×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pasi mori bekimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ratifikon marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, votave të socialistëve iu bashkuan dhe ato të PDIU-së

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 77 vota pro ratifikimin e protokollit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj Italiane për ngritjen e një kampi emigrantësh në territorin shqiptar pasi kjo marrëveshje kaloi filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

rama meloni

Sipas këtij protokolli, Shqipëria pranon të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare.

Votave të mazhorancës socialiste iu bashkuan dhe ato të një partie të vogël opozitare, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ndërsa pjesa tjetër e opozitës e kundërshtoi.

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro, pasi Italia është një vend mik.

“Ne mund të ndihmojmë për një problematike të tyre, dhe duhet të jemi në krah të tyre”, tha ajo duke shpjeguar votën pro.

Ndërsa kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha pas seancës se “kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, dëmton interesin publik dhe cenon sigurinë kombëtare”.

Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu gëzimin për miratimin e marrëveshjes së inicuar prej tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni, dhe pse marrëveshja u kritikua nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe nga Bashkimi Europian.

“Shqipëria mbështet Italinë dhe vepron si një vend anëtar i BE-së, duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar si një familje, përballë një sfide që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta”- shkruajti ai në një reagim pas votimit.

Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, – shtoi ai duke i quajtur kritikat ndaj marrëveshjes si “demode”.

“Asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë demode e të menduarit nuk mund të na shpëtojë nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet”- shkruan ai duke iu referuar BE-së.

Marrëveshja u firmos në nëntor, por ratifikimi nga parlamenti u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të një grupimi deputetësh të Partisë Demokratike. Në janar kjo gjykatë vendosi me shumicë votash se ajo ishte “në pajtim me Kushtetutën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Arrestimi i Metës, Berisha bën deklaratë të fortë: Terroristët e armatosur që i zunë pritë, kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi të

Arrestimi i Metës, Berisha bën deklaratë të fortë: Terroristët e armatosur që i zunë pritë, kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi të

Publikuar më 22.10.2024
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklar...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme lidhur me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se forcat operacionale “kishin urdhër të shkrehnin karikatorin mbi të”. Duke dënuar mënyrën sesi u arrestua Meta, Berisha tha: “Një akt të tillë publik, në të cilin ju […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi rrëzon akuzat e SPAK-ut: Çdo pagesë e kam bërë unë, jo Ilir Meta! Asnjë operacion plastik, hoqa kancerin! Goditje politike nga ushtarët e Ramës

Monika Kryemadhi rrëzon akuzat e SPAK-ut: Çdo pagesë e kam bërë unë, jo Ilir Meta! Asnjë operacion plastik, hoqa kancerin! Goditje politike nga ushtarët e Ramës

Publikuar më 22.10.2024
 Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, doli në një...

 Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, doli në një konferencë për të hedhur poshtë akuzat e SPAK. Një ditë më parë prokuroria e Posacme arrestoi Ilir Metën, ndërsa ndaj saj caktoi detyrim me paraqitje duke i akuzuar për 3 akuza. Edhe ndaj Kryemadhit SPAK ka ngritur tre akuza.

Lexo më shumë

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Publikuar më 21.10.2024
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Ilir Metës me urdhër të SPAK, avokati: U rrëmbye në rrugë, i vendosur që të përballet me procesin! Nën hetime dhe Monika Kryemadhi

Arrestimi i Ilir Metës me urdhër të SPAK, avokati: U rrëmbye në rrugë, i vendosur që të përballet me procesin! Nën hetime dhe Monika Kryemadhi

Publikuar më 21.10.2024
Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, është shprehur se kreu ...

Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, është shprehur se kreu i PL-së u rrëmbye në mes të rrugës. Ai u shpreh se Ilir Meta është i gatshëm të përballet me procesin gjyqësor. Ndërsa theksoi se nën hetim është edhe Monika Kryemadhi, me të cilën presidenti i PL-së është në proces divorci. Gjokutaj: Ka mbërritur këtu […]

Lexo më shumë

Agjentët e maskuar e nxjerrin me forcë nga makina, dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës. Kryemadhi mohon se ka masa ndaj saj dhe bashkëshortit (VIDEO)

Agjentët e maskuar e nxjerrin me forcë nga makina, dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës. Kryemadhi mohon se ka masa ndaj saj dhe bashkëshortit (VIDEO)

Publikuar më 21.10.2024
Ky është momenti i arrestimit të kryetarit të Partisë së Lir...

Ky është momenti i arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ish presidenti u ndalua nga agjentët e BKH-së teksa po lëvizte me makinë drejt selisë së partisë. Meta u arrestua me urdhër të tre prokurorëve Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani pasi akuzohet për korrupsion në tre raste, për pastrim parash […]

Lexo më shumë

Pas arrestimit të Ilir Metës, GJKKO vendos “detyrim paraqitje” ndaj Monika Kryemadhit

Pas arrestimit të Ilir Metës, GJKKO vendos “detyrim paraqitje” ndaj Monika Kryemadhit

Publikuar më 21.10.2024
Një masë detyrim paraqitje është vendosur për deputeten e Pa...

Një masë detyrim paraqitje është vendosur për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar. Meta u arrestua në afërsi të kthesës së Kamzës, nën dyshimet për disa vepra penale. Kreu i Partisë së Lirisë dyshohet sipas burimeve lidhur me aferën CEZ-DIA si dhe vepra të tjera. Ai ishte nisur për […]

Lexo më shumë

Arrestohet kreu i PL-së, Ilir Meta

Arrestohet kreu i PL-së, Ilir Meta

Publikuar më 21.10.2024
Ish-Presidenti i vendit, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë,...

Ish-Presidenti i vendit, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se Presidenti i PL, Ilir Meta është vendosur sot nën arrest me urdhër të SPAK. Ilir Meta është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuaredhe nga policia pranë zonës së Casa Italias, në Tiranë. Ndërkohë, […]

Lexo më shumë

Armik i përbetuar i Erdogan dhe i akuzuar për grushtin e shtetit në 2016, ndërron jetë Fetullah Gulen

Armik i përbetuar i Erdogan dhe i akuzuar për grushtin e shtetit në 2016, ndërron jetë Fetullah Gulen

Publikuar më 21.10.2024
Ka ndërruar jetë lideri i organizatës FETO, Fetullah Gulen, ...

Ka ndërruar jetë lideri i organizatës FETO, Fetullah Gulen, armiku i përbetuar i presidentit turk Rechep Tayip Erdogan. Sipas mediave turke, Gulen jetonte prej vitesh në SHBA dhe ka ndërruar jetë në një spital në Pensilvani. Mediat pranë organizatës Fetullah (FETO) njoftuan se lajmi është i vërtetë. Herkul, një faqe interneti e lidhur ngushtë me organizatën, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda