×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pas Rrugës së Kombit, qeveria do të bëjë edhe rrugën Tiranë-Durrës me pagesë (DOKUMENTI)

Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Kjo nuk është hera e parë që flitet se ky segment do të bëhet pjesë e rrugëve me pagesë por qeveria e ka pranuar këtë zyrtarisht në një dokument që mban datën 13 dhjetor 2023.

Konkretisht bëhet fjalë për një dokument të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe që lidhet me projektin e urave në vend që po mbështetet nga Banka Botërore dhe në një pjesë të veçantë të këtij dokumenti nënvizohet edhe një paragraf për autostradën Tiranë-Durrës.

Në termat e referencës së procedurës vlerësimi i dizajnit (projektit) dhe mbikëqyrja e punimeve për Urën e Beshirit që ndodhet në aksin Tiranë-Ndroq-Plepa nënvizohet se ky aks do të përmirësohet si një mundësi alternative kundrejt audostradës që do të jetë me pagesë.

“Në aspektin gjeografik, pjesa rrugore Tiranë – Ndroq – Plepa, ndodhet në pjesën e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë, në rrethin e Tiranës dhe Durrësit. Duke ndjekur zhvillimet në autostradën e shpejtë Tiranë-Durrës rrugë përdoret herë pas here kur ka bllokime në autostradë ose kur përdoruesit e rrugës kanë nevojë për një pamje panoramike të shoqëruar me shumë pika agroturizmi përgjatë rrugës.

Autostrada Tiranë-Durrës është korridori kryesor ekonomik i vendit që lidh kryeqytetin me portin kryesor, Durrësin dhe nga veriu në jug. Rreth 40 për qind e popullsisë së vendit jeton në këtë segment. Përmirësimi i planifikuar i autostradës aktuale ndërmjet Tiranës dhe Durrësit do të përfshijnë një sistem pagese, ndaj duhet të ofrohet një rrugë alternative . Për këtë qëllim rruga që lidh dy qytetet përmes Ndroqit dhe Plepave duhet të zgjerohet” thuhet në dokumentin e ARRSH.

I njëjti argumenton se ndërtimi i Korridorit Adriatiko-Jonian përfshin një autostradë të re nga Vora për në Ndroq, dhe do të tërheqë trafik të konsiderueshëm që vjen nga Veriu i Shqipërisë dhe nga Tirana. Në situatën aktuale, këto udhëtime duhen bërë përmes Durrësit, por kjo autostradë e re do të duhet të plotësohet me një përmirësim të segmentit Tiranë-Ndroq për shkak të flukseve Tiranë-Rrogozhinë që do të përdorin më pas atë segment.

“Rruga SH56, Tiranë – Ndroq – Plepa, përfaqëson një rrugë të rëndësishme me potencial të lartë ngarkese trafiku. Rruga lidh Tiranën me bregdetin e Adriatikut dhe funksionimi i dobët i saj zvogëlon ngarkesën e trafikut dhe bën që autostrada SH2 të ketë një ngarkesë të shtuar të trafikut. Rëndësia e kësaj rruge lidhet edhe me faktin që ajo mund të shërbejë si rrugë rezerve në rast se SH2 pëson ndonjë dëmtim. Rruga ekzistuese dhe ajo e rikonstruktuar (SH2 dhe SH56) ndodhen në zonën me rrezikshmëri të lartë nga rreziqet natyrore, veçanërisht nga përmbytjet, me një vlerësim vjetor të dëmeve prej 13 milion Euro” thuhet në dokument.

Kështu duke ju referuar gjendjes aktuale të rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa thuhet ajo ka dëmtime të dëmtime të konsiderueshme, si në rrugë ashtu edhe në urat që janë pjesë e saj dhe ka nevojë për riparime urgjente.

“Është planifikuar rehabilitimi i rrugës SH56 dhe në pjesën më të madhe, duhet të bëhen riparime në seksionet ekzistuese rrugore. Megjithatë, në disa seksione nevojiten përmirësime të konsiderueshme në shtrirjen ekzistuese përgjatë gjurmës së rrugës për të përmbushur standardet rrugore të projektuara. Nga ana tjetër, kjo kërkon ndërhyrje në urat dhe tombino përgjatë segmentit rrugor të tilla si rehabilitimi, përmirësimi ose ndërtimi i një ure të re në një vend të ri” nënvizon ARRSH. /Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Arrestohet “I forti” i Dobraçit. Si u kthyen në armiq 2 fiset e njohura në Shkodër, Bajri dhe Lici. Nga hyrje-daljet familjare te saga kriminale me 15 të vrarë

Arrestohet “I forti” i Dobraçit. Si u kthyen në armiq 2 fiset e njohura në Shkodër, Bajri dhe Lici. Nga hyrje-daljet familjare te saga kriminale me 15 të vrarë

Publikuar më 21.02.2025
Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të dyshuar për planif...

Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të dyshuar për planifikimin dhe organizimin e vrasjes së Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, kanë mbetur në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkoi që të dyshuarit të […]

Lexo më shumë

Në muajin e parë të presidentit Trump 37,660 emigrantë u dëbuan nga SHBA, ndërsa 57 mijë gjatë presidencës së Biden

Në muajin e parë të presidentit Trump 37,660 emigrantë u dëbuan nga SHBA, ndërsa 57 mijë gjatë presidencës së Biden

Publikuar më 21.02.2025
Presidenti amerikan Donald Trump deportoi 37,660 persona gja...

Presidenti amerikan Donald Trump deportoi 37,660 persona gjatë muajit të parë të presidencës së tij, sipas të dhënave të papublikuara më parë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, shumë më pak se 57,000, mesatarisht, që u kthyen në vendin e tyre gjatë vitit të fundit të paraardhësit të tij, Joe Biden, në detyrë. Një zyrtar i […]

Lexo më shumë

Rama thotë se është denoncuar dy herë nga opozita për bonuset e pensionistëve: Krime të tilla kam ndërmend të kryej akoma, pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë Berishës më 11 Maj

Rama thotë se është denoncuar dy herë nga opozita për bonuset e pensionistëve: Krime të tilla kam ndërmend të kryej akoma, pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë Berishës më 11 Maj

Publikuar më 21.02.2025
Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar përmes një reagimi në rrje...

Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar përmes një reagimi në rrjetet sociale, se është denoncuar dy herë nga opozita për krime zgjedhore. Rama ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka cilësuar takimin e kreut të qeverisë me punonjësit e Bashkisë Tiranë si një shkelje të rëndë të ligjit elektoral si dhe […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Publikuar më 20.02.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha votat e rregullta për subjektet politike, ndërkaq po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë. Së fundmi KQZ ka filluar publikimin e numrit të votave të kandidatëve të secilit subjekt politik. E nga numërimi i mbi 90% të votave për kandidatë, kandidati më i […]

Lexo më shumë

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Publikuar më 20.02.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi d...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë. Ai vendosi që t’i qëndronte të njëjtit opinion ashtu sikurse kishte pohuar muaj më parë, që ky proces i cili prej shumë nga demokratët cilësohet si jetik, […]

Lexo më shumë

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Publikuar më 20.02.2025
Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet ...

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet e 11 majit duke i quajtur të fituara. Rama: Jemi në sy m’sy këtu së bashku dhe po e filloj me një ritheksim nga dita e djeshme sepse më kishin kapur në fjalë që nuk u dha bonusi i pranverës për pensionistët, doli gënjeshtër etj dhe publikova në […]

Lexo më shumë

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Publikuar më 20.02.2025
Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ...

Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkaktuar shqetësim global. CNN ka publikuar një analizë përmes së cilës rendit arsye se pse “fituesi i vetëm në këtë debat është Rusia “. Pyetja që parashtrohet është nëse përplasjet midis dy liderëve do të shkatërrojnë shpresat për paqe në Ukrainë […]

Lexo më shumë

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do të hetojnë krimet zgjedhore, Rama del kundër: Urojmë të jetë lajthitje, s’mund të survejohen partitë politike në fushatë

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do të hetojnë krimet zgjedhore, Rama del kundër: Urojmë të jetë lajthitje, s’mund të survejohen partitë politike në fushatë

Publikuar më 20.02.2025
“S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore”...

“S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore”, u shpreh kryeministri Edi Rama një ditë pasi SPAK dhe Prokuroria e Tiranës njoftuan ngritjen e seksioneve të posaçme “për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira”. “Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet”, theksoi kryeministri gjatë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda