×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Merr fund rivaliteti historik, Greqia dhe Turqia bien dakord të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre

Greqia dhe Turqia ranë dakord të enjten të ripërtërijnë marrëdhëniet, duke paraqitur një plan për një një epokë të re lidhjesh më të ngushta mes dy vendeve që janë aleatë të NATO-s por që kanë pasur një rivalitet historik.

Në një vizitë historike në Greqi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ranë dakord që të përqëndrohen tek politika e fqinjësisë së mirë, të mbajnë rrugë të hapura komunikimi, të shmangin burimet e tensionit, të rrisin këmbimet tregtare dhe të punojnë për të zgjidhur çështjet e hapura, veçanërisht në detin Egje.

“Nuk ka asnjë çështje mes nesh që është e pazgjidhshme, për sa kohë përqendrohemi tek temat e rëndësishme dhe nuk përfundojmë si ata që arrijnë të përshkojnë detin dhe mbyten në lumë,” tha zoti Erdogan pas një takimi me kryeministrin Mitsotakis në Athinë.

“Ne duam ta kthejmë Egjeun në një det paqeje. Me hapat e përbashkët që do të ndërmarrim si Turqi dhe Greqi, duam të jemi shembull për botën,” shtoi ai.

Pas polemikave të shpeshta gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet e ftohta midis dy fqinjëve u zbutën ndjeshëm pasi Greqia dërgoi me shpejtësi ndihma pas një tërmeti shkatërrues në Turqi në shkurt.

Takimi i kryeministrit Mitsotakis dhe presidentit Erdogan vazhdoi më gjatë se sa ishte parashikuar dhe u shoqëruar me nota të ngrohta. Zoti Mitsotakis iu drejtua zotit Erdogan si “I dashur Tajip”.

Aleatët e NATO-s duan të rrisin vëllimin e tregtisë së ndërsjellë nga 5 miliardë në 10 miliardë dollarë, ndërsa zoti Erdogan sugjeroi që dy vendet të mbajnë takime të përvitshme të nivelit të lartë, nga të cilat ai tha se do të përfitonin të dyja palët.

‘PËRGJEGJËSI HISTORIKE’

“Gjeografia dhe historia kanë diktuar që ne të jetojmë pranë njëri-tjetrit … Por ndjej një përgjegjësi historike për të shfrytëzuar këtë mundësi për t’i bërë marrëdhëniet tona po aq të afërta sa ç’janë kufijtë tanë,” tha zoti Mitsotakis.

Prej kohësh, Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje për disa çështje, përfshirë kufijtë ujorë, burimet e energjisë, fluturimet mbi detin Egje dhe ishullin e ndarë të Qipros. Por të dy vendet po sinjalizojnë se janë të gatshëm të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre.

Turqia ka më shumë se dy dekada që synon anëtarësimin në BE. Që kur u rizgjodh në maj në një votim të ngushtë mes një krize ekonomike, zoti Erdogan ka thënë se Turqia mbetet e përkushtuar për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerët dhe aleatët e saj perëndimorë.

Ankaraja ka bërë përpjekje për të tërhequr investitorët e huaj, ndërkohë që punon për të lënë pas tensionet me aktorët rajonalë dhe perëndimorë, një çështje që ka ndikuar prej kohësh në ekonominë turke.

Pas një krize borxhi që tronditi zonën e euros, Greqia synon të rifitojë pozicionin e saj dhe të shfaqet si një faktor kyç stabiliteti në Mesdheum lindor në një mjedis gjeopolitik që ka ndryshuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe konfliktit të Gazës.

Të enjten, Greqia rivendosi një sistem automatik të vizave për shtetasit turq për të vizituar 10 nga ishujt e saj. Zoti Mitsotakis tha se dialogu do të vazhdojë. Me një ton optimist, zoti Erdogan tha se Turqia dhe Greqia duhet të përqendrohen tek aspektet pozitive të marrëdhënieve mes tyre dhe jo tek ato negative./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Detajet e reja, si u zbulua vrasja e shqiptarit në Itali dhe arrestimi i 17-vjeçarit

Detajet e reja, si u zbulua vrasja e shqiptarit në Itali dhe arrestimi i 17-vjeçarit

Publikuar më 23.02.2024
Policia italiane arrestoi një 17-vjeçar të dyshuar si vrasës...

Policia italiane arrestoi një 17-vjeçar të dyshuar si vrasës të shqiptarit Bledar Dedja mes të shtunës dhe të dielës së 20 dhe 21 janarit. 39-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve, u gjet gjysmë i zhveshur në mes të pyllit i goditur disa herë me thikë. I mituri është arrestuar në provincën e Trevisos. Nga sa mësohet, prej […]

Lexo më shumë

19-vjeçarja mori përsipër vrasjen e babait në Durrës, policia zbardh të vërtetën e ngjarjes dhe tregon kush është autori

19-vjeçarja mori përsipër vrasjen e babait në Durrës, policia zbardh të vërtetën e ngjarjes dhe tregon kush është autori

Publikuar më 23.02.2024
Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb...

Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta, duke zbuluar se autori i krimit të rëndë nuk është vajza e tij 19-vjeçare, por djali 24-vjeçar, Hysen Meta. Deri më tani, vrasjen e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, por policia ka zbuluar se qitësi nuk është ajo dhe se Hysen Meta ka pranuar […]

Lexo më shumë

Dëshmon studentja Hygerta Meta: Ose do të arratisesha, ose do të vrisja babain. Më tha se do të fejohesh me atë që të them unë dhe pikë!

Dëshmon studentja Hygerta Meta: Ose do të arratisesha, ose do të vrisja babain. Më tha se do të fejohesh me atë që të them unë dhe pikë!

Publikuar më 23.02.2024
Hygerta Meta, studentja 19-vjeçare, akuzohet se vrau e gropo...

Hygerta Meta, studentja 19-vjeçare, akuzohet se vrau e groposi babain e saj Pëllumb Meta, në fshatin Shënavlash të Durrësit. 19-vjeçarja ka thënë se e vrau të atin sepse ai donte ta fejonte me pahir. “Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe […]

Lexo më shumë

Akuzohet se vrau të atin në Durrës, e reja ka përdorur armën pa leje të viktimës, dyshime se vajza është ndihmuar

Akuzohet se vrau të atin në Durrës, e reja ka përdorur armën pa leje të viktimës, dyshime se vajza është ndihmuar

Publikuar më 23.02.2024
Hygerta Meta, 19-vjeçe ka vrarë dhe groposur në oborrin e sh...

Hygerta Meta, 19-vjeçe ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë në Durrës të atin 50-vjeçar, Pëllumb Meta. 19-vjeçarja rezulton studente në Universitetin e Tiranës për degën e menaxhim biznesit. Në dëshminë e dhënë përpara uniformave blu ajo ka marrë përsipër autorësinë e krimit. 19-vjeçarja ka deklaruar se ishte ajo që e dërgoi automjetin e […]

Lexo më shumë

Horror në Durrës, studentja 19-vjeçare vret babain dhe e varros në oborrin e shtëpisë: Donte të më fejonte me zor

Horror në Durrës, studentja 19-vjeçare vret babain dhe e varros në oborrin e shtëpisë: Donte të më fejonte me zor

Publikuar më 23.02.2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Polici...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Policia ka gjetur pas 10 ditësh kërkime trupin e pajetë të një 50-vjeçari që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij, dhe pas hetimeve ka zbuluar se ai është vrarë nga e bija. Sipas autoriteteve, e reja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i […]

Lexo më shumë

U arrestuan pasi shfrytëzonin 10-vjeçarin për fitime ekonomike nga “TikTok”, Gjykata lë në burg nënë e bir nga Saranda, Natasha: Jam gjyshja heroinë (VIDEO)

U arrestuan pasi shfrytëzonin 10-vjeçarin për fitime ekonomike nga “TikTok”, Gjykata lë në burg nënë e bir nga Saranda, Natasha: Jam gjyshja heroinë (VIDEO)

Publikuar më 22.02.2024
Gjykata ka lënë në burg pa afat nënë e bir Natasha Rombula d...

Gjykata ka lënë në burg pa afat nënë e bir Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, të akuzuar për keqtrajtim të një 10-vjeçari, nipi i Natashës dhe djali i Armandos. Ajo duke ërtitur ndërsa hipte në furgonin e policisë tha: Jam gjyshe heroinë. Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në […]

Lexo më shumë

Pasi mori bekimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ratifikon marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, votave të socialistëve iu bashkuan dhe ato të PDIU-së

Pasi mori bekimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ratifikon marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, votave të socialistëve iu bashkuan dhe ato të PDIU-së

Publikuar më 22.02.2024
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 77 vota pro ratifikimin ...

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 77 vota pro ratifikimin e protokollit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj Italiane për ngritjen e një kampi emigrantësh në territorin shqiptar pasi kjo marrëveshje kaloi filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij protokolli, Shqipëria pranon të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me […]

Lexo më shumë

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, inxhinieri Nazarko: U ndryshua gjurma për t’i rritur vlerën projektit, është 5-fishuar! Nëse arnohet, s’ka garanci, duhet urë

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, inxhinieri Nazarko: U ndryshua gjurma për t’i rritur vlerën projektit, është 5-fishuar! Nëse arnohet, s’ka garanci, duhet urë

Publikuar më 22.02.2024
Shembja e një segmenti të rrugës Korçë-Ersekë ende pa u inau...

Shembja e një segmenti të rrugës Korçë-Ersekë ende pa u inauguruar ka nxitur reagime për cilësinë dhe sigurinë e ndërtimit të saj. Në Report Tv inxhinieri Romeo Nazarko, thotë se është ndryshuar gjurma me qëllim rritjen e kostos së projektit. Duke risjellë në vëmendje, projektin e vitit 2010, Nazarko tha se ndryshimi i tij në […]

Lexo më shumë