×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pse u përça Gjykata Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni, për kampet e afrikanëve në Shqipëri

Për të kuptuar thelbin e përplasjes mes gjyqtarëve të Kushtetueses, që u ndanë 5 me 4 për marëveshjen e refugjatëve Rama-Meloni (Protokolli për Migracionin) duhet marrë parasysh një detaj që zbulohet për herë të parë në arsyetimin e zbardhur këtë të hënë.

Në datën 23 maj të vitit të kaluar ambasadorit italian Fabricio Bucci i drejtohet me një notë verbale sekretarit të përgjithshëm të Ramës, Ëngjëll Agaçit, me të cilën i bën të ditur nisjen e veprimeve për një marrëveshje të mundshme në lidhje me emigracionin. Kjo datë përbën edhe nisjen zyrtare të negociatave mes dy vendeve.

Kjo është edhe periudha kur Rama shtrëngoi fort pas vetes Xhorxhia Melonin gjatë një samiti në Moldavi, ku i dha një të puthur në mes të politikanëve të tjerë.

Gjashtë muaj më vonë, në datën 6 Nëntor, shqiptarët mësuan papritur ekzistencën e marrëveshjes Shqipëri-Itali, të cilën Rama e firmosi në Romë me Melonin për strehimin e 3 mijë refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër. Ndërkohë negociatat kishin muaj që vazhdonin në fshehtësi mes dy vendeve.

Marrëveshje ndërkombëtare pa plotfuqinë e presidentit

Natyra okulte me të cilën bisedohet paraprakisht pakti mes dy shteteve është shumë e rëndësishme për të kuptuar vështirësitë ku u gjendën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sepse bisedimet sekrete i duhen Edi Ramës për të përfituar në këmbim nga qeveria e Melonit favore që i shkojnë për shtat egos të tij personale dhe objektivave politike në raport me pushtetin brenda vendit. Për pasojë, Ramës i duhet të shmangë nga negociatat presidentin e republikës, si një burokraci e tepërt, që mund t’i shkaktojë nxjerrjen e sekretit të bisedimeve.

Rreziku që negociatat me Italinë të bëheshin publike, por edhe një lloj shpërfilljeje përsonale ndaj Bajram Begajt ka bërë që Rama të mos e kërkojë plotfuqinë nga presidenti. Por ky është një akt që ia imponon Kushtetuta. Në vitin 2012, mungesa e plotfuqisë ishte një ndër argumentat kryesorë që rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë gjatë kohës kur kryeministër ishte Sali Berisha. Më vonë, kur president ishte Ilir Meta, ishte presioni për plotfuqinë që zvarriti riformulimin e të njëjtës marrëveshje me Greqinë, kur ministër i jashtëm ishte Ditmir Bushati.

Pikërisht këtë mungesë të plotfuqisë nga presidenti në marrëveshjen Rama-Meloni, shfrytëzuan 30 deputetë të opozitës kur e ankimuan marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Ata arsyetuan se sipas nenit 121 të Kushtetutës, marrëveshja ka të bëjë me territorin (haësirat në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër) dhe me të drejtat e njeriut (rasti i refugjatëve që do të izolohen brenda në kamp), prandaj marrëveshjes i duhej plotfuqia e presidentit.

Për t’u theksuar është se vetë presidenti Bajram Begaj nuk iu përgjigj Gjykatës Kushtetuese, e cila i kërkoi materiale në lidhje me këtë çështje. Si në raste të tjera kur i duhet të ballafaqohet me Ramën, Begaj merr trajtat jovertebrore dhe i regjistron vetes një rekord tjetër depersonalizimi.

Pretendimi se marrëveshja është antikushtetuese

Neni 121 i Kushtetutës, që ka të bëjë me marrëveshjet ndërkombëtare përcakton se

“Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me:

a) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

b) të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, siç parashikohen në
Kushtetutë;

Deputetët e opozitës thonë se marrëveshja Rama-Meloni ka të bëjë me territorin dhe me të drejtat e njeriut. Duke qenë se i prek këto dy koncepte që përmenden në pikën a) dhe b) të nenit 121 të Kushtetutës atëherë kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që kërkon plotfuqinë e presidentit.

Sipas opozitës, hapësira territoriale në Shëngjin dhe në Gjadër është pjesë e kësaj Protokollit të Migracionit. Përveç kësaj meqënëse refugjatëve afrikanë u preken të drejtat dhe liritë e njeriut duke u mbajtur mbyllur në kamp, atëherë sërish kemi të bëjmë me një marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën duhej të ishte marrë plotfuqia e presidentit.

Dhe meqënëese Rama e pranon se nuk e ka marrë plotfuqinë e Begajt, atëherë thonë deputetët e opozitës, marrëveshja është antikushtetuese.

Këtu nis edhe përçarja mes gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Shumica e gjykatësve: Italianët nuk e cënojnë territorin shqiptar

Gjatë gjithë këtyre muajve, opinioni publik në Shqipëri dhe Itali, Këshilli i Europës, organizma ndërkombëtare si Amnesty International kanë folur kaq shumë për pikëpyetjet që ngrihen në menaxhimin e territorit në kampin e refugjatëve në Gjadër dhe për cënimin e të drejtave të refugjatëve afrikanë që do të duhet të qëndrojnë në një lloj kampi-burg. Dukshëm, dy çështjet që preken janë menaxhimi i territorit dhe cënimi i të drejtave të njeriut.

Por për 5 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji, Sandër Beci, Gent Ibrahimi dhe Marjana Semini marrëveshja nuk ndryshon asgjë as për territorin e Shqipërisë dhe as për të drejtat e refugjatëve afrikanë.

Interesant është arsyetimi i gjykatësve për moscënimin e territorit shqiptar që u jepet italianëve. Pesë gjykatësit thonë se nuk do të ketë cënim të territorit apo të sovranitetit, përderisa kur italianët të ikin, territori i Shqipërisë do të mbetet i njëjtë.

Por pesë gjykatësit të cilët u duhet të gjejnë medoemos një arsyetim që e “noterizon” marrëveshjen e Ramës me Melonin, bëjnë një kapërcim logjik shumë të guximshëm kur trajtojnë konceptin e moscënimit të juridiksionit të territorit.

Dihet se për sa kohë do të jenë brenda në kamp, refugjatët afrikanë do t’i binden ligjeve italiane dhe autoriteteve italiane. Atëherë si ta justifikojnë këtë cënim të territorit anëtarët e gjykatës Kushtetuese?

E thjeshtë! Përderisa Shqipëria dhe Italia,  kanë pranuar të respektojnë Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut atëherë ligjet e dy vendeve thjesht plotësojnë njëri-tjetrin në kampin e Gjadrit.

“Në thelb, Protokolli për Migracionin synon t’u ofrojë migrantëve mundësi qëndrimi në një zonë të mbrojtur dhe të sigurt, sipas një sistemi të plotë rregullash normative, të pranuar në nivel ndërkombëtar si nga shteti shqiptar, ashtu edhe nga shteti italian” arsyetojnë shumica e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë logjikë, nëse kryeministri Rama firmos nesër një marrëveshje me një qeveri tjetër të një vendi të Bashkimit Europian që i jep nën kontroll institucionet shqiptare dhe territorin e Shqipërisë për një kohë të caktuar, atëherë gjithçka është brenda normave kushtetuese, përderisa Shqipëria me vendet e BE kanë nënshkruar të njëjtat konventa dhe pranojnë të njëjtin sistem rregullash.

Mendimi i pakicës: Marrëveshja anti-kushtetuese

Sqarimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni përmban edhe mendimin e pakicës, që arsyeton se pakti bie ndesh me kushtetutën. Sipas Marsida Xhaferllarit, Sonila Bejtes dhe Ilir Toskës. tre gjykatësit thonë se nuk qëndron mendimi i qeverisë se thjesht iu dha Italisë në përdorim një pronë e caktuar.

Sipas tyre “Protokolli për Migracionin është një marrëveshje ndërkombëtare, që i mundëson Republikës së Italisë t’i trajtojë kërkesat e azilkërkuesve në një vend të tretë, ndaj qartësisht lidhet me regjimin ndërkombëtar të mbrojtjes së refugjatëve”. 

Por tre gjykatësit thonë se para se t’i mundësojë Italisë trajtimin e refugjatëve, Shqipëria ka detyrimet e saj për respektimin e konventave ndërkombëtare që ka nënshkruar. Ndaj vetë Shqipëria nuk duhet ta pranojë këtë trajtim, pasi “mbajtja mbyllur e migrantëve në zona të territorit shqiptar, ku legjislacioni shqiptar nuk zbatohet dhe ku autoritetet shqiptare nuk lejohet të hyjnë dhe të veprojnë, paraqet një problematikë të pastër kushtetuese që lidhet me të drejtat themelore të migrantëve që do të strehohen në ato zona”.

Kundër marrëveshjes është shprehur edhe gjykatësja Elsa Toska që arsyetimin e saj ia ka bashkangjitur shpjegimit që publikoi sot Gjykata Kushtetuese.

“Shteti shqiptar,-shkruan Toska,- brenda territorit të tij fizik i ka dhënë juridiksion shtetit italian, dhe në këtë kuptim ky Protokoll është marrëveshje, e cila i përket kategorisë së marrëveshjeve të parashikuara nga neni 121, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës”

“Plotfuqia nuk duhej të ishte lëshuar nga Ministria për Punët e Jashtme pas autorizimit të dhënë nga Kryeministri, por nga Presidenti i Republikës, si autoriteti i vetëm kushtetues për lëshimin e plotfuqisë, sipas Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese” vazhdon Toska.

Edhe pse pakicë, gjykatësit e Kushtetueses ngrenë zërin se aktet e kryeministrit në raport me marrëveshjen e refugjatëve janë “përbëjnë cënim të kompetencave të Presidentit të Republikës”, por vetë presidenti ende nuk ka folur.

Njësoj si pesë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Begaj është pjesë e atij ansambli burokratësh që ka vendosur t’i përgjigjet Ramës vetëm kur i duhet të noterizojë vendimet e tij.

Kryeministri Edi Rama asnjëherë nuk ka qenë i shqetësuar për vendimin e gjykatës kushtetuese. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kur italianët mbajtën frymën, sepse gjykata jonë kushtetuese pezulloi marrëveshjen, Rama i qetësoi personalisht.

Ai udhëtoi drejt Italisë në një aktivitet partiak të “Frateli d’Italia” dhe i tha Melonit: “Presim me qetësi vendimin dhe më pas punojmë së bashku. Brenda marsit është koha limite por unë jam besimplotë se vendimi do të merret shumë më shpejt, pasi është një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy vendeve dhe dy qeveritë duhet të dinë nëse duhet të vijojnë apo jo, pa humbur kohë”./Lapsi.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Dyshohet se do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia avokatin Alban Bengasi

Dyshohet se do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia avokatin Alban Bengasi

Publikuar më 27.07.2024
Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia avokatin Alban Bengasi,...

Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia avokatin Alban Bengasi, i cili dyshohet se do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas së tij. Avokati Bengasi kishte kërkuar shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe gjyqtari i çështjes vendosi lirimin e tij nga qelia. “Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të […]

Lexo më shumë

Berisha sulmon Lindita Nikollën pas dorëheqjes: I uroj shërim të shpejtë si doktor, por ishte shkatërrimtare e sistemit arsimor dhe skllave e verbër në drejtimin e parlamentit

Berisha sulmon Lindita Nikollën pas dorëheqjes: I uroj shërim të shpejtë si doktor, por ishte shkatërrimtare e sistemit arsimor dhe skllave e verbër në drejtimin e parlamentit

Publikuar më 27.07.2024
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Lindita ...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Lindita Nikollës për t’u dorëhequr nga posti i kryetares së Kuvendit, sipas saj, për arsye shëndetësore. Berisha, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se si mjek “i uroj me sinqeritet shërim të shpejtë dhe të plotë”. Por, kreu i PD-së akuzon Lindita Nikollën se gjatë mandatin […]

Lexo më shumë

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

Publikuar më 26.07.2024
Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e...

Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e saj nga detyra e Kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Me zë të dridhur Nikolla u shpreh se për arsye shëndetësore personale ajo është e detyruar të lërë detyrën që ka mbajtur për 3 vitet e fundit. Ajo theksoi pa […]

Lexo më shumë

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Publikuar më 26.07.2024
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga folt...

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë. Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Sipas saj arsyet janë për shkak të një situate personale shëndetësore, duke ia bërë siç tha […]

Lexo më shumë

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Publikuar më 26.07.2024
Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokuro...

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen në fjalë Prokopisë së Posaçme. Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai […]

Lexo më shumë

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Publikuar më 26.07.2024
Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elek...

Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elektoral. Duke u përgatitur të votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor që fikson, ngurtëson, çimenton, privilegjon, bunkerizon, allçizon, betonizon, mumifikon, drejtuesit e partive që praktikisht në masën e një së tretës të kandidatëve për deputete, vetëmërohen si deputetë, pa pasur nevojë fare të marrin vota nga […]

Lexo më shumë

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Publikuar më 24.07.2024
Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuz...

Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, kërkojnë që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie. Po ashtu, mjekët kanë kërkuar që çështja ndaj tyre t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. […]

Lexo më shumë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Publikuar më 24.07.2024
Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit...

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda