×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, inxhinieri Nazarko: U ndryshua gjurma për t’i rritur vlerën projektit, është 5-fishuar! Nëse arnohet, s’ka garanci, duhet urë

Shembja e një segmenti të rrugës Korçë-Ersekë ende pa u inauguruar ka nxitur reagime për cilësinë dhe sigurinë e ndërtimit të saj. Në Report Tv inxhinieri Romeo Nazarko, thotë se është ndryshuar gjurma me qëllim rritjen e kostos së projektit. Duke risjellë në vëmendje, projektin e vitit 2010, Nazarko tha se ndryshimi i tij në vitin 2020, u miratua duke anashkaluar projektin e vitit 2010, ndërsa nuk u dha asnjë argument në lidhje me këtë ndryshim.

Sipas inxhinierit, duke parë realizimin e projektit në terren ka konstatuar tre probleme kryesore, së pari teknike, së dyti ekonomike pasi është 5-fishuar vlera dhe së treti shpopullimi i zonës.

‘Ka pasur ndryshime projekti, me projektin fillestar. Me vijë të kuqe kemi projektin e parë në 2010, mbi trasenë e vjetër duke eliminuar kthesat. Është ndryshuar gjurma për të rritur vlerën e projektit. Projekti i dytë është miratuar në 2020 dhe kanë anashkaluar projektin e vitin 2010 pa një vendim mbi nxjerrjen jashtë të këtij projekti. Nga buxheti i shtetit është paguar për projektin e parë dhe sërish në 2020 është një projekt tjetër pa nxjerrë argumente se pse është ndryshuar.Unë jam banor i zonës. Duke parë që nuk përputhej asgjë nga ato që janë në letër me atë në terren dhe më dha një indice që do të sillte probleme të mëdha. Së parti do të sillte probleme teknike. Së dyti problemi ekonomik, pasi është rritur pesëfish vlera e projektit.  Dhe e treta është shpopullimi i zonës, aty është një zonë që njerëzit janë larguar. Shteti nuk duhet të projektojë rrugë që ti largojë banorët nga shtëpitë e banimit.’- tha inxhinieri.

Sipas inxhinierit në rastin e shembjes është bërë gabim në projektimin e ujërave nëntokësore, të gjithë Qafës së Qarrit. Inxhinieri paralajmëroi se nëse riparimi vijon që të bëhet me të njëjtën skemë nuk ka garanci, e shtoi se duhet një urë e mirëfilltë e ngjashme si në Selenicë.

‘Ky rast është rasti i një llogaritje të gabuar që në projektim. Nuk janë llogaritur ujërat nëntokësor të gjithë qafës së Qarrit. Mund të mos kenë bërë shpime gjeologjike që janë të parat që duhet të bëhen. Mund të jetë anashkaluar. Unë kam paralajmëruar gjithë projektin. Nëse riparimi vijon me të njëjtën skemë s’ka garanci. Ka nevojë për një urë të mirëfilltë, siç po ndërtohet në fshatin e Selenicës. Po u arnua ka rrezikshmëri. Shihet që nuk ka një fije teli jo më hekuri. Është shumë e rëndë është prishur pa ndërtuar. Mure me rrjetë që shkëputet, ra për shkak të ujërave nëntokësor. ’- tha Nazarko.

Inxhinieri bëri me dije se në 2020 ka bërë një kallëzim në SPAK, në lidhje me tre përfaqësues në atë kohë.

‘E kam bërë një denoncim që në vitin 2020 një denoncim në SPAK për tre përfaqësues në atë kohë, por nga 2020 deri në 2023 numri përfaqësues përgjegjës për këtë vepër është rritur. Nuk është bërë asnjë auditim apo raport. Është lejuar të fillohet ndërtimi, pa u dhënë një leje ndërtimi. Është në hetim.  Është zonë tektonike donte një studim të mirëfilltë.  Monitoron edhe IMT në Kolonjë edhe Korçë. Është vepër kombëtare dhe monitorohet nga ARRSH. Nuk është SPAK-u që kontrollon gjithë Shqipërinë. Nuk ushtrojnë asnjë kontroll pavarësisht se paralajmërohet.’- tha Nazarko.

Ndërtimi i rrugës së re Korçë-Erseke që do të shmangte kthesat e Qafës së Qarrit, ka nisur në vitin 2013. Tenderin me vlerë 17 milione euro për lotin e parë e kishte fituar ANK. 4 milione te tjera u shtuan në 2017 për këtë segment. Ndërsa në 2020 nisi puna për lotin e dytë me gjatësi 18 kilometra, ku po punohet aktualisht. Në dy tendera të ndryshëm u dhanë 41 milionë euro dhe serish fituese u shpall ANK-ja. Ndersa ne vitin 2022 me kërkesë të kompanisë, ARRSH-ja shtoi dhe 4 milionë euro te tjera përmes procedurës së modifikimit të kontratës. Për këtë rrugë interurbane me dy korsi, ne total 35 km jane dhënë 66 milionë euro dhe nuk dihet se kur do të perfundojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

Publikuar më 06.09.2024
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimist në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke thënë se ky është shtatori i fundit që ata janë në opozitë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se rotacioni nuk do të vonojë dhe Partia Demokratike do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Publikuar më 05.09.2024
U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit...

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.  Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., […]

Lexo më shumë

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Publikuar më 05.09.2024
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pa...

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pas fjalës së kryetarit Sali Berisha mbi këtë vit elektoral, u publikua edhe lista e drejtuesve politikë për qarqe. Berisha në fjalën e tij tha se Rama ka shpallur fitore, fitoren e vjedhur dhe se problemi qe duhet zhgjidhur është vota e lirë. Dhe pë […]

Lexo më shumë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Publikuar më 05.09.2024
Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve t...

Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit në Shënavlash të Durrësit. “Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi […]

Lexo më shumë

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Publikuar më 05.09.2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau babanë me armë zjarri. Ai u ekzekutua nga djali Esmerald Balla dhe u hodh në pus. Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa […]

Lexo më shumë

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Publikuar më 04.09.2024
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trë...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Elton alias Bledar Trëndafili më datë 31 gusht. 45-vjeçari tentoi ta djegë për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur, për shkak se ai ishte […]

Lexo më shumë

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Publikuar më 02.09.2024
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kër...

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit, për lirimin nga burgu. Në dalje nga qelia e burgut, Beleri dha një deklaratë për mediat, ku tha se ai është fituesi i bashkisë së Himarës dhe mandati iu hoq pa të drejtë nga qeveria e kryeministrit Rama. “Pas 16 muajsh […]

Lexo më shumë

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Publikuar më 02.09.2024
Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi...

Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi jetën tragjikisht më 18 mars të vitit 2019. Shkak për vdekjen e ekselentit shqiptar ishte një drogë e cila iu dha nga shoku i tij, Paul Wiedmaier të cilin Denisi e quante dhe e besonte si vëlla. Atë mbrëmje, Preka ndodhej te shtëpia e Paul për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda