministrit nëpër rrjetet sociale, duke e kritikuar për këtë mënyrë të qeverisjes dhe duke i kërkuar “llogari. “Mirëmëngjes. U bëre bozë çdo ditë para ekranit. Me sa dimë […]

Lexo më shumë

Agron Tufa i shkruan Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Prapë kështu do të vazhdoni? Kush do t’u besojë?

Agron Tufa i shkruan Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Prapë kështu do të vazhdoni? Kush do t’u besojë?

Publikuar më 16.01.2025
Ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizm...

Ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa nga Zvicra ku dhe prej vitesh ka marrë azil politik përmes një letre publike i është drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Zgjedhjet e së shtunës së 11 janarit në degën e Partisë Demokratike nr.2 në Tiranë, sipas Tufës kanë qenë të manipuluara, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda