×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arben Ahmetaj dhe gruaja e dytë e tij, lobim 150 mijë dollarë në SHBA kundër akuzave të qeverisë shqiptare, zbulojnë adresën në Zvicër

Autoritetet shqiptare kanë nisur një hetim për korrupsionit ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka marrë shërbimet e konsulentëve amerikanë për të luftuar në Uashington.

Prism Group, një kompani e njohur lobimi në Shtetet e Bashkuara do të lobojë për llogari të Ahmetajt në Uashington.  

“Prism Group, në emër të klientit, Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, synon të angazhohet në aktivitetet politike për të edukuar politikëbërësit mbi akuzat e rreme kriminale të drejtuara ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë,” thuhet në marrëveshjen e nënshkruar mes Ahmetajt dhe Prism.

Sipas dokumentave të depozituara në departamentin e Drejtësisë në SHBA marrëveshja do të ketë një afat prej 6 muajsh nga 15 janari deri në 15 korrik të këtij viti.

Në këmbim Ahmetaj së bashku me familjarët e tij do të paguajnë në total 150 mijë dollarë për shërbimet e kompanisë amerikane të lobimit, nga të cilat 50 mijë menjehërë, ndërsa pjesa tjetër me këstë mujore.  

Shërbimet

Sipas tekstit, kompania amerikane do të kryejë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Ahmetajt:

  • Këshilla për të drejtat ligjore, politike dhe njerëzore të Klientit dhe shkeljet e këtyre të drejtave nga qeveria dhe aktorët politikë në Shqipëri;
  • Lobim drejtpërdrejt në Qeverinë e SHBA-së (departamentet dhe agjencitë e degës ekzekutive federale dhe Kongresin) për çështjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri, përfshirë programet e ndihmës së huaj, korrupsionin zyrtar, mbështetje ekonomike dhe tregtare, ndihmë ligjore dhe drejtësie, dhe partneritete të ndryshme rajonale;
  • Do të zhvillojë marrëdhënie me aktorë të tjerë të interesuar për të mbështetur qëllimet e këtij projekti.
  • Do të kryejë takime të rregullta javore (dhe përditësime me shkrim) me Klientët për t’i informuar ata për aktivitetet e Kompanisë në lidhje me to

“Grupi Prism parashikon kontaktimin e elementëve të degës ekzekutive dhe legjislative të qeverisë së SHBA-së në zbatimin e kësaj marrëveshjeje,” thuhet në dokumentin e depozituar në FARA.

Marrëveshja mes tij dhe lobistit amerikan Edward Stewart është nënshkruar në 25 janar të këtij viti, teksa në të thuhet se lobisti do të ofrojë shërbime për çështjet publike për Ahmetajn dhe partneren e tij.

Në këtë rast, Ahmetaj nuk është treguar i kujdesshëm pasi ka zbuluar edhe vendndodhjen e tij.

Në kontratën 150 mijë dollarë që ai ka firmosur me lobistin amerikan, ka zbuluar edhe vendin ku po jeton aktualisht.

Në kontratë shkruhet se Ahmetaj jeton në “Viale Stefano Franscini 11 6900 Lugano, Switzerland”.

Ish-numri dy i qeverisë jeton në Zvicër, më konkretisht në Lugano, ndonëse është në kërkim.

Gafa e Arben Ahmetajt me kontratën e lobimit, zbulon banesën ku jeton

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Publikuar më 13.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës...

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës për t’u takuar me nënkryetarët. Kjo është hera e tretë që kreu i qeverisë shkon në institucionin vendor pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt në zyrën e tij me urdhër të SPAK. Pas arrestimit, kryebashkiaku Veliaj i kaloi firmën nënkryetares Anuela […]

Lexo më shumë

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

Publikuar më 12.02.2025
Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola...

Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola Xoxën!  Ky është vendimi i gjyqtarit Erjon Bani pas 2 orëve në dhomën e këshillimit. Asaj i është ndaluar edhe dalja jashtë vendit. Masat e tjera të sigurisë për biznesmenët nuk kanë ndryshuar.  REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E […]

Lexo më shumë

Meta sulmon ashpër Ramën: Sot kontrolluan qelinë 5 ndërsa haja bukë, janë shkelur hapur ligjet dhe të drejtat e njeriut

Meta sulmon ashpër Ramën: Sot kontrolluan qelinë 5 ndërsa haja bukë, janë shkelur hapur ligjet dhe të drejtat e njeriut

Publikuar më 12.02.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në adresë...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në adresë të tij janë bërë presione, që ai i quan ordinere. Sipas Metës, këto presione janë bërë nga administrata e institucionit ku ndodhet ne paraburgim! “Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë Nr.5, i cili sot në orën 09:20 po hante mëngjes dhe po dëgjonte […]

Lexo më shumë

Rama akuzon si ekstremist të djathtë gjyqtarin që firmosi arrestimin e Veliajt dhe i drejtohet SPAK: Mos guxoni të më merrni telefonin!

Rama akuzon si ekstremist të djathtë gjyqtarin që firmosi arrestimin e Veliajt dhe i drejtohet SPAK: Mos guxoni të më merrni telefonin!

Publikuar më 12.02.2025
Kryeministri Rama ka sulmuar direkt gjykatësin Erjon Bani, q...

Kryeministri Rama ka sulmuar direkt gjykatësin Erjon Bani, që firmosi arrestimin e Erjon Veliajt të dielën në mbrëmje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama lexoi një mesazh nga një person të cilit nuk ia përmendi emrin, duke thënë se gjykatësi që firmosi arrestimin e Veliajt ishte zgjedhur enkas nga prokurorët dhe se […]

Lexo më shumë

Shpërngulja e palestinezëve nga Gaza edhe në Shqipëri, si e pranon presidenti Trump dhe mohimi nga kryeministri Rama

Shpërngulja e palestinezëve nga Gaza edhe në Shqipëri, si e pranon presidenti Trump dhe mohimi nga kryeministri Rama

Publikuar më 12.02.2025
Presidenti i SHBA, Donald Trump konfirmoi se Shqipëria është...

Presidenti i SHBA, Donald Trump konfirmoi se Shqipëria është një nga destinacionet që po konsiderohet për të marrë palestinezë, si pjesë e planit që ai ka për ta shndërruar Gazën në një resort gjigand turistik, pasi ta ketë “pastruar” rripin e tokës nga palestinezët. Deklarata u bë pas një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, […]

Lexo më shumë

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Publikuar më 12.02.2025
Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e de...

Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e deputetes së PS, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka detyruar kreun e socialisteve Edi Rama që të zhvillojë një dëgjese me grupin parlamentar. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama dhe se tashmë PS nuk do të heshtë për […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump ...

Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump Presidenti amerikan Trump ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës, nëse territori do të merret në dorë nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërim i cili është bërë nga vetë republikani, duke theksuar se […]

Lexo më shumë

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit...

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit për 105-vjetorin e Tiranës u shpreh ndër të tjera se arrestimi i Erion Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normale. Kryeministri tha se ‘nuk ka akuzë për Erionin dhe se atij iu ndalua të zbatojë kontratën me qytetarët’. ‘Ne deri më sot kemi zgjedhur të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda