×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tjetër rast i rëndë! Mbyllte në banesë gruan, e dhunonte dhe e mbikëqyrte me kamera, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë. Nëna e mbron: Gruaja, dashnor pas dashnori

Përsëritet historia në Tiranë. Policia ka bërë me dije se ditën e sotme një tjetër i ri është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se kishte mbyllur në banesë bashkëshorten, teksa e dhunonte vazhdimisht, dhe e monitoronte atë me kamera sigurie në mënyrë që të mos largohej.

Mësohet se në pranga është vënë 34-vjeçari Asqeri Mandri, banues në Kodër Institut, i cili siç mëson gazetari Igli Çelmeta, sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Asqeri Mandri

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, njofton policia.

Kamerat në shtëpi

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se pak ditë më parë u zbulua një tjetër rast i ngjashëm që tronditi opinion publik, ndërsa në pranga u vu i riu Jetnor Zhaboli.

Nëna mbron djalin

Nëna e 34-vjeçarit Asqeri Mandri ka folur për mediat, pas arrestimit të të birit, menjëherë pas denoncimit të bashkëshortes së tij, se e dhunonte dhe e mbante të izoluar në banesë, monitoruar nga kamera sigurie.

Ajo ka thënë se djali i saj nuk e ka dhunuar asnjëherë, teksa shton se nusja kishte disa lidhje jashtëmartesore, që i biri ia kishte falur. Për kamerat ajo thotë se i ka montuar i biri pasi ishte xheloz.

“Kjo e shtrënguar nuk ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Nëna djalin e dua me grua e fëmijë të jetë mirë… ajo arriti as rrogën nuk e dorëzoi. I la dhe fëmijët dhe iku në punë. Shkonte në punë, unë i bëja të gjitha punët në shtëpi. Çuni tha bëri tre gabime ia fala. Iku çuni jashtë shtetit, i dolën mendtë çunit. Ka 8-9 vjet e martuar. Djali nuk e ka dhunuar.

Djali u kthye, i thash mos se e pashë se çfarë po i bënte kjo. Gabime i kam parë sa të duash, i kam mbuluar dhe nuk u kam thënë as kësaj dhe as djalit. E kam parë duke bërë dhe video në krevat… telefonin nuk e hiqte nga telefoni. Dashnor pas dashnori… ma ka fut djalin kot në burg. E kishte pas denoncuar, e ka bërë me plan. Çuni i vuri kamerat, ishte xheloz”, ka deklaruar nëna e 34-vjeçarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

Publikuar më 06.09.2024
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimist në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke thënë se ky është shtatori i fundit që ata janë në opozitë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se rotacioni nuk do të vonojë dhe Partia Demokratike do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Publikuar më 05.09.2024
U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit...

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.  Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., […]

Lexo më shumë

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Publikuar më 05.09.2024
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pa...

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pas fjalës së kryetarit Sali Berisha mbi këtë vit elektoral, u publikua edhe lista e drejtuesve politikë për qarqe. Berisha në fjalën e tij tha se Rama ka shpallur fitore, fitoren e vjedhur dhe se problemi qe duhet zhgjidhur është vota e lirë. Dhe pë […]

Lexo më shumë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Publikuar më 05.09.2024
Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve t...

Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit në Shënavlash të Durrësit. “Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi […]

Lexo më shumë

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Publikuar më 05.09.2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau babanë me armë zjarri. Ai u ekzekutua nga djali Esmerald Balla dhe u hodh në pus. Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa […]

Lexo më shumë

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Publikuar më 04.09.2024
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trë...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Elton alias Bledar Trëndafili më datë 31 gusht. 45-vjeçari tentoi ta djegë për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur, për shkak se ai ishte […]

Lexo më shumë

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Publikuar më 02.09.2024
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kër...

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit, për lirimin nga burgu. Në dalje nga qelia e burgut, Beleri dha një deklaratë për mediat, ku tha se ai është fituesi i bashkisë së Himarës dhe mandati iu hoq pa të drejtë nga qeveria e kryeministrit Rama. “Pas 16 muajsh […]

Lexo më shumë

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Publikuar më 02.09.2024
Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi...

Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi jetën tragjikisht më 18 mars të vitit 2019. Shkak për vdekjen e ekselentit shqiptar ishte një drogë e cila iu dha nga shoku i tij, Paul Wiedmaier të cilin Denisi e quante dhe e besonte si vëlla. Atë mbrëmje, Preka ndodhej te shtëpia e Paul për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda