
Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit me burg për jetë. Situata skandaloze evidentohet në një letër të që drejtori i komanduar i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj i dërgon drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija.
Letra mban datën 30 nëntor 2023, pikërisht 15 ditë përpara se Sokol Mjacaj të vriste Arben Lleshin dhe bëhet e qartë që të burgosurit kanë privatizuar burgun.
Një letër që drejtori i komanduar i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj, i kishin dërguar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija më 30 nëntor, ka zbuluar një skandal. Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit me burg për jetë.
Drejtori i Burgut paraqiste në letër situatën absurde ‘të privatizimit’ të qelive nga të dënuarit, të cilët urdhëronin rindërtimin dhe rimobilimin e dhomave të tyre. Por, Fehmi Sufaj, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve pranon në Report Tv se kanë qenë në dijeni të kësaj situate para se të dërgohej letra nga drejtori Hoxha, tashmë i arrestuar. Madje ai pranon edhe se nga ana e stafit drejtues të burgut ka pasur tolerime dhe kanë kaluar cakun e pajisjeve që lejohen.
Ndonëse të burgosurit i kishin arreduar qelitë sipas dëshirave me kondicionerë, televizorë, etj, Sufaj tha në Report TV se kjo nuk është vepër penale, por shkelje administrative që nuk është në përputhje me rregulloren e burgut.
Gazetarja: E dinit gjendjen?
Sufaj: Nuk është se ka rënë atomi. Nuk ka ra, tregon për episode që flasin për një prishje ekuilibrit të sigurisë. Në disa lëshime fillimisht të vogla, mbase njëra pas tjetrës, kanë ardhur sende të ndaluara, por nuk është vepër penale të futet një kondicioner. Mund të ketë raste që është prishur kjo kërkesë. Drejtuesi kishte marrë informacion që ka prishje të rendit të sigurisë, kanë depërtuar sende jashtë atyre që nuk janë të autorizuar, telefona, se janë kapur disa. U morën disa masa, shkarkimi i atij drejtori dhe emërimi i atij që është arrestuar. U emërua edhe shefi i policisë”.
Sipas tij, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija, kishte marrë masa për këtë situatë para se të mbërrite letra, ku janë ndryshuar titullarët dhe janë emëruar Kamber Hoxha dhe Nikolin Gjonpalaj. Ndërsa sipas tij janë pastruar sendet e paautorizuara, madje janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme.
Por, gazetari Trazhëgim Sokol i tha Sufajt se në fakt, katër ditë pas vrasjes Indrit Shaqjes iu gjet një celular, si edhe vetë Sokol Mjacaj kishte arritur të fuste armë në burg, me të cilën vrau Arben Lleshin. Ndërsa skanerët nuk punon prej muajit tetor dhe janë rregulluar vetëm 4 muaj para ngjarjes.
Gazetarja: Keni qenë në dijeni para se t’ju vinte letra nga Kamber Hoxha?
Fehmi Sufaj: Kemi pasur sepse ka pas nisur një proces rekuperimi të situatës nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Njëra ishte zëvendësimi i stafit drejtues përmes zotit Hoxha dhe Gjonpali. Letra është analizuar. Kemi pasur dhe informacion edhe më përpara dhe janë marrë masa. I pari ishte zëvendësimi i titullarëve. Masa e dytë janë bërë disa ndryshime në stafin e sigurisë. Masat e tjera kanë qenë kontroll radikal i vazhdueshëm sistematik nga forcat operacionale në drejtorinë e burgjeve.
Prokuroria është duke bërë hetime, është gjetur një celular, kjo tregon që hetimet do zgjerohen. Sa i përket masave tona, para se të shkruhej informacioni, ishin marrë masa dhe ishin dërguar procedime penale për disa punonjës, ishin referuar në prokurori”, tha Sufja.
“Katër ditë pas ngjarjes është gjetur celular të Indrit Shaqjes. Shoku i qelisë së Lleshit ka pasur kontakte dhe në burgje të tjera me Sokol Mjacaj, kanë qenë me një qeli. Skaneri është rregulluar katër ditë para ngjarjes”, tha gazetari Trazhëgim Sokolaj.
Tashmë prokuroria ka nisur hetime të gjithanshme.
“Çështja është në proces hetimi. Sa i takon masave tona administrative që përpara se të shkruhej informacioni ishin marrë masa dhe dërguar për ndjekje penale dhe janë hapur procedime penale për disa të burgosur dhe disa punonjës. Në vazhdën e këtyre masave” tha Sulaj për Report Tv.
Në burgun e Peqinit ndodhen të paktën 124 persona me dënime të përjetshme dhe mbi 300 të burgosur me dënime shumë të rënda që kanë rekorde jo vetëm për hir të veprave penale të kryera dhe dënimeve afatgjata por dhe tentative të disa herta për t’u arratisur.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/