×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Raporti i KE-së: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar

Raporti për cilësinë e jetës në qytetet europiane publikuar nga Komisioni Europian e rendit kryeqytetin e Shqipërisë në fund të listës për cilësinë e jetës, bazuar në një survejim në perceptimin e banorëve.

Syrvejimi përfshiu 83 qytete, kryesisht të vendeve të Bashkimit Europian, kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, Islandën dhe Turqinë, ku qytetarët u pyetur sa të kënaqur janë me jetën në qytetin ku banonin bazuar mbi disa kritere si infrastruktura, mundësitë e punësimit, mjedisi, etj..

Tirana renditet në 10 qytetet më të këqija për kënaqësinë e të jetuarit, ku vetëm 66 për qind e të pyeturve janë përgjigjur pozitivisht.  Kryeqyteti shqiptar është në fund të listës me Stambollin, Athinën dhe Palermon.

“Qytetet në Ballkanin Perëndimor dhe Turqia kanë përqindjet më të ulëta (65% dhe 74%, respektivisht), ndërsa ato në vendet e EFTA-s dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë përqindjet më të larta (87%)”- thuhet në raport.

Survejimi nxjerr përfundime në perceptimin e banorëve për nivelin e jetetës për grupime të ndryshme shoqërore si familjet me fëmijë, të moshuarit, emigrantët dhe për komunitetin LGBTQ.

Kryeqyteti shqiptar perfomoi keq për të gjithë këto grupime në krahasim me qytetet e BE-së, duke u renditur në vend të parafundit për cilësinë e jetës për familjet me fëmijë të vegjël dhe po ashtu për komunitetin LGBTQ ka lënë pas vetëm një qytet në Turqi.

Sipas raportit, shumë çështje që lidhen me cilësinë e jetës si, kostot e strehimit, ajri i pastër, jeta kulturore, transporti, mundësitë e punësimit, siguria, etj., varen nga vendi ku një person jeton dhe kjo është arsyeja pse vendi ku jetojnë njerëzit ndikon në cilësinë e jetës së tyre.

Njerëzit u pyetën për kënaqësinë e të jetuarit me një sërë karakteristikash të jetës në qytet, të tilla si gjithëpërfshirja, vetmia, punësimi, siguria, strehimi, mjedisi, transporti, kultura, shërbimet e qytetit dhe korrupsioni.

Zyrihu i Zvicrës është qyteti më i mirë për të jetuar sipas anketës me rreth 97% të banorëve të kënaqur me jetesën në këtë qytet, i ndjekur nga Kopenhagen, Danimarkë dhe Groningen, Holandë.

Anketa është kryer nga IPSOS me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politika Rajonale dhe Urbane midis janarit dhe prillit 2023. Ai përfshin qytete në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe qytete në ShqipëriIslandë, Mali i Zi, Norvegjia, Maqedonia e Veriut, SerbiaZvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Elisa Ferreira, Komisionere për Kohezionin dhe Reformat, në hyrje të raportit, vlerëson perceptimin pozitiv për cilësinë e jetës në qytetet e vendeve të BE-së, ku 9 nga 10 persona janë të kënaqur me jetesës në qytetet e tyre.

Por ajo shton se “ka ende punë për të bërë”në rritjen e cilësisë së jetës dhe se, “ka ende një hendek veri/jug, me kënaqësinë më të ulët të raportuar në Jug – dhe veçanërisht në qytetet e anketimit jashtë BE-së”.

Ajo rendit 3 faktor kyç që ndikojnë në këtë perceptim, si mundësitë e punësimit, shërbimet publike duke nisur me transportin, shkollat, spitalet, etj., dhe numri i popullsisë, pasi qytete të vogla shfaqen më mirë në listë. /Reporter.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ministri Gonxhja: Janë shpërndarë 19,566, ja ku mund të tërhiqet

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ministri Gonxhja: Janë shpërndarë 19,566, ja ku mund të tërhiqet

Publikuar më 02.12.2024
Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundiviti për pensionistët...

Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundiviti për pensionistët nga 100 deri 150 € në varësi të shumës totale të pensionit. Bonusi mund të tërhiqet bashkë me pensionin dhe afati për ta marrë është deri në qershor 2025. Bonus do të marrin të gjithë 724,933 pensionistët, nga të cilët 511,173 pensionistë me pension deri 20,000 lekë […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi ankimon në SPAK sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”: Nuk merrem më me politikë, do të bëhem ndihmës avokate

Monika Kryemadhi ankimon në SPAK sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”: Nuk merrem më me politikë, do të bëhem ndihmës avokate

Publikuar më 02.12.2024
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqit...

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të Gjykatës. Sipas vendimit, Kryemadhi duhet të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji. Ajo ka mbërritur në SPAK me një pako të madhe në duar, me sa duket dokumente për çështjen e saj. Monika Kryemadhi […]

Lexo më shumë

Protestë para Kryeministrisë kundër kampeve të emigrantëve, tubimi do të zhvendoset tek Ambasada Italiane dhe Delegacioni i BE-së

Protestë para Kryeministrisë kundër kampeve të emigrantëve, tubimi do të zhvendoset tek Ambasada Italiane dhe Delegacioni i BE-së

Publikuar më 02.12.2024
Para Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një g...

Para Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një grup të rinjsh po protestojë kundër marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, lidhur me qendrat pritëse të emigrantëve që kapen në det nga autoritetet e shtetit fqinj. Të rinjtë shprehesh kundër këtyre kampeve duke thirrur në kor “marrëveshja ilegale, rezistenca globale”. Pritet, që pas tubimit para Kryeministrisë, […]

Lexo më shumë

Vrasja e 50-vjeçarit në Ndroq, Julian Gjoshi qëlloi me 5 plumba në drejtim të mikut të tij në lokal. Autori dhe viktima bënë sherr disa ditë më parë

Vrasja e 50-vjeçarit në Ndroq, Julian Gjoshi qëlloi me 5 plumba në drejtim të mikut të tij në lokal. Autori dhe viktima bënë sherr disa ditë më parë

Publikuar më 02.12.2024
Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë ditën e djeshme në lo...

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë ditën e djeshme në lokalin e njohur në Ndroq, ku i riu Julian Gjoshi qëlloi për vdekje mikun e tij Alfred Dedja. Sipas dëshmitarëve, mes autorit të dyshuar të krimit dhe viktimës ka pasur një debat, përpara se 27-vjeçari të qëllonte në drejtim të “Daku”-t. Raportohet se […]

Lexo më shumë

Arrestohen tetë persona si të dyshuar për sulmet në veri të Kosovës, Serbia mohon përfshirjen, reagime të ashpra nga BE

Arrestohen tetë persona si të dyshuar për sulmet në veri të Kosovës, Serbia mohon përfshirjen, reagime të ashpra nga BE

Publikuar më 30.11.2024
Autoritetet e sigurisë në Kosovë njoftuan të shtunën se kanë...

Autoritetet e sigurisë në Kosovë njoftuan të shtunën se kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në sulmin e një nate më parë në kanalin e liqenit të Ujmanit. Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se operacioni i policisë është zhvilluar në rreth dhjetë lokacione në veri të vendit ndërsa të arrestuarit […]

Lexo më shumë

Avokati i familjes së Martin Canit: Ishin 2 autorë që sulmuan fëmijët, policia të na japë pamjet e ngjarjes

Avokati i familjes së Martin Canit: Ishin 2 autorë që sulmuan fëmijët, policia të na japë pamjet e ngjarjes

Publikuar më 29.11.2024
Avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani që u vra pas s...

Avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani që u vra pas sherrit fatal në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Redi Ramaj, ka bërë thirrje për drejtësi dhe transparencë të plotë mbi ngjarjen tragjike. Ai theksoi se familjarët e viktimës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes që nga momenti i parë, por deri më tani […]

Lexo më shumë

Zbulohet vendi nga ku u qëllua biznesmeni Eduart Reçi. Oficeri i policisë hapi zjarr nga shkallët e hotelit. Ja tuneli që përdori autori për t’u larguar. Si iu shmang kamerave

Zbulohet vendi nga ku u qëllua biznesmeni Eduart Reçi. Oficeri i policisë hapi zjarr nga shkallët e hotelit. Ja tuneli që përdori autori për t’u larguar. Si iu shmang kamerave

Publikuar më 29.11.2024
Zbardhet mekanizmi i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ngj...

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 13 nëntorit, në rrugën “Faik Konica”, në kryeqytet dhe sigurohen pamjet e vendit nga u qëllua për vdekje ndërtuesi 52-vjeçar. Sipas hetuesve vrasja është kryer nga shkallët e emergjencës, sepse ishte i vetmi vend nga ku autori kishte fushëpamje dhe vëzhgonte lëvizjet […]

Lexo më shumë

U mbijetoi burgjeve komuniste në Shqipëri, ndërron jetë në moshën 99-vjeçare akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

U mbijetoi burgjeve komuniste në Shqipëri, ndërron jetë në moshën 99-vjeçare akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

Publikuar më 27.11.2024
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në...

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare. Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda