Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ndërsa sot pritej të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar mbledhjen, duke bërë që kryetari i komisionit të mbyllë atë dhe ta zhvillojë online. Ndërkohë që kryetari i komisionit, Nasip Naço qëndronte në këmbë, në vend të tij ishte ulur deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili theksoi se marrëveshja e parë që duhet të kalojë është ajo për të respektuar kushtetutën.
“Marrëveshja e dytë për të shenjtëruar votën e lirë, marrëveshja e tretë është për të luftuar korrupsionin që Shqipërinë e faruat duke shpopulluar Shqipërinë. Marrëveshja e katërt për të luftuar krimin pas Shqipëria po shpopullohet nga korrupsioni dhe paligjshmëria. Këto janë marrëveshjet që duan shqiptarët, jo ato që duan barbarët. Prej 10 vitesh jeni vetëm barbarë. Tani e keni kthyer edhe në një Ruandë. Ato që kanë prioritet shqiptarët do të trajtohen dhe asgjë që nuk kanë prioritet shqiptarët”, tha Noka.
Ish-kryeministri Sali Berisha në hyrje të Kryesisë së Kuvendit deklaroi se sapo të vendoset një datë se kur do të mbahet protesta, do të bëhet e ditur. Ai tha se opozita denoncon ‘kriminelin me kollare që është te Komisioni i Sigurisë’, duke akuzuar kështu Ballën.
“Sot Balla përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë. Nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin. U vendos të vazhdojë mosbindja civile me të gjithë varitetet e saj. Nje pjesë e deputetëve janë tani në Komisionin e Sigurisë, ku njëri nga kriminelët më të rrezikshëm me kollare, të Shqipërisë dhe rajonit, do referojë në emër të krimit dhe drogës dhe të lidhjeve të tij që ka.
Nuk ka përqeshje më të madhe për këtë komb se të vendoset në krye të sigurisë së vendit, një individ i akuzuar në sallat e gjyqit si njeri që ka porositur vrasje.
I cili ka shoqëruar narkotrafikantin, bosin Edmond Bego, 54 herë me ngarkesa droge nga Tirana jashtë vendit.
I cili ka shoqëruar Pëllumb Gjokën disa herë nga Tirana në Romë. Në fakt ka mbrojtur me pasaportën e tij diplomatike, transportin e drogës për klanet kriminale.
Përveç kësaj Balla është i njohur me lidhjet e tij me Bajrat, si një zar i tyre, ku në regjistrime ata shprehen se me të e kemi zgjidhur problemin e ligjit të lojërave të fatit.
Po ashtu me Rrajat, me bandën e Elbasanit, ku ky merret me tenderat që duhet të fitojë një nga banditët e Elbasanit. Pra, sot ky përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë. Nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin dhe ne e denoncojmë.”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/