
Ish – ministri Fatmir Mediu ka folur sot për mediat, pas paraqitjes në SPAK mbi tragjedinë e Gërdecit.
Ai u ka bërë thirrje dëshmitarëve të vijnë dhe të mbajnë qëndrim sa i përket punës që kanë kryer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të mos mbajnë pozicionin e heshtjes. Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
“Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj Procesi i demontimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen më fushën e veprimtarisë së Ministrisë.
Sa i përket vazhdimit të procesit, i bëj thirrje edhe njëherë që gjithsecili të vij dhe të mbajë qëndrimin sa i përket punës që ka kryer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të mos mbajnë pozicionin e heshtjes. Sepse me dëshmitë duhet të hidhen dritë. Do konsultohem me avokatët. Unë kam pritur mbi 16 që të pyetem nga prokuroria, por nuk ka denjuar të më pyesë mbi cështjen”, tha ai.
GJKKO relatoi se Ministria e Drejtësisë i hapi rrugë një letër porosie në SHBA për marrjen e një dëshmitari në pyetje. Letërporositë që drejtohen drejt SHBA duan kohë të procesohen.
Gjykata urdhërojë policinë të gjejë dëshmiraren Anjola Agolli sekretare e ish-ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, mbi mbishkrimin për Shkëlzen Berishën, shkresë që ka dalë nga kjo zyrë.
Gjykata ka kërkuar gjithashtu përsëritjen e fletethirrjes për Mihal Deljorgjin dhe Dritan Minxolli.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/