×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tragjedi në La Mansh, mbytet gomonia me emigrantë të nisur nga brigjet franceze, së paku 3 të vdekur

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Kanalin Anglez, me raportimet që thonë se të paktën tre trupa janë nxjerrë nga uji. GB News shkruan se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe franceze janë në kërkim të viktimave të tjera, me dyshimet se një trup i katërt është parë duke lundruar në det, ndërsa në Kanal ka një mot të keq.

Tragjedia vjen pasi kontrabandistët e njerëzve përfituan nga moti, për të larguar varkat e shumta të emigrantëve nga brigjet franceze. GB News mundi të zbulojë se të paktën gjashtë varka të vogla kanë arritur sot në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe më shumë se 300 emigrantë janë dërguar në qendrën e përpunimit të Forcave Kufitare në portin e Doverit.

Nëse konfirmohet, kjo shifër do të përbënte mbërritjen më të madhe njëditore të migrantëve me varka të vogla në muajin shkurt, që nga fillimi i krizës në 2018. Shifra e mëparshme u tejkalua vetëm fundjavën e kaluar, kur 290 emigrantë kaluan me pesë varka të vogla të dielën.

Ekipi i GB News në Kent filmoi imazhe ekskluzive këtë pasdite ndërsa varka e shpëtimit Dungeness luftonte me erërat e forta dhe dallgët, për të sjellë një grup prej gati dyzet migrantësh në Dover. Informacioni rreth kësaj tragjedie të fundit është ende i paqartë, por anijet franceze mësohet se kanë nxjerrë trupat e tre personave në ujërat franceze.

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe franceze janë ende në kërkim të viktimave të tjera të mundshme, duke përdorur një avion dhe helikopter të rojes bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe varka të ndryshme shpëtimi dhe anije të Forcave Kufitare.

Pjesa më e madhe e aktivitetit të kërkimit është përqendruar pranë anijes Varne, rreth 9 milje në jug-perëndim të Doverit. Prodhuesi i GB News Kent tha se kushtet e motit në mes të kanalit janë shumë të këqija dhe po përkeqësohen, ‘me erëra që fryjnë në katër anët aktualisht’.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha: “Ne mund të konfirmojmë se ka pasur një incident në Kanal që përfshin një varkë të vogël në ujërat franceze”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Askush mos të qajë hallin e Monës, ajo është zemra jonë”, Ilir Meta mesazh për SPAK: Le të sekuestrojnë shtëpi e vila. Kryemadhi: Nuk më rr***het fare për SPAK-un

“Askush mos të qajë hallin e Monës, ajo është zemra jonë”, Ilir Meta mesazh për SPAK: Le të sekuestrojnë shtëpi e vila. Kryemadhi: Nuk më rr***het fare për SPAK-un

Publikuar më 19.04.2024
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komit...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar tha se problemi kryesor në PL nuk është Monika Kryemadhi, por janë disa persona që sipas tij kanë përdorur lidhjen mes saj dhe Metës për të mos marrë përgjegjësi. Edhe njëherë, Meta tha se Partia e Lirisë do ketë demokraci maksimale, duke […]

Lexo më shumë

“Nuk angazhohemi me ‘non grata’-t”, I ngarkuari me punë i SHBA, Wisner: Sanksionet kanë përfshirë të gjithë spektrin politik

“Nuk angazhohemi me ‘non grata’-t”, I ngarkuari me punë i SHBA, Wisner: Sanksionet kanë përfshirë të gjithë spektrin politik

Publikuar më 19.04.2024
I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David...

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner në një intervistë për Zërin e Amerikës është pyetur edhe për qëndrimin e SHBA për personat e shpallur non grata dhe më konkretisht me grupin parlamentar demokrat të rikompozuar. Wisner u shpreh se qëndrimi i amerikanëve nuk ka ndryshuar dhe se ata vazhdojnë […]

Lexo më shumë

Padia për kamerat në PL, Kryemadhi flet për ‘konfliktin’ me Metën dhe raportin e ngrirë bashkëshortor: Sajim nga kokëboshë dhe rrogëtarë nga Presidenca në parti

Padia për kamerat në PL, Kryemadhi flet për ‘konfliktin’ me Metën dhe raportin e ngrirë bashkëshortor: Sajim nga kokëboshë dhe rrogëtarë nga Presidenca në parti

Publikuar më 19.04.2024
Pasi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri një padi në pr...

Pasi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri një padi në prokurori në lidhje me humbjen e një hardisku të pamjeve të kamerave të sigurisë në zyrat e partisë, deputetja Monika Kryemadhi, njëkohësisht bashkëshortja e tij, thotë se e gjitha është një fantazi e krijuar nga një grup njerëzish, të cilët nga rrogëtarë në […]

Lexo më shumë

Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari që u zhduk para 6 ditësh në Durrës, kërkime në Has për gjyshen, arrestohet vëllai i saj

Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari që u zhduk para 6 ditësh në Durrës, kërkime në Has për gjyshen, arrestohet vëllai i saj

Publikuar më 18.04.2024
Prej 6 ditësh ende nuk dihet asgjë mbi fatin e 3-vjeçarit, i...

Prej 6 ditësh ende nuk dihet asgjë mbi fatin e 3-vjeçarit, i cili u zhduk nga zona e ish-kënetës në Durrës, pasi nëna e tij e kishte lënë të kalonte disa orë me gjyshërit e tij.  Policia nuk ka asnjë të re nga kërkimet, ndërsa njofton se është arrestua Rexhep Gjuni, gjyshi i të miturit. […]

Lexo më shumë

Riktheu në grupin parlamentar deputetët e përjashtuar nga Basha, PD kallëzon në SPAK Lindita Nikollën: Ka shpërdoruar detyrën (DOKUMENTI)

Riktheu në grupin parlamentar deputetët e përjashtuar nga Basha, PD kallëzon në SPAK Lindita Nikollën: Ka shpërdoruar detyrën (DOKUMENTI)

Publikuar më 18.04.2024
Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK, kryeparla...

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK, kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Në shkresën e siguruar nga BalkanWeb thuhet se Nikolla ka shpërdoruar detyrën e kryetares së Parlamentit. Kallëzimi në fjalë bëhet pas revokimit të vendimit të Bashës nga ana e Bardhit, që rikthehu në grupin e PD-së deputetët e përjashtuar. “Ka cënuar në mënyrë të vazhdueshme […]

Lexo më shumë

Ilir Beqaj refuzoi të paguante tarifën 1 milionë lekë, GJKKO urdhëron SPAK t’i dërgojë ish-ministrit aktet e dosjes pa pagesë

Ilir Beqaj refuzoi të paguante tarifën 1 milionë lekë, GJKKO urdhëron SPAK t’i dërgojë ish-ministrit aktet e dosjes pa pagesë

Publikuar më 18.04.2024
Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që t’i ...

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që t’i dërgojë ish-ministrit Ilir Beqaj që aktet e dosjes në mënyrë elektronike. Vendimi u mor për shkak se ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj refuzoi të kryente pagesën prej 10 mln lekësh. Ilir Beqaj u “ngujua” dy ditë brenda institucionit të SPAK për të lexuar 602 fashikujt e dosjes së […]

Lexo më shumë

Ngjarje historike, Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE, rrëzohen amandamentet e propozuara nga Serbia

Ngjarje historike, Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE, rrëzohen amandamentet e propozuara nga Serbia

Publikuar më 16.04.2024
Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësi...

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express. Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe […]

Lexo më shumë

Zbardhet vendimi i GJKKO për Fredi Belerin: Arsen Rama ishte në territorin e Himarës, korrupsioni zgjedhor i faktuar me audio dhe video

Zbardhet vendimi i GJKKO për Fredi Belerin: Arsen Rama ishte në territorin e Himarës, korrupsioni zgjedhor i faktuar me audio dhe video

Publikuar më 16.04.2024
Në vendimin e arsyetuar për dënimin e Fredi Belerit, kryetar...

Në vendimin e arsyetuar për dënimin e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës dhe bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi, Gjykata e Posacme rrëzon dy nga argumentat më të forta të mbrojtjes. Sipas Balkanweb avokatët pretendonin se Arsen Rama, i infiltruari i policisë nuk ndodhej në territorin e Himarës, kur pretendohet se ka patur takime me […]

Lexo më shumë