×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Mora në telefon shokët e punës dhe…’/ Blerina Meta flet për vrasjen e burrit, Pëllumb Meta: Ka shfaqur probleme të shëndetit mendor

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e vrasjes së Pëllumb Metës në Shinavlash të Durrësit nga fëmijët e tij. Hetuesit e ngjarjes kanë marrë në pyetje edhe bashkëshorten e viktimës, Blerina Meta.

Dokumentari:

Duket se i tyre ishte një betim, një fjalë nderi të cilin vetëm ata duhet ta dinin dhe që askush prej tyre nuk duhet ta shkelte, sa kohë që kjo heshtje do të duhet të ishte për ta guri i rëndë që duhet t’i mbante të bashkuar, pavarësisht se ajo që kishin kryer ishte një vrasje e tmerrshme. Ku jo vetëm kishin qëlluar mbi babain e tyre, por edhe e groposën të hedhur në një kasolle bagëtish.

Krimi që do të rrëfehet jo vetëm sot, por edhe për shumë kohë. Se si fëmijët u bënë bashkë dhe vranë prindin e tyre, por edhe e përçudnuan trupin e tij. Kjo është historia tronditëse e familjes Meta në fshatin Shënavlash të Durrësit. Ku në një natë me hënë, tre fëmijë, pasi vranë babain e tyre, u bënë bashkë dhe vendosën t’i humbnin gjurmët, duke krijuar një rrëfenjë, e cila pavarësisht fundit të shkurtër, tronditi çdo kënd që e dëgjoi.

Një histori e gjatë urrejtje brenda familjes Meta, e cila mesa duket kishte kohë që konsumohej. Por që kulmin e pati më datë 10 shkurt 2024. Kur djali i madh i familjes, vetëm dy orë pasi babai i tij kishte mbërritur në banesë, ndërsa kishte lënë turnin e tij të punës në një parking makinash, vendosi ti jepte fund jetës së tij me katër plumba. Të një pistolete pa leje që kryefamiljari mbante në shtëpi.

Ndërsa ai po pushonte në sallonin e katit të dytë të banesës. Një histori e cila më tej pason me alibi të rreme, gënjeshtra që kërkojnë të mbulojnë të vërtetën dhe përfshirjen e të gjithë familjes, në aktin e fshehjes së trupit të kryefamiljarit të tyre.  Por si ndodhi vrasja e babait në fshatin Shënavlash në Durrës? Çfarë motivi duhet t’i shtynte tre fëmijë të bëheshin bashkë në këtë krim dhe t’i jepnin një tjetër drejtim të vërtetës? Apo të sajonin largimin e tij të beftë nga familja, për të humbur gjurmët te policia?

Sipas hetimeve të kryera, në mënyrë kronologjike, gjithçka duket se nis më datë 13 shkurt 2024. I pari që paraqitet në Drejtorinë Vendore të Policisë në Durrës, është Hysen Meta, djali i madh i familjes. Ai që kallëzon në këtë drejtori humbjen e babait, Pëllumbit, që sipas tij ishte larguar në mënyrë jo të zakontë nga familja që më datë 10 shkurt 2024.

Më datë 13 shkurt 2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u paraqit shtetasi Hysen Meta, banues në fshatin Shënavlash të Durrësit, i cili kallëzoi se babai i tij Pëllumb Meta, nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Kjo pasi edhe telefoni i tij del i fikur. Babai ka marrë me vete edhe mjetin tip ‘Citroen’ me targa AA125YO”, sqaronte policia.  Por ndërsa kaluan disa ditë nga ky kallëzim, çuditërisht asnjë nga familjarët e Pëllumb Metës, nuk u paraqit më në polici. Qoftë edhe për të thënë nëse babai i tyre ishte kthyer në banesë shëndoshë e mirë, apo vazhdonte të ishte i humbur.  Vetëm katër ditë më pas, pas kontrolleve të vazhdueshme, policia mundi të gjejë jo shumë larg banesës automjetin tip ‘Citroen’ që përdorte, personi deri në këtë moment i shpallur i humbur nga familja.

Më datë 17 Shtator 2024, rreth orës 15.00, pas kërkimeve dhe kontrolleve të shumta të kryera nga policia, u bë e mundur që në fshatin ‘Sektori Rinia’, në zonën e pishave pranë bregdetit, të gjendej i fikur, i padëmtuar dhe i mbyllur, automjeti tip ‘Citroen’, në pronësi të shtetasit Pëllumb Meta. Pasi u gjet automjeti, vijoi kontrolli në zonë me anë të dronit, por nuk u gjet asnjë gjurmë nga shtetasi i humbur dhe as ndonjë provë që të lidhej me ngjarjen. Pasi automjeti u gjet i mbyllur, grupi hetues në vendngjarje, vendosi që të bëjë transportimin e makinës për në drejtorinë vendore të policisë”, thuhet më tej. Aty ku u përball me provën e parë, që do të ngrinte dyshimin se ngjarja nuk ishte ashtu sikundër ishte raportuar nga familjarët, por një vrasje e dyshuar.

Hetimet paraprake

Nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme e automjetit nuk janë gjendur gjurmë papilare. Tek koka e sediljes së pasagjerit është gjetur një fije floku që është dërguar për ekzaminim si dhe janë përdorur tamponë sterilë për përfitimin e provave biologjike, në disa vende në automjet. Personat e parë që u pyetën në lidhje me zhdukjen e të afërmit të tyre, ishin bashkëshortja, fëmijët dhe vëllai i Pëllumb Metës, por jo vajza e tij, Hygerta. Ata deklaruan se familjari i tyre punonte si roje nate në një parking te tregu i makinave.

“Bashkëshorti im punon si roje nate në një parking te tregu i makinave nga ora 14.00 deri në orën 7.00 të ditës së nesërme. Zakonisht ai punon edhe gjatë ditës duke ndihmuar tregtarët në larjen e makinës, kundrejt pagesës. Ditën e shtunë më datë 10 shkurt, ai ka ardhur në banesë paradite dhe pasi ka ngrënë drekën ka lëvizur për në punë. Të nesërmen ai nuk ka ardhur në shtëpi, as ditën e hënë, ku nuk ka shkuar në punë. Kam folur me shokët e punës, por edhe ata më thanë që nuk ka ardhur në punë, dhe as nuk e hapte telefonin që dilte i fikur. Pëllumbi nuk kishte konflikte, as marrëdhënie me ndonjë femër tjetër”, mësohet të ketë deklaruar në policia gruaja e Pëllumb Metës.

Po ndërsa dha këtë dëshmi, ku me interes është fakti që sipas bashkëshortes së tij, ai nuk ishte kthyer në banesë pasi kishte konsumuar edhe drekën, ajo u kujdes të tregonte për grupin hetues se kjo nuk ishte hera e parë që bashkëshorti i saj largohej nga banesa dhe se ai shpesh humbiste vetëdijen.

Gjatë ditës, Pëllumbi rrinte te lokalet pranë punës, te një furrë buke që kishte edhe lokal. Para disa vitesh ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe është larguar pa vetëdije nga banesa dy herë. Ku njëherë ka shkuar në Krujë ku e ka gjetur policia dhe një rast tjetër ku ka dalë deri në Shetaj të Ishmit. Por që në këto raste telefonin e kishte hapur dhe nuk merrte asnjë mjekim për sëmundjen që shfaqte”, ka deklaruar Blerina Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Publikuar më 09.05.2025
Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushate...

Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushates se PD, ka falenderuar miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, qe sipas tij, “e shkalloi  Edi Ramën”. Per Berishen, Rama do i bjere tavolines me koke, pasi te marre rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit.  ” U siguroj se PD në pushtet do […]

Lexo më shumë

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Publikuar më 09.05.2025
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka...

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, që u zhvillua këtë mbrëmje në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, përpara zgjedhjeve të 11 majit. Në prani të ministrave, kandidatëve dhe mbështetësve të shumtë, Rama kujtoi sfidat e së kaluarës dhe hodhi akuza […]

Lexo më shumë

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda