×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama premton 950 euro rrogë për mësuesit, josh emigrantët: Kafja në Gjermani është si lëng gështenjash, këtu e pi kafen në diell në ditë pune

Nga prezantimi i Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, kryeministri Edi Rama premtoi pagë mesatare 950 euro për mësuesit brenda pak muajsh.

‘Shpejt do të shkojnë mesatarisht 950 euro për të gjithë mësuesit brenda pak muajsh’- tha Rama.

Por, rritja e pagës nuk mjafton për të përmirësuar sistemin arsimor.  Kryeministri Edi Rama foli për një reformim të sistemit të pagave dhe sistemit të kualifikimeve profesionale për mësuesit.

“Duhet të reformojmë sistemin, me mekanizmin e rritjes së pagës, çdo 5 vjet si rezultat I vjetërsisë në punë, të ketë nivele të ndryshme sipas meritës, kontributit dhe kualifikimesh, na duhet një sistem I besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh.’- u shpreh Rama.

Rritja e pagave, për Ramën nuk po bëhen vetëm për të përmirësuar sistemin arsimor, por për mes tij, për të luftuar edhe largimin e njerëzve për të punuar në Evropë.

‘Ka nisur një luftë pa armë po shumë e egër për kapitalin njerëzor. Ne po bëjmë ekstra sforco që njerëzit të kenë paga e mos të kenë diskutim që të rrinë këtu apo të ikin, dhe gjithmonë u fus edhe një element tjetër te llogaritë, fus kafen. Të pish kafen në Gjermani që është si lëng gështenjash, ta pish vetëm e të paguash 5 euro biletën, ndërkohë që këtu e pi kafen në diell, edhe në ditë pune, është një llogari që duhet bërë.’- theksoi kreu i qeverisë.

Po ashtu kryeministri Rama kërkoi më shumë fonde nga organizatat për arsimin.

‘Padiskutim ADF-në e kemi një partner të rëndësishëm, shpresoj që ADF-ja e cila ka bërë disa partneritete me sukses të padiskutueshëm të marri shembull nga qeveria shqiptare dhe të hapë më shumë portofolin pasi kanë akoma më shumë në portofolin e tyre.  Ka pas ndihmuar shumë më tepër Soros kur ishin në pushtet ata që sot e mallkojnë, sot më pak, po sidoqoftë në mënyrë të qëndrueshme dhe të arsyeshme.’- tha Rama.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu foli për të rejat e këtij program kombëtar. Portofol digital për mësuesit ku do të regjistrohen kreditet e trajnimit të mësuesit dhe jo vetëm. Parashikohet dhe role të reja në shkollë, një prej tyre do të jetë mësuesi mentor.

‘Brenda shkollës do të ketë mësues mentor I cili do I dedikohet tërësisht profesionalizmit të mësuesve dhe fuqizimin e kolegëve të tij. Synojmë të formohet rrjeti i mentorëve dhe lidershipit të shkollës” tha ministrja Manastirlu.

Përgjatë prezantimit të Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që është një program në kuadër të Shqipëria 2030 me fokus teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, edhe te mësimdhënia, kryeministri Rama tha se do të vazhdojë shtrirja e digjitalizimit dhe laboratorëve smart në shkolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

Publikuar më 06.09.2024
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimist në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke thënë se ky është shtatori i fundit që ata janë në opozitë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se rotacioni nuk do të vonojë dhe Partia Demokratike do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Publikuar më 05.09.2024
U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit...

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.  Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., […]

Lexo më shumë

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Publikuar më 05.09.2024
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pa...

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pas fjalës së kryetarit Sali Berisha mbi këtë vit elektoral, u publikua edhe lista e drejtuesve politikë për qarqe. Berisha në fjalën e tij tha se Rama ka shpallur fitore, fitoren e vjedhur dhe se problemi qe duhet zhgjidhur është vota e lirë. Dhe pë […]

Lexo më shumë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Publikuar më 05.09.2024
Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve t...

Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit në Shënavlash të Durrësit. “Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi […]

Lexo më shumë

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Publikuar më 05.09.2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau babanë me armë zjarri. Ai u ekzekutua nga djali Esmerald Balla dhe u hodh në pus. Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa […]

Lexo më shumë

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Publikuar më 04.09.2024
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trë...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Elton alias Bledar Trëndafili më datë 31 gusht. 45-vjeçari tentoi ta djegë për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur, për shkak se ai ishte […]

Lexo më shumë

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Publikuar më 02.09.2024
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kër...

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit, për lirimin nga burgu. Në dalje nga qelia e burgut, Beleri dha një deklaratë për mediat, ku tha se ai është fituesi i bashkisë së Himarës dhe mandati iu hoq pa të drejtë nga qeveria e kryeministrit Rama. “Pas 16 muajsh […]

Lexo më shumë

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Publikuar më 02.09.2024
Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi...

Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi jetën tragjikisht më 18 mars të vitit 2019. Shkak për vdekjen e ekselentit shqiptar ishte një drogë e cila iu dha nga shoku i tij, Paul Wiedmaier të cilin Denisi e quante dhe e besonte si vëlla. Atë mbrëmje, Preka ndodhej te shtëpia e Paul për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda