×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shteti del në terren për votat e vitit 2025, Rama cakton zonat e ministrave dhe drejtorëve, rikthen edhe ‘xhaketat e vjetra’ (Dokumenti)

Më të rinjtë kanë nisur bisedat e Shën Valentinit këtë periudhë. Për fermerët është ajo pjesë e stinës kur plehërohet toka. Opozitarët janë në protestë. Ndërsa Edi Rama ka nisur punën për mandatin e katërt.

Sipas një dokumenti të brendshëm të Partisë Socialiste dhe të siguruar nga Lapsi.al ministrave të qeverisë, zv-ministrave, deputetëve, kryetarit të bashkisë, drejtorëve dhe drejtuesve të institucioneve kryesore në Tiranë u janë caktuar tashmë zonat për të punuar për zgjedhjet e 2025.

Kuptohet se disa ministra janë drejtues politikë në qytete të tjera. Dihet tashmë se Belinda Balluku është caktuar drejtuese politike në Dibër, Taulant Balla në Lushnjë dhe Elisa Spiropali në Shkodër. Të tjerët, si më poshtë, janë përqëndruar në Tiranë.

“Xhaketat e vjetra”

Bie në sy rikthimi i Gramoz Ruçit dhe Namik Dokles si dy koordinatorë të PS në zgjedhjet e ardhshme. Të dy kishin dalë në pension politik prej vitesh. Vendimi për t’i rikthyer mund të duket e panatyrshme për një politikan si Rama që në vijën e parë preferon djem dhe vajza, jo vetëm të rinj, por edhe të estetikisht të pëlqyeshëm.

Por kësaj radhe, rikthimi i “xhaketave të vjetra” si Ruçi dhe Dokle mund të ketë një efekt amortizues, për të gjithë ata socialistë “të llahtarisur” nga aferat e korrupsionit dhe luksi i jetës së “rilindasve”, që prej 10 vitesh janë ulur në postet më të lakmuara të qeverisjes.

Për këtë, Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle janë caktuar të punojnë në mënyrë simbolike në një zonë të njësisë nr.2 në Tiranë.

Nga dokumenti i brendshëm i Partisë Socialiste që disponon Lapsi.al bie në sy, përfshirja e Fatmir Xhafajt në mesin e koordinatorëve të Tiranës, që është caktuar për të punuar në njësinë nr.2 në Tiranë. Edhe pse ka pasur fërkime të forta, Rama e ka kuptuar se është koha për t’i lënë pas krahëve inatet e vjetra dhe ta lërë të punojë për të ish-ministrin e brendshëm. Në fund të fundit, Xhafaj tregoi se mund të zgjidhej deputet edhe duke thyer herësin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Nuk ndodh kështu me Pandeli Majkon, të cilin Rama nuk e ka përfshirë në mesin e koordinatorëve të Tiranës.

Partia nuk e ka harruar Mimi Kodhelin. E mbetur pa asnjë post prej vitesh tashmë, Kodheli duhet të ndjehet me fat që janë kujtuar për të duke e caktuar koordinatore diku larg, në fshatrat Gosë dhe Lekaj të Kavajës.

Një ish tjetër të cilit Rama ia ka dhënë një shans është edhe Ditmir Bushati, që është ngarkuar të punojë në zonën nr.2 në Tiranë.

“Mishi i huaj në PS”

E vetmja ministre që nuk është ngarkuar të mbledhë vota në terren është Adea Pirdeni, e emëruar në detyrë pak kohë më parë. Të tjerët duhet të përshtaten nga jeta e burokracisë, tek ajo e partisë. Dhe këta janë shumë tashmë në qeveri.

Për shembull, Igli Hasani, ministri i ri i jashtëm do t’i duhet të dalë nga korridoret e diplomacië, të heqë kollaren dhe të gjejë gjuhën me banorët e Paskuqanit, aty ku e kanë caktuar për të mbledhur vota.

Një lloj eksperience socializimi me banorët e Golemit do ta ketë edhe Ministri i Financave, Ervin Mete. Nuk dihet se çfarë e lidh Ogerta Manastirliun me Rrogozhinën, por kjo është zona ku e ka caktuar partia ministren e Arsimit dhe të Sportit.

Nuk kish si të mungonte në listën e koordinatorëve të PS për zgjedhjet edhe Blendi Gonxhe që i kanë caktuar dy zona për t’u marrë. Një në njësinë nr.4 dhe një tjetër në njësinë nr.5 në zonën e ish-bllokut.

Më e pamëshirshme është treguar partia me Albana Koçiun, që është ngarkuar me një zonë në njësinë nr.2, një zonë në Ndroq dhe një tjetër në Kavajë. Kush kujton se nuk mbahen dy kunguj në një sqetull, duhet të shohë nga ministrja e shëndetësisë që në këtë rast po mban tre.

Një zonë në lagjen 1 ia kanë ngarkuar edhe Delina Ibrahimajt, ministre e shtetit për sipërmarrjen, por edhe kjo duket më shumë simbolike. Edhe pse ka vite tashmë në qeveri, Bora Muzhaqi nuk është shquar për krijimin e lidhjeve të forta me socialistët, ndaj edhe asaj i është caktuar një zonë në njësinë nr.9 sa për të larë gojën.

Në terren ka dalë edhe kryenegociatorja me Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, së cilës i është ngarkuar mbi supe të punojë për një zonë në njësinë nr.1 në Tiranë. Nuk mungon as ai që socialistët e konsiderojnë një ekspert të sondazheve dhe të përpunimit të të dhënave në zgjedhjes, si Arbian Mazniku, aktualisht ministër për pushtetin vendor. Maznikut do t’i duhet të punojë për të mbledhur votat e banorëve të Kasharit.

Erjon Veliaj në Kavajë

4 vite më parë, Erjon Veliaj u caktua drejtues politik për Tiranën. Me peshën e aferës së inceneratorit mbi supe, nuk dihet nëse do ta ketë sërish këtë pozicion. Megjithatë interesante është që Rama e ka dërguar si koordinator në një zonë të vështirë, si ajo e Kavajës, ku socialistët humbën në 14 Maj.

Pavarësisht përuljes dhe servilizmit që Veliaj shfaq rregullisht ndaj Ramës dallohet një lloj kënaqësie perverse për ta caktuar atë në një bastion demokratësh si Kavaja, por edhe si një detyrë që e largon nga zyra e tij në bashkinë e Tiranës.

Hamendësime janë hedhur vazhdimisht për ekuacionin Rama-Veliaj, megjithatë kush ka pritur ndonjë shenjë tjetër veç servilizmit në sjelljen e Veliajt ka dalë përherë i zhgënjyer. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhë marrëdhënia mes tyre deri në zgjedhjet e ardhshme.

Drejtorët e administratës

Në listë nuk mungojnë as drejtorët e mëdhenj të administratës, elefantë të aferave dhe të akuzave për korrupsion.

Në përshtypje të parë emra si Gent Gazheli, Admir Abrija, Afrim Qendro, Artan Lame etj janë nivel më i ulët politik se ministrat apo deputetët. Ndoshta nuk i thonë asgjë lexuesit të pavëmëndshëm të politikës, por në realitet këta janë njerëzit që kanë menaxhuar dhe menaxhojnë portofole të rënda në administratë.

Paratë që fitohen në dogana, tatime apo legalizime pronash janë një armë shumë e fuqishme në fushatë, që shpesh bëjnë diferencën në mbledhjen e votave përballë rivalëve politikë. Po ti shtosh këtu edhe ndikimin që kanë premtimet për rrogat në vendet e punës në administratë, dhënien e ndihmave sociale për familjet në nevojë, pagesat e kempit, shoqëruar nga orientimi i bizneseve të mëdha, duhet kuptuar se dokumenti i brendshëm që qarkullon në PS tregon se si i gjithë shteti pak nga pak do të marrë formën e një makinerie gjigande të mbledhjes së votave.

Shkopi me të cilin vinin kërcënimet për gjoba, taksa  më të rënda dhe ndëshkime policore do të shndërrohet ngadalë në një karrotë me tolerancë, amnisti dhe përkëdhelje të tjera për qytetarët. Sigurisht, deri ditën e zgjedhjeve të 2025.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Kryeprokurorja belge, Fransen: Krimi shqiptar po rritet, paratë i kalon nga Emiratet Arabe, ja si po veprojmë për sekuestrimin e tyre

Kryeprokurorja belge, Fransen: Krimi shqiptar po rritet, paratë i kalon nga Emiratet Arabe, ja si po veprojmë për sekuestrimin e tyre

Publikuar më 14.01.2025
Në një intervistë të rrallë, kryeprokurorja belge Ann Franse...

Në një intervistë të rrallë, kryeprokurorja belge Ann Fransen ka ndarë informacion në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me autoritetet shqiptare. Fransen ka theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke përmendur operacionet dhe hetimet e përbashkëta që synojnë goditjen e grupeve kriminale shqiptare që operojnë në Belgjikë dhe më gjerë, […]

Lexo më shumë

Instituti Ndërkombëtar Republikan: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve

Instituti Ndërkombëtar Republikan: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve

Publikuar më 14.01.2025
Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar An...

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend. Shumica e të anketuarve presin më shumë hetime dhe ndëshkime të politikanëve të korruptuar, për shkak se korrupsioni është për ta një ndër […]

Lexo më shumë

Deklaroi se pret të bashkohet me PS-në, Partia e Lirisë sulmon ashpër Endrit Brahimllarin: Sufllaqexhi që betoheshe për Metën, na kthe lekët!

Deklaroi se pret të bashkohet me PS-në, Partia e Lirisë sulmon ashpër Endrit Brahimllarin: Sufllaqexhi që betoheshe për Metën, na kthe lekët!

Publikuar më 13.01.2025
Endrit Braimllari ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do ...

Endrit Braimllari ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do të donte të kontribuonte në Partinë Socialiste dhe kampin e majtë. Ai njofton kështu divorcin përfundimtar me Partinë e Lirisë. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do të krijohen hapësirat e nevojshme, do preferoja të kontribuoj në një forcë të majtë si PS. Angazhimin në […]

Lexo më shumë

“Më kanë bërë dhunues, homoseksual e kriminel”, Rama akuzon Berishën: Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

“Më kanë bërë dhunues, homoseksual e kriminel”, Rama akuzon Berishën: Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

Publikuar më 13.01.2025
Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika ...

Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika të ashpra ndaj kreut të PD Sali Berisha. Rama tha se ndryshe nga se veprojnë kundërshtarët e tij politik, ai asnjëherë nuk është marrë me familjen e askujt. Kreu i qeverisë deklaroi se “katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje”. Rama paralajmëroi […]

Lexo më shumë

Ekzekutimi në sy të gruas i pronarit të mobilerisë në Tiranë, dyshohen konfliktet brenda rrethit familjar

Ekzekutimi në sy të gruas i pronarit të mobilerisë në Tiranë, dyshohen konfliktet brenda rrethit familjar

Publikuar më 13.01.2025
Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit B...

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje mbrëmë teksa ishte në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke […]

Lexo më shumë

Gazetari pranë PD-së denoncon te Berisha manipulimin e zgjedhjeve në degën 2 Tiranë, ku garonte bashkëshortja: U grabit posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET

Gazetari pranë PD-së denoncon te Berisha manipulimin e zgjedhjeve në degën 2 Tiranë, ku garonte bashkëshortja: U grabit posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET

Publikuar më 13.01.2025
Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar dje dhe sot, përmes stat...

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar dje dhe sot, përmes statuseve në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si farsën që po zhvillohet në zgjedhjet e brendshme të PD. Çollaku ka marrë për shembull zgjedhjet që po zhvillohen në njësinë 2 në Tiranë, e cila ka qenë e drejtuar nga bashkëshortja e tij, Irma Marku. Sipas […]

Lexo më shumë

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Publikuar më 10.01.2025
Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave R...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave RENEA në Astir, ku pas telefonatës së një vajze e cila pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona dhe se ishte mbyllur brenda në apartament, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë. Policia bën me dije se vajza është gjetur e vetme në apartament dhe nga […]

Lexo më shumë

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Publikuar më 09.01.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një in...

Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për Syri.net, nga burgu ku ndodhet prej mëse tre muajsh. *Z. Meta, dje ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?* […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda