×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Daja i 27-vjeçares tregon bisedën e fundit me mbesën: Më tha, o daj do të iki sërish në Kosovë

Daja i 27-vjeçares, gruas së re e cila u hodh nga kati i katërt i pallatit thotë se mbesa e tij ka qenë e martuar në Kosova, madje ka pasur edhe një vajzë të vogël.

Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë lidhje ka pasur mbesa e tij me 39-vjeçarin e arrestuar nga policia, ndërsa shprehet se e reja nuk ka pasur probleme me bashkëshortin, por vetëm debate te vogla familjare.

Mbesa ime ka jetuar në Kosove ka një vajzë të vogël dy vjeçe. Nuk ka pasur probleme me burrin, vetëm disa probleme të vogla familjare. Nuk kam informacion se çfarë lidhje ka pasur me 39 vjecarin. Nuk di çfarë të them. Kemi qeshur kemi luajtur. Kam ardhur i kam parë gocat, kemi qarë hallet familjare. Unë akuzoj personin në fjalë që është arrestuar, sepse 100% ai është. Nuk di çfarë të them. Ditën e enjte e kam parë për herë të fundit. Kemi dalë, kemi pirë kafe. Nuk ka shfaqur asnjë shenj. Vetëm thjesht o dajë do iki prapë në Kosove. I kam thënë mirë, shko. Është e martuar. Ka vajzën dy vjeçe. I shoqi ka ardhur dje. Të hidhesh nga kati i katër për atë plehrë…”, tha daja i te ndjerës per mikrofonin e News24.

Daja i 27-vjeçares dhe 39-vjeçari Altin Çoku

39-vjeçari Altin Çoku pretendon se ka qenë në lidhje intime me viktimën dhe se foton e kanë bërë në hotel dhe gjithashtu se publikimi i asaj fotoje i ka shkaktuar probleme dhe me bashkëshorten.

Mësohet se 27-vjeçarja ka qenë e martuar me një shqiptar të Kosovës, me të cilin ka patur dhe një fëmijë dhe ishte në proces divorci. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte njohur me Altin Çokun dhe kanë patur vetëm një takim bashkë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës, në rrugën “Teuta” në Kamëz. 27-vjeçarja u hodh nga kati i katërt i tarracës së banesës ku jetonte me qira dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ilir Meta kërkoi që të jetë në listën e hapur të Partisë së Lirisë: Pa sakrificë ekstreme nuk ka fitore madhështore! Mafia s’luftohet duke pritur dhurata nga qielli

Ilir Meta kërkoi që të jetë në listën e hapur të Partisë së Lirisë: Pa sakrificë ekstreme nuk ka fitore madhështore! Mafia s’luftohet duke pritur dhurata nga qielli

Publikuar më 11.03.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një dit...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një ditë pasi Kryesia e PL-së, vendosi që ai të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të qarkut të Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL-së thotë se pa sakrificë ekstreme nuk mund të ketë fitore madhështore. Mafia – thote […]

Lexo më shumë

Avokati i Erion Veliajt kërkon heqjen e “arrestit me burg”: Nuk ka rrezik të prishë provat dhe as të intimidojë dëshmitarët, masa duhet të shfuqizohet

Avokati i Erion Veliajt kërkon heqjen e “arrestit me burg”: Nuk ka rrezik të prishë provat dhe as të intimidojë dëshmitarët, masa duhet të shfuqizohet

Publikuar më 11.03.2025
Në Apelin e GJKKO do të zhvillohet seanca e ankimit të Erion...

Në Apelin e GJKKO do të zhvillohet seanca e ankimit të Erion Veliajt, i cili kërkon lirimin nga qelia. Media raporton se avokati i kryetarit të bashkisë, Ermir Beta ka kërkuar që masa ndaj Veliajt të shfuqizohet. “Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se avokati i Veliajt, Ermir Beta është duke bërë parashtrimet dhe […]

Lexo më shumë

Rama kundër Berishës: Protesta e bufit për TikTok-un, lajthitje e rrezikshme, mbyllja s’ka të bëjë fare me zgjedhjet

Rama kundër Berishës: Protesta e bufit për TikTok-un, lajthitje e rrezikshme, mbyllja s’ka të bëjë fare me zgjedhjet

Publikuar më 10.03.2025
Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi në Facebook,...

Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi në Facebook, ka adresuar vendimin për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, duke theksuar se kjo masë ka ardhur pas kërkesave të shumicës së prindërve dhe mësuesve në Këshillimin Kombëtar. Sipas tij, ky vendim nuk ka lidhje me lirinë e fjalës apo zgjedhjet, por me sigurinë e fëmijëve në internet. […]

Lexo më shumë

PD prezanton koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha: Përfaqëson shumicën absolute dhe elitën politike

PD prezanton koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha: Përfaqëson shumicën absolute dhe elitën politike

Publikuar më 10.03.2025
Partia Demokratike mbajti një takim ku u bë edhe prezantimi ...

Partia Demokratike mbajti një takim ku u bë edhe prezantimi i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se ky koalicion përfaqëson elitat politike dhe ka në përbërje sipas tij qendrestare, patriotë dhe ekspertë të shquar. “Nder i jashtëzakonshëm t’u drejtohem shqiptarëve bashkë me koalicionin […]

Lexo më shumë

New York Post: Amerikanët brohorasin patriotizmin e zjarrtë të Trump-it dhe i japin botës një mësim

New York Post: Amerikanët brohorasin patriotizmin e zjarrtë të Trump-it dhe i japin botës një mësim

Publikuar më 10.03.2025
Fjalimi i presidentit Trump para Kongresit të martën mbrëma ...

Fjalimi i presidentit Trump para Kongresit të martën mbrëma ishte një deklaratë e fuqishme për mandatin e tij të dytë dhe një spektakël politik mbresëlënës. Dhe çfarë ndryshimi që bën një fjalim. “Amerika është rikthyer,” tha ai. Ai e përsëriti këtë për më shumë se 90 minuta. Trump është në një mision për të “ringjallur […]

Lexo më shumë

“Një muaj në izolim…” Veliaj nga qelia: Lënia e Tiranës pa drejtim është “grusht” ndaj qytetit, punëve dhe votuesve. Më shumë do të them nesër në seancë

“Një muaj në izolim…” Veliaj nga qelia: Lënia e Tiranës pa drejtim është “grusht” ndaj qytetit, punëve dhe votuesve. Më shumë do të them nesër në seancë

Publikuar më 10.03.2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës, ndërsa ditën e sotme shënohet një muaj nga arrestimi i tij. Veliaj shprehet në postimin e tij në Facebook, se nesër do të zhvillohet seanca gjyqësore e radhës ndaj tij, ku shton se do të rikthehet për të mbrojtur veten dhe […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të Partisë Socialiste, bashkëshortja: Andisi ynë luftoi për jetën me forcë

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të Partisë Socialiste, bashkëshortja: Andisi ynë luftoi për jetën me forcë

Publikuar më 10.03.2025
ish-drejtori i KESH dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste pë...

ish-drejtori i KESH dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta në moshën 54- vjeçare, si pasojë e sëmundjes së kancerit, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante. Bashkëshortja e ish-deputeti, Suela Harasani ka ndarë me hidhërimin lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, […]

Lexo më shumë

Rama nuk vendos as veten në listën e sigurtë të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit: Kush ka qoftë edhe një mandat do të jetë në garë, të rinjtë do të jenë në listë të mbyllur

Rama nuk vendos as veten në listën e sigurtë të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit: Kush ka qoftë edhe një mandat do të jetë në garë, të rinjtë do të jenë në listë të mbyllur

Publikuar më 10.03.2025
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së,...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së, duke folur për zgjedhjet, tha se ai mund edhe mos të jetë fare në listën e kandidatëve për deputet. Rama theksoi se të gjithë deputetët që kanë qoftë edhe një mandat, do të jenë në fushë për të kërkuar vota. Sipas tij, të rinjtë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda