×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç familjes Murseli ishte edhe Granit Plava, personi që dyshohet se e vrau Liridonën. Ai u largua nga aty para tyre me veturën që u pa edhe në vendin e ngjarjes.

Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e një restoranti në Graçanicë. Aty, ajo shkoi edhe në mbrëmjen e 29 nëntorit, bashkë me burrin Naim Murseli dhe dy djemtë e saj.

Por 30 vjeçarja nuk ishte në dijeni se vetëm pak tavolina më tutje, po hante darkë Granit Plava, personi që dyshohet se u pagua nga Naim Murseli për ta vrarë Liridonën. Ai kishte porositur “pleskavicë” dhe ndërkohë që hante e vëzhgonte tavolinën ku Naim Murseli ishte bashkë më familjen.

T7 nga burime të sigurta merr vesh se Plava është ngritur pak minuta më herët sesa familja Murseli të largohet nga restoranti. E largimin, pas dy orë qëndrimi në restorant, e kapën kamerat e sigurisë që tash janë në duar të policisë.

Nga aty Policia e Kosovës identifikoi se Plava u largua me veturën e njejtë që ishte parë edhe tek vendi ku ndodhi ngjarja tragjike e 29 nëntorit. Plava po priste tek një vend në Bërnicën e Epërme të cilët banorët e quajnë Sinidoll e që gjendet në periferi të Prishtinës, aty ku familja Murseli kishte blerë një shtëpi.

Në vendin e ngjarjes gjendet një kthesë e madhe, që detyron shoferët të ndalin shpejtësinë e lëvizjës. Madje pak metra më lartë rruga është e dëmtuar që domosdo automjeti duhet të lëvizë ngadalë. T7 ka qëndrruar të martën në restorantin, ku Naim Murseli ka ngrënë darkën e fundit me famijen e tij, por ata nuk kanë dashur të komentojnë asgjë lidhur me këtë rast.

Flet avokatja

Avokatja, Fehmije Gashi, tha se Policia e Kosovës, ka qenë në dijeni që Naim Murseli ka porositur vrasjen e bashkëshortes, para se të kryhej varrimi në fshatin Cernjan të Gjakovës. Mirëpo, Gashi tha se në mënyrë që të respektohej ceremonia e varrimit të së ndjerës, Prokuroria kishte urdhëruar që arrestimi i Murselit të kryhej më pas.

“Mos të harrojmë që tanimë teknologjia informative është më e avancuar. Kohët e fundit kanë qenë kamerat, antenat, është teknologji shumë më e sofistikuar. Ata i kanë kapur ato indicet e para, mandej i kanë quar deri tek arrestimi i Plavës, personi i cili e ka ekzekutuar të ndjerën, e mandej ai e ka pranuar në tërësi. Policia veç ka qenë në dijeni dhe në bashkëpunim me prokuroren para se të bëhej varrimi itë ndjerës, në fshatin e bashkëshortit të saj. Mirëpo, ka qenë urdhër i Prokurorisë që derisa të kryhet varrimi, të mos ndodhë arrestimi në mënyrë që të respektohet ceremonia e varrimit. Por, hetuesit kompetentë të cilët kanë planifikuar arrestimin, kanë qenë pjesë e varrimit”, deklaroi Gashi

Liridona Ademaj, u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor. Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

Publikuar më 26.07.2024
Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e...

Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e saj nga detyra e Kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Me zë të dridhur Nikolla u shpreh se për arsye shëndetësore personale ajo është e detyruar të lërë detyrën që ka mbajtur për 3 vitet e fundit. Ajo theksoi pa […]

Lexo më shumë

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Publikuar më 26.07.2024
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga folt...

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë. Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Sipas saj arsyet janë për shkak të një situate personale shëndetësore, duke ia bërë siç tha […]

Lexo më shumë

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Publikuar më 26.07.2024
Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokuro...

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen në fjalë Prokopisë së Posaçme. Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai […]

Lexo më shumë

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Publikuar më 26.07.2024
Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elek...

Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elektoral. Duke u përgatitur të votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor që fikson, ngurtëson, çimenton, privilegjon, bunkerizon, allçizon, betonizon, mumifikon, drejtuesit e partive që praktikisht në masën e një së tretës të kandidatëve për deputete, vetëmërohen si deputetë, pa pasur nevojë fare të marrin vota nga […]

Lexo më shumë

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Publikuar më 24.07.2024
Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuz...

Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, kërkojnë që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie. Po ashtu, mjekët kanë kërkuar që çështja ndaj tyre t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. […]

Lexo më shumë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Publikuar më 24.07.2024
Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit...

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën […]

Lexo më shumë

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Publikuar më 23.07.2024
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshi...

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin. Ndaj të riut është vendosur masa e sigurisë ‘arrest bë burg’ nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’. I arrestuari Ermes Hoxhalli kishte […]

Lexo më shumë

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Publikuar më 23.07.2024
Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri ...

Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokratike për presidente kundër rivalit republikan Donald Trump. Sipas njoftimeve, zonja Harris tani ka mbështetjen e 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë së saj, duke konsoliduar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda