×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

PS miraton me votat e saj projektligjin për zonat e mbrojtura, u hap rrugë ndërtimeve, ekspertët: I zhduk përfundimisht

Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët. 77 deputetë kanë votuar pro, ku votave të mazhorancës iu shtuan edhe tre votat e PDIU. Ndërkohë që jashtë Kuvendit mbahet një protestë nga aktivistë kundër miratimit të projektligjit për zonat e mbrojtura, në Kuvend është miratuar, me 74 vota pro.

Ndryshimet në “Ligjin për Zonat e Mbrojtura” i hapin rrugë ndërtimit në këto zona, pasi u jep të drejtën bashkive të menaxhojnë të paktën  20% të territorit të tyre. Nisma u paraqit në Kuvend nga 12 deputetë të mazhorancës, të cilët argumentuan se projektligji i ri do të ndalë shpopullimin. Mirëpo, ekspertët mjedisorë paralajmërojnë se projektligji zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura, me Nartën në krye të listës pasuar nga zona të tjera në bregdet, me pasoja shkatërruese për florën dhe faunën.  

Nëpërmjet një projektligji të depozituar në Kuvend në muajin nëntor, firmosur nga 12 deputetë të Partisë Socialiste është kërkuar ndryshimi i Ligjit Nr. 81/2017 “Per zonat e mbrojtura”. Disa nga ndryshimet e propozuara lidhen me kompetencat e bashkive në Zonat e Mbrojtura dhe lejimin e ndërtimeve në këto zona.

Neni 6 i projektiligjit: “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 81/2017 Për zonat e mbrojtura” përcakton: “Në nenin 8, pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me permbajtje: “3/1. Në çdo rast, Bashkia përkatëse administron jo më pak se 20% të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura që janë në territorin e kësaj bashkie”.

Në propozimin për ndryshimin në nenin 16, ku përfshihen Parqet Kombëtare theksohet se lejohen projekte të miratuara nga KKT, të propozuara nga Ministria e Mjedisit apo bashkitë. 

“Në gërmën ‘c’ të pikës 2 pas togfjalëshit … gazit me shtrirje të gjatë …. shtohet togfjalëshi përveç; projekteve të miratuara nga KKT të propozuara nga Ministritë përgjegjëse ose bashkitë përkatëse ku të evidentohet rëndësia kombëtare e investimit dhe që investimi zbaton/respekton kriteret më të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe ndikimit më të ulët në natyrë dhe biodiversitet”, thuhet në nenin 10 të projektligjit.

Ndërsa, një ndryshim i propozuar është edhe për nenin 42, ku në shkronjën ‘f’ të pikës 3, pas fjalëve’ ‘veprimtari tradicionale’ shtohen fjalët ‘dhe ekonomike’.

Projektligjin e mbështeti edhe kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë një aktiviteti për Vjosën Park Kombëtar, duke theksuar se ndryshimet janë kërkuar nga bashkitë.

Ne na duhet turizmi i luksit për njerëzit e zakonshëm. Përmes turizmit të luksit, njerëzit e zakonshëm marrin edhe të ardhurat më të mëdha. Jemi në një fazë të rishikimit të zonave të mbrojtura që vjen pas një kërkese të një numri gjithnjë e në rritje të kryetarëve të bashkisë që janë të vetëdishëm për konservimin e natyrës dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik dhe kombinimi i këtyre të dyjave është domosdoshmëri.”, deklaroi Rama.

Mbi këto ndryshime të propozuara, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Kuvendit të Shqipërisë dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Kuvendi sqaron se ndryshimet janë kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër AKZM argumenton:

“Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në kuadër të procesit për Integrimin Europian ka ndërmarrë iniciativën për rishikimin e legjislacionit mjedisor dhe përafrimin e tij me legjislacionin dhe direktivat e Bashkimit Europian, në përputhje edhe me kërkesat që ky proces parashikon”.

Më tej shton se në kuadër të këtyre vendimeve janë parashikuar ndryshime edhe në ligjin për zonat e mbrojtura.

“Referuar këtij urdhri, ndër të tjera është parashikuar edhe hartimi i projektligjit ‘Për disa ndryshime ne ligjin nr.81/2017 Për Zonat e Mbrojtura’, i cili po i nënshtrohet këtij procesi sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi”, thekson AKZM në përgjigjen zyrtare.

Ekspertët: Projektligji zhduk Zonat e Mbrojtura

Eksperti i Mjedisit, Lavdosh Ferruni në një intervistë për Faktoje paralajmëron:

Ky projektligj zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura. Pra, Zonat e Mbrojtura ngelen në letër dhe në realitet nuk do ekzistojnë më. Me këtë ligj i vihen minat portës së hyrjes në zonat e mbrojtura. Tani nuk ka më barrierë për të hyrë në një zonë të mbrojtur.

Natyrisht edhe ‘Ligji për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri’ që në 2004 kur është bërë, por edhe në 2017 kur u bë i ri, është bërë mbi bazën e një eksperience botërore, nuk është shpikur. Ndërsa, ajo që po ndodh tani është se qeveria shqiptare po shpik një ligj, por në brendësinë e vet, me nenet që duhen të ndryshohen, praktikisht e zhbën ‘Ligjin për Zonat e Mbrojtura’. Praktikisht në rastin më ekstrem, zonat e mbrojtura do të jenë njësoj si çdo zonë tjetër e territorit.”

Ferruni shpjegon arsyet pse kërkohet të shkohet në këtë ligj.

“Një është dëshira e oligarkëve, të cilët si duket kanë ezauruar hapësirat urbane dhe tani po kërkojnë në hapësira të tjera, siç është zona e mbrojtur, ku shohin mundësi të mëdha fitimi, duke përjashtuar impaktin në mjedis.

Ky agresivitet i tyre ndërthuret me një etje që kanë kryetarët e bashkive në gjithë Shqipërinë për të pasur më shumë mundësi për të ndërhyrë në territor nëpërmjet tenderave të ndryshëm. Ky binom i oligarkisë me makutërinë e drejtuesve lokale çon në një projektligj të tillë, i cili do të ishte një nam i keq për shqiptarët në përgjithësi në opnionin botëror për keqqeverisje të vendit”, shprehet eksperti i mjedisit.

Lavdosh Ferruni, ekspert mjedisi

Ferruni shpjegon edhe dëmet për mjedisin që do të sillte sipas tij një ligj, që lejon ndërtimet në zonat e mbrojtura.

“Në Zonat e Mbrojtura në Shqipëri ka mbetur një biodiversitet shumë i larmishëm, i cili do të dëmtohet përfundimisht. Fauna në mënyrë të veçantë që është më e ndjeshme nga këto ndërhyrje, do të largohet nga territori i Shqipërisë. Në këtë situatë do të kemi një vend me një rënie drastike të faunës së vendit dhe padyshim edhe të florës së saj. Shqipëria, të veçantë ka aspektin natyror që do të shkatërrohet përfundimisht nga ndërhyrjet intensive që do të bëhen aty”, argumenton ai.

Sipas ekspertit të mjedisit, ky projektligj do ta kthente Shqipërinë, nga një atraksion turistik në një vend jo të preferuar për një grup shumë të madh turistësh që preferojnë natyrën.

Olsi Nika nga “EcoAlbania” thotë se këto ndryshime janë në kundërshtim thelbësor me parimet e ruajtjes së natyrës dhe sipas tij, kjo panoramë ndryshimesh sjell “tërmetin” më të fortë për sa i përket kuadrit ligjor të ruajtjes së natyrës në Shqipëri.

“Qartësisht këto ndryshime janë në kundërshtim thelbësor me parimet e ruajtjes së natyrës dhe si të tilla janë të papranueshme në tërësinë e tyre nga ana jonë.

Nga këto ndryshime duket qartësisht se qëllimi, nuk është ruajtja dhe menaxhimi efektiv i zonave të mbrojtura, por tjetërsimi, aneksimi ç’kufizimi dhe ofrimi i këtyre hapësirave dhe burimeve natyrore që ato bartin ndaj zhvillimit ekonmik të vrullshëm, intensive dhe të atëçastshëm.

E gjithë kjo panoramë ndryshimesh në thelb paraqet ndoshta “tërmetin” më të fortë me efekt domino e të pakthyeshëm sa i përket kuadrit ligjor të ruajtjes së natyrës në Shqipëri duke rrezikuar që në afatmesëm vendi ynë të humbasë tërësisht trashëgiminë natyrore”, argumenton Nika.

Olsi Nika, ekspert mjedisi

Më tej, eksperti i mjedisit thekson se ligji ka nevojë për një rishikim tërësor për t’u harmonizuar me objektivat e proceseve integruese dhe me realitetet e reja.

“Orvatja për t’i dhënë më shumë komptenca Bashkive në ‘administrimin’ e Zonave të Mbrojtura, duke ia marrë ato institucioneve të specializuara siç është AKZM, në një kohë që kapacitetet e Bashkive janë thellësisht të limituara të përmbushin edhe ato që kanë aktualisht, është në vetvete një hap paraprak dhe refraktar që i dihet se ku të çon: te emergjencat dhe heqja dorë nga qeverisja dhe që përfundon me administrimin e këtyre zonave nga subjektet privatë, që në themel të funksionit të tyre kanë maksimizmin e fitimit dhe konservimin e natyrës.

Për më tepër, sjellja e modeleve ‘sui generis’ përmes këtyre ndryshimeve, jo vetëm që krijon një precedent të rrezikshëm që mund të cojë në zhbërjet dhe disintegrimin e zonave të mbrojtura, por mund të vendosë në një pozicion mjaft të vështirë Shqipërinë përballë angazhimeve ndërkombëtare dhe proceseve të integrimit”, sqaron Olsi Nika nga “EcoAlbania”.

Cilat zonat rrezikon ky projektigj?

Në lidhje me këto ndryshime, burime që kërkuan të mbeten anonime, i thanë Faktoje se zonat më të rrezikuara janë ato bregdetare.

“Për mua, zonat që rrezikojnë janë ato bregdetare dhe këtu vë gishtin te Velipoja, te Narta, ndoshta një çikë edhe te Divjaka, që kanë një presion për zhvillim. Kërkohen të ndërtohen resorte dhe në rastin e Nartës është më evidente, sepse ka një tendencë aty. Nga aeroporti në drejtim të lagunës janë cilësuar si zona zhvillimi. Për mua koncepti është që të fuqishmit të kenë mundësi që të investojnë”, sqarojnë njohës të mirë të çështjeve të mjedisit.

Sipas të njëjtit burim, presioni për ndryshimin e ligjit vjen për shkak të interesave të bizneseve private.

“Aty është futur një nen që jo më pak se 20% të menaxhohen nga pushteti vendor. Prapa kësaj, për mua është Ministria e Mjedisit, sigurisht që ka interesa të bashkive. Në të drejtën e tyre, ata kanë nevojë që të zhvillojnë më shumë, por kjo mënyrë dhënie është gjëja më e keqe që mund të ndodhë.

Për mua ky është një presion që nuk e bëjnë bashkitë, por e bën privati që do të zhvillojë nëpër këto zona dhe sigurisht privati duke pasur një derë të mbyllur me Zonat e Mbrojtura, tani ka gjetur derën e hapur të Bashkive”, shton ai

Çfarë thonë deputetët nismëtarë?

Disa nga deputetët e mazhorancës që kanë firmosur projektligjin në fjalë argumentuan në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin se kjo do të ndikojë edhe në frenimin e shpopullimit të qyteteve.

“Shpopullimi që po na vjen nga këto zona, dhe në rast se duam ta mbajmë popullsinë në këto zona duhet t’ju japim mundësinë brenda rregullave që njeh zona e mbrojtur që të mund ta shfrytëzojnë dhe zhvillojnë minimalisht atë zonë”, argumentoi deputeti Arben Pëllumbi.

Nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Ismet Beqiraj kërkon kontrolle të rrepta, kundër betonizimit të zonave.

“A do të legalizohen të gjitha ndërtesat që janë brenda këtyre zonave, aty dhe në parqe arkeologjike për hir të zhvillimit ekonomik, të cilat rrezikojnë betonizimin e këtyre zonave. Pa instrumente kontrolli na jep pasoja jo të këndshme. Gjithçka ta kalojnë, ta shikojnë jo me lupë zmadhuese, por me mikroskop elektronik çdo kriter dhe parametër”, tha deputeti Beqiraj. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

Publikuar më 26.07.2024
Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e...

Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e saj nga detyra e Kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Me zë të dridhur Nikolla u shpreh se për arsye shëndetësore personale ajo është e detyruar të lërë detyrën që ka mbajtur për 3 vitet e fundit. Ajo theksoi pa […]

Lexo më shumë

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Publikuar më 26.07.2024
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga folt...

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë. Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Sipas saj arsyet janë për shkak të një situate personale shëndetësore, duke ia bërë siç tha […]

Lexo më shumë

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Publikuar më 26.07.2024
Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokuro...

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen në fjalë Prokopisë së Posaçme. Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai […]

Lexo më shumë

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Publikuar më 26.07.2024
Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elek...

Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elektoral. Duke u përgatitur të votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor që fikson, ngurtëson, çimenton, privilegjon, bunkerizon, allçizon, betonizon, mumifikon, drejtuesit e partive që praktikisht në masën e një së tretës të kandidatëve për deputete, vetëmërohen si deputetë, pa pasur nevojë fare të marrin vota nga […]

Lexo më shumë

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Publikuar më 24.07.2024
Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuz...

Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, kërkojnë që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie. Po ashtu, mjekët kanë kërkuar që çështja ndaj tyre t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. […]

Lexo më shumë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Publikuar më 24.07.2024
Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit...

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën […]

Lexo më shumë

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Publikuar më 23.07.2024
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshi...

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin. Ndaj të riut është vendosur masa e sigurisë ‘arrest bë burg’ nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’. I arrestuari Ermes Hoxhalli kishte […]

Lexo më shumë

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Publikuar më 23.07.2024
Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri ...

Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokratike për presidente kundër rivalit republikan Donald Trump. Sipas njoftimeve, zonja Harris tani ka mbështetjen e 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë së saj, duke konsoliduar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda