×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘S’e kam denoncuar, e dua, kemi 15 vite bashkë’, zbulohet dëshmia e gruas së 35-vjeçarit që ‘burgosi’ familjen: Ai ka nevojë për mjekim

Gjykata ka dhënë sot vendimin me 20 ditë burg për Jetnor Zhabollin, i cili u u arrestua pasi mbajti të burgosur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën. Para trupit gjykues, Zhabolli deklaroi se arsyeja e veprimeve të tij ishte frika për fëmijët dhe se gjithçka e bëri për të mbrojtur familjarët.

“Gjithçka e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi pasi kisha frikë për ta”, tha ai.

Dëshmia e bashkëshortes

Një qytetar, pati vënë në lëvizje policinë. Shumë shkurt, ai sinjalizoi në sallën operative se në një banesë pranë xhamisë se Selitës kishte një konflikt.

Kur patrulla e Përgjithshme mbërriti në adresën e dhënë, gjeti të mbyllur me çelës, një vajzë të vogël, nënën dhe gjyshen e saj.

Historia që do të rrëfenin me pas të treja ato ishte tronditëse edhe për vetë policinë. Gruaja të cilën do ta identifikoj me shkronjën E., në prani të psikologut tha se “prej një viti e gjysmë jetoj si në burg”.

“Jam dhunuar dhe jetoj si te isha në burg, por nuk e kam kallëzuar burrin, pasi unë e dua atë”.
E., ishte njohur me Jetnor Zhabolin 15 vite më parë, kur të dy ishin studentë. U dashuruan dhe nuk hezituan, por vendosën të nisin jetën sëbashku. Sollën në jetë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Gjithçka shkonte më së miri, deri ditën kur Jetnori, tashmë 35-vjeçar filloj të “dëgjonte zëra”. Shfaqi shenjat e para të xhelozisë për E. Mes çiftit nisën konfliktet e para. Jetnori nisi ta kontrollonte E., në çdo lëvizje. Montoi kamera në të gjithë shtëpinë.

“Kam një vit e gjysmë që jetoj në shtëpi e monitoruar nga kamera. Nuk dal dot vetëm. Jetnori më mban të izoluar në banesë. Ka kamera të lëvizshme në banesë, ka bllokues valësh. Kamerat e lëvizshme, ai mi vë tek komodina e dhomës dhe kur fle gjumë jam e monitoruar, jam e kontrolluar cdo moment. Më ka hequr telefonin”, iu tha E., hetuesve në gjendje të rënduar psikologjike.

Edhe në momentin kur policia trokiti në derën e familjes Zhaboli, vajza e mitur dhe 2 gratë, gruaja dhe nëna e Jetnorit nuk mundeshin të dilnin nga izolimi.

“Ne nuk kemi çelës”, iu thanë oficerëve. Jetnori e kishte mbyllur derën nga jashtë dhe ishte larguar për të cuar në kopësht djalin e vogël.

E., kishte humbur ndërkohë edhe kontaktet me familjen e saj.

“Gjatë kësaj kohe unë nuk di asgjë për familjen time, pasi ai më ka ndërprerë komunikimet”, tha ajo mes lotësh.

“Nuk kam asnjë dokument identifikimi, pasi mi ka marrë Jetnori. Këtë tmerr e përjetoj prej një viti e gjysmë dhe nuk mundem më”- shtoi më tej ajo.

Gruaja tha për hetuesit, se ai nuk kishte qenë asnjëherë më parë i dënuar, as përdorues lëndësh narkotike dhe nuk gjente shpjegim sesi kishte përfunduar në këtë pikë. Jetnori nuk pranonte as të kurohej, sepse nuk pranonte se ishte sëmurë.

“Ai nuk merr medikamente, pasi asnjëherë nuk ka pranuar se ka probleme shëndetësore”, tha E.
Nëna e Zhabolit doli në krah të nuses së djalit. Ajo tha se E., është një grua e jashtëzakonshme dhe se i biri që kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, e kishte izoluar dhe e dhunonte.

“Për E. nuk kam asnjë ankesë. Është e rregullt, besnike. Prej më shumë se një viti Jetnori ka filluar me probleme shëndetësore emocionale, dhe mendore mund ta themi. Ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në muret e banesës, përgjime. Për këtë shkak ka bërë kontrolle me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dalë gjë. Jetnori ka probleme, pasi në banesë nuk ka zhurma, janë sajesa të tij. E kam djalë, pikën time të dobët, por duhet ta pranoj më keqardhje se Jetnori ka probleme emocionale, që mund te shkojnë edhe mendore”.

“Është xheloz për gruan. Ajo është shembullore dhe Jetnorit ja bën sëmundja”, shtoi mes lotësh nëna e 35-vjeçarit.
Shumëkush mund të thotë, përse nuk e kuruan, përse se denoncuan. Do duhej të ishte denoncuar, por problemet e shëndetit mendor, fillimisht janë të vështira për tu kuptuar, e kalvari që vjen me pas është rraskapitës. Aq rraskapitës sa E,. kishte menduar edhe vetëvrasjen.

Letrat e lamtumirës

Djali që dikur deshi e vazhdonte ta donte pa kushte, ishte shndërruar në një dhunues, paranojak, por E., duket se ishte e pafuqishme për ta ndihmuar dhe në fund ishte dorëzuar. Në ditët e burgosjes së saj, mendoi vetëvrasjen. Shkroi disa letra lamtumire, të cilat po ashtu ja sekuestroi Jetnori.

Njëra nga letrat ju drejtohej fëmijëve. “Më falni, smund të shkruaj shumë. Babi, nëna, gjyshi, halla, daja, do tju flasin shumë për mamin. Do ju dua shumë edhe pse po ju lë”, thuhet në letër.

Në letrën e dytë drejtuar familjes E., iu lutet atyre të kujdesen për fëmijët e saj.

“Më falni mos ndjeni turp për mua, s’ju turpërova kurrë. Faleminderit për gjithçka. Nori (Jetnorit të shoqit) të dua shumë. Ky ishte gabimi im. Ju dua shumë dhe nëse më doni ju lë amanet fëmijët. Dujeni shumë njëri-tjetrin të gjithë. Asnjë ska faj për fundin tim. Nuk e përballoj këtë stress”, shkruhet në letrën e dytë. E., pa asnjë faj, ishte viktimë, por ndjehej edhe fajtore. Sot, ajo është duke u trajtuar, por fakti që ka kaluar traumë të thellë rruga e rehabilitimit do të jetë e gjatë. Për fat, E., u shpëtua, falë një njeriu vigjilent dhe qytetari që di të denoncojë krimin e padrejtësinë, por sa E., të tjera mund të ketë në rrezik?

Fëmijë të rritur nën terror

“Shkojmë në shkollë me babin e mamin. Babi i bërtet mamit pa arsye. E godet atë. Babi e akuzon mamin se flet me muret e shtëpisë. Babi i thotë mamit se ajo flet me muret e shtëpisë dhe i ka vënë mamit kamera të koka e krevatit. Babi thotë se mami dëgjon zhurma, por zhurma nuk ka. Ai e ka mbushur shtëpinë me kamera, ja ka vënë kameran mamit te koka e krevatit. E kontrollon gjithë kohës”, rrëfen vajza e mitur në praninë e psikologut.

Ajo thotë mes lotësh “kam parë babin që rreh mamin, por ajo nuk është ankuar asnjëherë, se e mbron babin”.
Vajza i tha psikologes se ndihej mirë që po e tregonte historinë e tyre. Ndërsa shpjegon se ka qarë shumë në shkollë, por nuk ka treguar për problemet që kishin. “Nuk ndihem mirë në pranin e babit, se ai është gjithmonë me nerva. Ndihem mirë vetëm me mamin. Mami e do shumë babin. Dua që babi të mjekohet dhe të jetoj me të, vëllain, mamin e gjyshen”, shprehet më tej vajza. Ajo iu kërkon hetuesve të mos i tregojnë babit për gjërat që iu rrëfeu atyre. Është vetëm 9 vjeç. Një fëmijë i rritur me trauma.

Problemet e shëndetit mendor

Në Shqipëri flitet pak për problemet e shëndetit mendor. Familjarët kanë turp të pranojnë se një i afërm i tyre është prekur nga probleme të tilla. Këta persona stigmatizohen. Shihen me sy ndryshe në shoqëri. Mikesha ime pati kurajon të fliste herët. Doli mbi të gjithë dhe e kam vlerësuar këtë e jam përpjekur modestisht ti qëndroj pranë. Por sot, ngjarja e Jetnorit duhet të na bëjë të reflektojmë. Të mos heshtim. Këta njerëz duhen mjekuar. Sepse ndryshe do të jetë shumë vonë. Do shndërrohen së pari në vrasës të familjarëve të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Parashqevi Simaku shfaqet sërish në rrugët e New York-ut: Kam harruar të flas shqip, nuk komunikoj prej vitesh (VIDEO)

Parashqevi Simaku shfaqet sërish në rrugët e New York-ut: Kam harruar të flas shqip, nuk komunikoj prej vitesh (VIDEO)

Publikuar më 15.12.2024
Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja...

Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqej në rrugë ku merrte ndihma, një tjetër video është publike. Këngëtarja që prej vitesh jeton në SHBA, shfaqet teksa ajo bisedon me një grua tjetër shqiptare. Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikom vetëm në anglisht. “E kam më […]

Lexo më shumë

Gazetari në SHBA tregon bisedën me Agim Krajkën për Parashqevi Simakun: E kërkova në grupin tim, mu ankua se e keqtrajtonte bashkëshorti dhe donte ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

Gazetari në SHBA tregon bisedën me Agim Krajkën për Parashqevi Simakun: E kërkova në grupin tim, mu ankua se e keqtrajtonte bashkëshorti dhe donte ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

Publikuar më 14.12.2024
Gazetari Adriatik Riza Dosti që jeton në SHBA ka n...

Gazetari Adriatik Riza Dosti që jeton në SHBA ka ndarë një status në Facebook ku flet për këngëtaren Parashqevi Simaku. Historia e kësaj të fundit ka tronditur jo pak opinionin publik, pas një videoje të publikuar në një media amerikane ku  një grua që dyshohet për Simakun në Nju Jork merr ndihma si njeri në nevojë. Dosti tregon se […]

Lexo më shumë

Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës dhe nga 1 janari aboneja falas për pensionistët

Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës dhe nga 1 janari aboneja falas për pensionistët

Publikuar më 14.12.2024
Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon ...

Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon trajtimit të nxënësve në shkollat publike të kryeqytetit. Ashtu si për shtresën e pensionistëve, të cilët nga 1 janari 2025 do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pjesën më të madhe të buxhetit për të rinjtë vitin tjetër […]

Lexo më shumë

Vrasja në Spitallë, flet vëllai i autorit: Na ra si bombë, u arratisëm për t’i ikur hakmarrjes

Vrasja në Spitallë, flet vëllai i autorit: Na ra si bombë, u arratisëm për t’i ikur hakmarrjes

Publikuar më 14.12.2024
Pas arrestimit të Majlind Habibit për vrasjen me dashje të B...

Pas arrestimit të Majlind Habibit për vrasjen me dashje të Branko Shkozës në Spitallë të Durrësit, situata e familjarëve të Habibit paraqitet kritike. Ata kanë mbyllur derën e shtëpisë dhe janë larguar nga frika e hakmarrjes. I frikësuar, Ilir Habibi, vëllai i të dyshuarit, është larguar nga Durrësi së bashku me familjen e tij. Ai […]

Lexo më shumë

U largua nga Shqipëria 3 dekada më parë dhe përfundoi e pastrehë në SHBA, Halil Kastrati dhe Behgjet Pacolli i ofrojnë një banesë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku

U largua nga Shqipëria 3 dekada më parë dhe përfundoi e pastrehë në SHBA, Halil Kastrati dhe Behgjet Pacolli i ofrojnë një banesë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku

Publikuar më 14.12.2024
Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri...

Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga harresa. Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, në vitet e fundit, derisa një video e ripostuar në rrjetet sociale ka […]

Lexo më shumë

“Rroga mesatare do të jetë 1200 euro”/ Premtimi i Sali Berishës: Në qeverisjen e ardhshme, shqiptarët do të kenë pagat dhe pensionet më të larta në rajon

“Rroga mesatare do të jetë 1200 euro”/ Premtimi i Sali Berishës: Në qeverisjen e ardhshme, shqiptarët do të kenë pagat dhe pensionet më të larta në rajon

Publikuar më 14.12.2024
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me ardhjen e P...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me ardhjen e PD-së në pushtet rrogat mininale do të jenë 500 euro, ndërsa ato mesatare 1200 euro.Berisha garantoi qytetarët se do të kenë pagat dhe pensionet më të larta në rajon, duke shtuar se “s’mundet kurrë që pensionisti të paguajë energjinë elektrike me të njëjtin çmim që paguan […]

Lexo më shumë

Ministrja e Turizmit i bën thirrje biznesit të hotelerisë: Aplikoni për shezlone në plazh, 20 dhjetori është afati i fundit

Ministrja e Turizmit i bën thirrje biznesit të hotelerisë: Aplikoni për shezlone në plazh, 20 dhjetori është afati i fundit

Publikuar më 14.12.2024
Ministria e Turizmit ka njoftuar përmes një postimi në rrjet...

Ministria e Turizmit ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se 20 dhjetori do të jetë afati i fundit i aplikimeve për të gjithë subjektet që dëshirojnë të menaxhojnë stacione plazhi gjatë sezonit veror. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u bëri thirrje sot të gjithë subjekteve private që disponojnë struktura akomoduese pranë […]

Lexo më shumë

Sherr i dhunshëm në gjimnazin e Cakranit në Fier, 17-vjeçari godet me thikë nxënësin tjetër

Sherr i dhunshëm në gjimnazin e Cakranit në Fier, 17-vjeçari godet me thikë nxënësin tjetër

Publikuar më 13.12.2024
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në fshatin Cakran,...

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në fshatin Cakran, Fier, ku dy nxënës të shkollës së mesme “Mustafa Hoxha” u përfshinë në një konflikt të dhunshëm. Policia e Fierit bëri të ditur se rreth orës 08:30, gjatë një përleshje mes dy bashkëmoshatarëve, shtetasi B.D., 17 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin Y.Xh, i […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda