×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Drafti do të kalojë nesër për votim në Kuvend/ Kriteret, kush përfiton dhe kush përjashtohet nga Amnistia Penale

Zbardhet drafti final i Amnistisë Penale, që pritet të kalojë për votim nesër në Kuvend. Media ka siguruar draftin, i cili tregon dhe përcakton qartë kriteret që do të ndiqen për të dënuarit që përfitojnë nga amnistia. Po ashtu në projektligj përcaktohen dhe kategoritë që përjashtohen dhe nuk përfitojnë nga amnistia.

DRAFTI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Kuvendi

PROJEKTLIGJ Nr.______/2024 PËR DHËNIE AMNISTIE

 Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi dhe parimet e ligjit

Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale, tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji.
Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga:
a) parimi i humanizmit;
b) arritja e qëllimit të dënimit;
c) rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen;

ç) edukimi dhe rehabilitimi;

d) mbrojtja e interesit publik;
dh) dhënia e mundësisë së integrimit më të lehtë dhe më të shpejtë të të dënuarve të mitur dhe femra;
e) rritja e efiçencës në sistemin e drejtësisë;

ë) mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës.

Kudo në tekstin e projektligjit , afati 30.11.2023 zëvëndësohet me afatin 31.01.2024.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

“I dënuar” konsiderohet:
personi i dënuar nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykatat e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe që, brenda afatit ligjor, nuk është bërë ankim në gjykatat përkatëse të apelit, duke marrë formë të prerë brenda datës 01.2024;
personi i dënuar deri në datën 01.2024 nga gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykata e apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
personi i dënuar deri në datën 01.2024 kur Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, si dhe personi i dënuar nga Gjykata e Lartë, kur kjo gjykatë ka vendosur ndryshimin e vendimeve të gjykatës së apelit dhe të gjykatës së shkallës së parë, deri në datën 31.01.2024.

“Person që i është shmangur drejtësisë” është personi i fshehur, i arratisur ose i ikur, i cili, megjithëse ka dijeni, i shmanget me vullnet procedimit penal, zbatimit të masave të sigurimit ose ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë të dënimit.

Neni 3

Kriteret për përfitimin e amnistisë nga vuajtja e dënimit

Përjashtohen nga vuajtja e dënimit:
personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 01.2024, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi;
personat femra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 5 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 01.2024, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi;
personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet;

ç)   personat femra, dënuar me burgim, të cilave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 5 vjet;

personat e dënuar meshkuj, të cilët në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç;
dh) personat e dënuar femra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç;
personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
Nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji.

Neni 4

Kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë

Pavarësisht nga parashikimet e shkronjave “a”, “c” dhe “d”, të nenit 3, të këtij ligji, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar për:
krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a dhe 75 të Kodit Penal;
krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 80, 81, 82, 83, 83/a, 83/b dhe 84/a të Kodit Penal, si dhe në nenin 77 të Kodit Penal Ushtarak;
vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88, 89/a, 93, 96 dhe 99 të Kodit Penal;

ç)  krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a të Kodit Penal;

vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, 109/a, 109/b, 109/c, në paragrafin e dytë të nenit 110, në nenet 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal;
dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenin 114, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 117, në nenet 119, 120, 121 dhe 121/a të Kodit Penal;
vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, në nenin 124/a, në paragrafët e dytë e të tretë të nenit 124/b, në nenet 128/a, 128/b, 129 dhe 130/a të Kodit Penal;

ë)  vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në paragrafin e tretë të nenit 134, në nenet 135, 136, në paragrafin e dytë të nenit 137/a, në paragrafin e dytë të nenit 138, në nenet 138/a, 139, 140, 141, 141/a, në nenet 143/a, 143/b, 144/a, 151, 152, 153, 154, 154/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 155, në paragrafin e dytë të nenit 159, në paragrafin e dytë të nenit 160, në nenet 164/a, 164/b, 175, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 180 dhe në nenin 181/a të Kodit Penal, si dhe në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 59 të Kodit Penal Ushtarak;

vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 186/a, në paragrafin e dytë të nenit 187, në paragrafin e dytë të nenit 188, në nenet 190, 191, 192 dhe në paragrafin e dytë të nenit 192/b të Kodit Penal;
veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, të parashikuara në paragrafët e tretë dhe të katërt të nenit 199/a dhe në nenin 199/b të Kodit Penal;
gj) vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në paragrafin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të nenit 201, në nenet 201/a, 201/b, 201/c, 201/ç, 202, 202/b, 203, 206/a dhe 206/b të Kodit Penal;
krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 dhe 225 të Kodit Penal;
krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 dhe 228 të Kodit Penal;
vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b të Kodit Penal;
krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 237, 243, 244, 244/a, 245, në paragrafin e dytë të nenit 247, në nenet 248, 248/a, 250, 252, 253, 257, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, paragrafin e parë të nenit 263, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267, 268, 270, 271, në paragrafët e parë, të dytë, të gjashtë, të shtatë dhe të tetë të nenit 278, në nenet 278/a, 278/b , në paragrafin e dytë të nenit 281, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenet 282/a, 282/b, 282/c, 283, 283/a, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 284/d, 285, 286, 287, 287/a, 287/b, 288, 288/a, 288/b, 288/c, 288/ç, në paragrafin e dytë të nenit 289, në paragrafët e dytë, të tretë dhe të katërt të nenit 290, në paragrafin e dytë të nenit 292, në nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, 294, 295, në paragrafët e parë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, në paragrafin e katërt dhe të pestë të nenit 298, në nenin 299 të Kodit Penal, si dhe në nenin 70 të Kodit Penal Ushtarak;”.
vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 302, 303, 305, 311, 312, 312/a, 313, 313/a, 313/b, 314, 316, 317, 318, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, në paragrafin e dytë të nenit 323, në nenin 324 dhe në paragrafin e dytë të nenit 324/a të Kodit Penal;
ll) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 328/b, 329, 330, 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a të Kodit Penal;
vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Pavarësisht nga parashikimet e shkronjave “b”, “ç”, “dh” dhe “e” të nenit 3, të këtij ligji, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar për:

krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a dhe 75 të Kodit Penal;
krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c,81 dhe 83/b të Kodit Penal;
vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88 dhe 89/a dhe 93 të Kodit Penal;

ç)  krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 103, 104, 105, 106, 107/a  108 dhe në paragrafin e dytë të nenit 108/a të Kodit Penal;

 vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, 109/b, 109/c, në paragrafin e dytë të nenit 110, në nenet 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal;

dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 114, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 117 dhe në nenin 121 të Kodit Penal;
vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, në nenin 124/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 124/b, në nenet 128/a e 128/b dhe 129 të Kodit Penal;

ë)  vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 135, 136, në paragrafin e dytë të nenit 137/a, në paragrafin e dytë të nenit 138,  në nenet 139, 140, 141, 143/a, 143/b, 144/a, 151, 152, 153, 154, 154/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 155, në paragrafin e dytë të nenit 159, në nenet 164/a, 164/b, 175, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 180 dhe nenin 181/a të Kodit Penal;

vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 186/a, në paragrafin e dytë të nenit 187, në paragrafin e dytë të nenit 188, në nenet 190, 191 dhe 192 dhe në paragrafin e dytë të nenit 192/b të Kodit Penal;
vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në paragrafin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të nenit 201, 201/a, 201/b, 201/c, 201/ç, 202, 202/b, 203, 206/a, 206/b, të Kodit Penal;
gj) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 dhe 225 të Kodit Penal;
krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 dhe 228 të Kodit Penal;
vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b të Kodit Penal;
krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 243, 244, 244/a, 245, 248, 248/a, 250,253, 257, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, paragrafin e parë të nenit 263, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267,268, në paragrafin e pestë, të gjashtë, të shtatë dhe të tetë të nenit 278, në nenet 278/a e 278/b, në paragrafin e dytë të nenit 281, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenet 282/a, 282/b, 282/c, 283, 283/a, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 284/d, 285, 286, 287, 287/a, 287/b, 288, 288/a, 288/b, 288/c, 288/ç, në paragrafin e dytë të nenit 289, në paragrafin e dytë, të tretë dhe të katërt të nenit 290, në paragrafin e dytë të nenit 292, në nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, 294, 295, në paragrafin e parë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, në paragrafin e katërt dhe të pestë të nenit 298 dhe në nenin 299 të Kodit Penal, si dhe në nenin 70 të Kodit Penal Ushtarak  ;
vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 302, 303, 311, 312, 312/a, 313, 313/a, 313/b, 314, 316, 317, 318, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, në paragrafin e dytë të nenit 323, në nenin 324 dhe në paragrafin e dytë të nenit 324/a të Kodit Penal;
vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 328/b, 329, 330, 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a të Kodit Penal;
vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Neni 5

Kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit

Të gjithë personave të dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja e dënimit, sipas nenit 3 të këtij ligji ose, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë sipas këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve ndaluese të përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të nenit 4 të këtij ligji, u zbritet:
1 vit e gjysmë nga dënimi i mbetur, për personat e dënuar, gra, dhe të mitur;
1 vit nga dënimi i mbetur, për personat e dënuar, burra.
Pavarësisht nga parashikimet e pikës 1, të këtij neni, nuk përfitojnë zbritje të dënimit:
personat e dënuar me burgim për veprat penale të parashikuara në nenet 79, 79/a, 79/b dhe 79/c të Kodit Penal;
personat e dënuar me burgim të përjetshëm;
Nuk përfitojnë nga zbritja e dënimit personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji.

Neni 6

Kriteret  për përfitimin e amnistisë nga ndjekja penale  

Përjashtohen nga ndjekja penale të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 31.01.2024, për të cilat Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të veprave të parashikuara nga nenet 91, 96, në paragrafin e dytë të nenit 112, në nenet 119, 119/a, 119/b, 120, 121, 122, në paragrafin e parë të nenit 124/b, në nenet 125, 127, 204, 205, 206, 207, në paragrafin e parë të nenit 257/a, në nenet 269 dhe 318 të Kodit Penal.”.

Nuk përfitojnë nga ky nen personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.

Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij neni subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilave gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve të shkronjave “c” dhe “ç”, të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

Neni 7

Të drejtat civile në procesin penal

Nga zbatimi i këtij ligji nuk cenohen të drejtat civile në procesin penal dhe as shpenzimet gjyqësore të kryera gjatë gjykimit deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 Neni 8

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

LINDITA NIKOLLA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

Publikuar më 26.07.2024
Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e...

Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e saj nga detyra e Kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Me zë të dridhur Nikolla u shpreh se për arsye shëndetësore personale ajo është e detyruar të lërë detyrën që ka mbajtur për 3 vitet e fundit. Ajo theksoi pa […]

Lexo më shumë

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Publikuar më 26.07.2024
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga folt...

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë. Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Sipas saj arsyet janë për shkak të një situate personale shëndetësore, duke ia bërë siç tha […]

Lexo më shumë

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Publikuar më 26.07.2024
Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokuro...

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen në fjalë Prokopisë së Posaçme. Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai […]

Lexo më shumë

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Publikuar më 26.07.2024
Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elek...

Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elektoral. Duke u përgatitur të votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor që fikson, ngurtëson, çimenton, privilegjon, bunkerizon, allçizon, betonizon, mumifikon, drejtuesit e partive që praktikisht në masën e një së tretës të kandidatëve për deputete, vetëmërohen si deputetë, pa pasur nevojë fare të marrin vota nga […]

Lexo më shumë

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Publikuar më 24.07.2024
Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuz...

Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, kërkojnë që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie. Po ashtu, mjekët kanë kërkuar që çështja ndaj tyre t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. […]

Lexo më shumë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Publikuar më 24.07.2024
Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit...

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën […]

Lexo më shumë

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Publikuar më 23.07.2024
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshi...

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin. Ndaj të riut është vendosur masa e sigurisë ‘arrest bë burg’ nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’. I arrestuari Ermes Hoxhalli kishte […]

Lexo më shumë

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Publikuar më 23.07.2024
Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri ...

Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokratike për presidente kundër rivalit republikan Donald Trump. Sipas njoftimeve, zonja Harris tani ka mbështetjen e 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë së saj, duke konsoliduar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda