×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

PD bojkotoi seancën, PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme parlamentare! Nuk siguroi dot 84 votat për ta kaluar në Kuvend

Partia Socialiste ka tërhequr projektligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme parlamentare, pasi nuk siguroi 84 votat e nevojshme për ta kaluar në Kuvend.

Grupi-Parlamentar-i-PS

Projektligji pritej të mos kalonte sot në seancën plenare pasi që të miratohet duhen 84 vota dhe aktualisht shumica socialiste nuk i ka. Kryetari demokrat, Lulzim Basha, njoftoi se Partia Demokratike nuk do të marrte pjesë seancë, për votimin e ligjit për Amnistinë Penale.

Nga ‘Amnistia penale përfitojnë rreth 700 persona të dënuar dhe 2500 të tjerë në shërbim prove. Kategoria që përfitojnë ulje shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar.

PD bojkot seancës

Sipas Bashës, një ligj i tillë po përdoret nga mazhoranca me qëllim amnistimin e zyrtarëve të dënuar apo janë nën hetim. E vetmja mënyrë për të kaluar ligji, sipas Bashës, është tërheqja e mazhorancës nga ky qëndrim dhe nëse pranohen propozimet e opozitës për të amnistuar pa kusht të gjithë protestuesit.

Lulzim Basha u shpreh dje se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të vendosur mburojat qeveritare në funksion të pandëshkueshmërisë. Në një deklaratë për shtyp, ai tha se amnistia penale e propozuar nga PS amniston zyrtarët e korruptuar dhe jo protestuesit që janë ngritur për të mbrojtur pronën e tyre.

“Kjo është një goditje e pastër në punën e drejtësisë. Dua ta bëj fare të qartë që PD jo vetëm nuk do të jetë pjesë e kësaj manovre të fëlliqur, por do të bëjë gjithçka brenda dhe jashtë vendit për të treguar dhe faktuar se kërcënimi kryesor ndaj avancimit të Reformës në Drejtësi dhe në luftën ndaj pandëshkueshmërisë sot është Edi Rama dhe qeveria e korruptuar”, u shpreh ai.

Basha bëri me dije se grupi i tij i deputetëve nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare, ku pritet të kalojë ligji për amnistinë. Ai u shpreh se PD-ja do ta rishikojë pozicionin e saj vetëm nëse pranohen kushtet e saj, që të gjithë protestuesit të amnistohen.

“PD nuk do marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe pa diskutim është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin dhe lehtësimin e zyrtarëve të korruptuar, të hetuar, nën hetim, të akuzuar apo të dënuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nëse ka një tërheqje nga ky qëndrim i papranueshëm dhe skandaloz dhe nëse propozimet tona për amnistimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të pranohen, sigurisht PD në funksion të interesit më të mirë publik dhe në transparencë të plotë do të rishikojë vendimin e saj”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se dy ditë më parë socialistët kaluan me votat e tyre në Komisionin e Ligjeve draftin e integruar të “Amnistisë penale”, e cila që të miratohet në Parlament kërkon 84 vota që shumica socialiste nuk i ka. Komisioni parlamentar i Ligjeve i dha dritën jeshile të martën draftit për amnistinë penale. Kjo i hapi rrugën që projektligji për amnistinë penale të kalojë për shqyrtim të enjten në Parlament.

Që ajo të miratohet duhen 84 vota dhe aktualisht shumica socialiste nuk i ka ato. Nuk dihet nëse do të arrihet një dakordësi me grupimin e Lulzim Bashës.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se amnistia penale duhet të shihet si një akt humanizmi dhe mëshire për të këtë kategori personash. Ai shtoi më tej se pret reflektim nga opozita, ndërsa theksoi se nuk do që ta besojë se konfuzioni që u krijua për këtë projektligj po shfrytëzohet për axhenda të vogla politike.

“Unë shpresoj dhe besoj që secili nga deputetët e Kuvendit duke e konsideruar votën për amnistinë si një akt humanizmi dhe mëshire, që i japim një kategorie të caktuar të shoqërisë tonë që edhe pse janë të dënuar janë pjesë e jona, t’u japim mundësinë të kthehen pranë familjeve të tyre. Pres reflektim dhe ndoshta edhe konfuzioni që u krijua nga dje dhe sot për këtë projektligj, nuk dua ta besoj unë e shoh si një moment për ta shfrytëzuar axhenda të vogla politike. Do isha i kënaqur nëse projektligji do merrte votat e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi ministri i Drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Deklaroi se do të shkrinte SPAK-un pasi të vinte në pushtet, Rama i përgjigjet Berishës: Noc Rrokun! Shqiptarë mos i jepni votën!

Deklaroi se do të shkrinte SPAK-un pasi të vinte në pushtet, Rama i përgjigjet Berishës: Noc Rrokun! Shqiptarë mos i jepni votën!

Publikuar më 17.02.2025
Maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë të qart...

Maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë të qartë në qëndrimin e tyre ndaj Prokurorisë së Posaçme pas zgjedhjeve të 11 majit. Një qëndrim diametralisht i kundërt me atë të opozitës dhe Sali Berishës, kreut të PD-së që thotë se nëse do të vijë në pushtet do e shkrijë SPAK këtë institucion të ri të […]

Lexo më shumë

Ish-ministri socialist: Erion Veliaj të hetohej pa u arrestuar, “fitimtarët” e përkohshëm do ta provojnë në kurriz. SPAK meriton mbështetje, përballet me mafien e krimin

Ish-ministri socialist: Erion Veliaj të hetohej pa u arrestuar, “fitimtarët” e përkohshëm do ta provojnë në kurriz. SPAK meriton mbështetje, përballet me mafien e krimin

Publikuar më 17.02.2025
Duke qenë socialist, Arben Malaj, ndjehet përgjegjës për zhv...

Duke qenë socialist, Arben Malaj, ndjehet përgjegjës për zhvillimet politike në PS, sepse prej vitesh ish-ministri i Financave ka paralajmëruar se PS-ja mund të ketë fatin e PASOK-ut, një parti me meritë në modernizimin dhe zhvillimin e Greqisë, e cila u gërrye nga korrupsioni. Z.Malaj thotë se nuk e fsheh faktin se nuk ka dashur […]

Lexo më shumë

Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me imazhin e kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu

Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me imazhin e kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu

Publikuar më 17.02.2025
Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të bashkisë së Tiranës...

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi sot në lidhje me hetimet e SPAK që çoi në arrestimin e bashkëshortit, ndërsa vetë po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ Reagimi  Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo […]

Lexo më shumë

Berisha paraqitet në SPAK dhe premton: Do ta shkrijmë pas 11 majit, prokurorët do të burgosen

Berisha paraqitet në SPAK dhe premton: Do ta shkrijmë pas 11 majit, prokurorët do të burgosen

Publikuar më 17.02.2025
Sali Berisha pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të mas...

Sali Berisha pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të masës “detyrim paraqitje”, nuk kurseu sulmet ndaj Altin Dumanit, teksa deklaroi se nëse fiton në 11 maj Prokuroria e Posaçme do shkrihet, ndërsa prokurorët e lidhur me bandat do futen në burg. Sipas Berishës, SPAK ia tejkalon edhe drejtësisë së Enver Hoxhës dhe Hitlerit dhe shtoi se […]

Lexo më shumë

Veliaj reagon nga qelia: Shkulën lavamanet për të gjetur varëse floriri. Jetoj në një pallat të ndërtuar para 2012-ës, hyra para se bëhem kryetar bashkie

Veliaj reagon nga qelia: Shkulën lavamanet për të gjetur varëse floriri. Jetoj në një pallat të ndërtuar para 2012-ës, hyra para se bëhem kryetar bashkie

Publikuar më 14.02.2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia përmes një postimi në Facebook, duke kundërshtuar akuzat ndaj tij dhe duke hedhur dyshime mbi procesin hetimor. Veliaj i është përgjigjur akuzave për pasuri të pajustifikuar dhe korrupsion, ndërsa ka ironizuar hetimet për blerjet e bashkëshortes së tij dhe kontrollet e kryera në pronat e […]

Lexo më shumë

Protesta në mbështetje të Veliajt, GJKKO kërkon hetime të menjëhershme: Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu cenua jeta e shëndeti, automjetet u qëlluan nga protestuesit, ndërsa policia nuk ishte e pranishme

Protesta në mbështetje të Veliajt, GJKKO kërkon hetime të menjëhershme: Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu cenua jeta e shëndeti, automjetet u qëlluan nga protestuesit, ndërsa policia nuk ishte e pranishme

Publikuar më 14.02.2025
Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shk...

Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka kërkuar hetime të menjëhershme për mosveprimin e Policisë së Shtetit dhe mungesën e bashkëpunimit të saj me Gardën e Republikës, gjatë protestës që u zhvillua më 12 shkurt 2025 para Gjykatës së Posaçme, […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Publikuar më 13.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës...

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës për t’u takuar me nënkryetarët. Kjo është hera e tretë që kreu i qeverisë shkon në institucionin vendor pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt në zyrën e tij me urdhër të SPAK. Pas arrestimit, kryebashkiaku Veliaj i kaloi firmën nënkryetares Anuela […]

Lexo më shumë

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

Publikuar më 12.02.2025
Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola...

Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola Xoxën!  Ky është vendimi i gjyqtarit Erjon Bani pas 2 orëve në dhomën e këshillimit. Asaj i është ndaluar edhe dalja jashtë vendit. Masat e tjera të sigurisë për biznesmenët nuk kanë ndryshuar.  REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda