×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një kompanie ndërtimi u shfaqën nxitimthi në rrugën kryesore të fshatit Gjonme, rreth 11 kilometra larg Elbasanit, ku brenda një kohe të shkurtër bënë kanalizimet, vendosën pusetat dhe shtruan çakull mbi trase.

Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra e gjatë mbeti e papërfunduar. Gjashtë muaj më vonë, Hasime Nasufi nga fshati Gjonme është e zhgënjyer.

“Mbaroi dasma dhe ikën dasmorët,” thotë ajo duke iu referuar ditës së votimit. Gruaja ankohet gjithashtu se për shkak të punimeve, shtëpia e saj ka mbetur prej muajsh pa portë.

Rruga e fshatit Gjonme është vetëm një nga dhjetra segmentet e Bashkisë së Elbasanit që nisën të riparoheshin përpara zgjedhjeve lokale përmes një marrëveshjeje kuadër me vlerë 151 milionë lekë, që përfshinte rrugët e pesë lagjeve të qytetit dhe gjashtë njësive të tjera administrative.

Kantieret e hapura shërbyen si dekor i takimeve elektorale të kandidatit të Partisë Socialiste, Gledian Llatja, i cili fitoi në zgjedhjet e 14 majit një mandat të dytë. Por kryebashkiaku i Elbasanit nuk ishte i vetmi.

Të dhënat e siguruara nga BIRN në Agjencinë e Prokurimeve Publike, APP tregojnë se mbi 4 miliardë lekë [39.5 milionë euro] u shpenzuan për rehabilitime dhe asfaltime rrugësh nga 50 bashki të vendit dhe u përdorën si kalë beteje në fushatën elektorale të Partisë Socialiste – shpeshherë në shkelje të parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Shtrimi i rrugëve në prag fushatash është një praktikë e vjetër e zgjedhjeve shqiptare, e njohur gjerësisht me termin ‘asfalt elektoral’. Por ky fenomen u shumëfishua në zgjedhjet e fundit vendore, duke sjellë sipas ekspertëve cenim të standardit të zgjedhjeve dhe financave publike të qytetarëve.

“Prokurimet me nxitim para datës së zgjedhjeve nuk garantojnë cilësi, transparencë dhe qëndrueshmëri,” tha për BIRN Agron Haxhimihali, drejtor i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

“Imazhe të tilla nuk vlejnë fare, por u shërbejnë vetëm për politikë,” shtoi ai.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja e cilësoi asfaltimin e rrugëve një punë në vazhdimësi të bashkisë së drejtuar prej tij dhe mohoi që këto investime të ishin përdorur për fushatë elektorale.

“Nuk ka asnjë përfitim politik apo avantazh për punët që bëhen në interes të qytetarëve,” tha Llatja përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.

“Madje po të bëni një analizë zgjedhore serioze të rezultateve, asnjëra nga investimet e bëra gjatë 4 viteve nuk ka sjellë një ndryshim elektoral në rezultatin zgjedhor tradicional, madje në disa zona si kjo që thoni ju nuk ka patur ndikim pozitiv elektoral në asnjë moment,” shtoi ai.

Tenderat e asfaltit

Të dhënat e siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike tregojnë se shumica e bashkive të vendit i planifikuan tenderat për sistemime dhe asfaltime të rrugëve në muajt tetor- dhjetor të vitit 2022 dhe i zbatuan ato përgjatë periudhës 4-mujore përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Nga shuma totale prej 4 miliardë lekësh, Bashkia e Tiranës kryeson listën me 852 milionë lekë të tenderuara për asfaltime rrugësh deri në fund të vitit 2022 ose gati 21% të shpenzimeve totale.

Bashkia e dytë për nivelin e shpenzimeve është ajo e Kamzës me 796 milionë lekë, e ndjekur nga Bashkia e Dibrës me 214 milionë lekë. Të tre këto bashki u fituan nga kandidatët e Partisë Socialiste.

BIRN vëzhgoi disa prej rrugëve që iu nënshtruan rehabilitimit në Elbasan, Tiranë dhe Durrës dhe dëshmoi që në disa prej tyre është hedhur një shtresë asfalti pa u shoqëruar me gërryerje apo kanalizime, ndërsa në disa të tjera punimet nuk kanë përfunduar ende. Në një rast në qytetin e Durrësit, BIRN verifikoi se punimet nuk kishin filluar edhe pse kontrata është lidhur muaj më parë.

Tirana u kthye në një kantier ndërtimesh në prag të zgjedhjeve lokale, por jo të gjitha rrugët patën të njëjtin fat. Në rrugën “Ali Baushi” në afërsi të zonës së njohur si “Xhamlliku”, një tabelë paralajmëron mbylljen e segmentit për shkak të punimeve. Por banorët ankohen se tabela qëndron aty prej muajsh, ndërsa me përjashtim të disa punimeve para zgjedhjeve, askush nuk ka vënë dorë për mbylljen e gropave dhe asfaltimin e rrugës.

Në qytetin bregdetar të Durrësit, rruga e Dëshmorëve – një nyje kryesore  që shtrihet nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri te stacioni i Trenit – nuk është prekur ende, ndonëse kontrata është nënshkruar në maj 2023.

“Nuk kemi parë makineri e gjëra, por kjo rrugë nuk është keq. Ka rrugë më të këqjia Durrësi dhe rrugica që duan investime. Kjo edhe mund të priste ca kohë,” thotë një banor i një rrugice aty pranë që ka dalë të bëjë pazaret.

Në fshatin Gjonme të Elbasanit, Fatmir Coha thotë se është ankuar te administratori për lënien në mes të punimeve, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

“Nuk na treguan projekt fare dhe erdhën me yrysh të madh para votimeve. Mbaruan zgjedhjet askush nuk u duk më,” tha Coha.

Kryebashkiaku Gledian Llatja i tha BIRN se punimet në këtë rrugë ishin ndërprerë për shkak të problematikave teknike, por shtoi se ajo do të asfaltohej shumë shpejt. Ndërsa Bashkia e Durrësit i tha BIRN se punimet në rrugën e Dëshmorëve ishin shtyrë për shkak të lejes infrastrukturore, e cila ishte miratuar në muajin nëntor.

Vonesat dhe cilësia e dobët e punimeve të kryera me nxitim përpara zgjedhjeve nuk përbëjnë një lajm të ri për Haxhimihalin, ekspert i pushtetit vendor.

“Këto praktika tenderimi dhe marrëveshjet kuadër kanë sjellë si pasojë që në disa qytete investimet kanë filluar dhe janë lënë përgjysmë, ose nuk kanë filluar fare apo kanë cilësi shumë të dobët,” theksoi ai.

Shtrembërim i sistemit

Përdorimi i burimeve njerëzore dhe fondeve publike për fushatë zgjedhore është një nga problematikat më të mëdha të proceseve zgjedhore në Shqipëri, pavarësisht se me ndryshimet e vitit 2020 të Kodit Zgjedhor pati një përpjekje për të ndarë shtetin nga partia.

Sipas nenit 92 të Kodit Zgjedhor dhe një udhëzimi të nxjerrë nga KQZ, aktivitete të tilla si përurime apo promovime investimesh me pjesmarrjen e funksionarëve politikë janë të ndaluara për një periudhë 4- mujore para datës së zgjedhjeve.

Megjithatë, këto parashikime ligjore krijojnë shpesh paqartësi dhe konsiderohen të pamjaftueshme për t’i dhënë fund shfrytëzimit të burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore.

Kristaq Kume, drejtues i Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve i tha BIRN se asfalti elektoral është një shembull tipik i përdorimit të burimeve publike në zgjedhjet lokale të vitit 2023, ndonëse titullarët e bashkive mund të gjejnë justifikime.

“Mënyra si e trajton legjislacioni këtë fakt, hap shtigje për përdorimin e burimeve financiare publike në funksion të fushatës së zgjedhjeve dhe është e nevojshme të shikohet dhe të rikonsiderohet kjo mënyrë trajtimi e kësaj çështjeje,” tha Kume.

Ai sugjeron një riformulim të nenit 92 në mënyrë që të zvogëlojë në maksimum hapësirat e përdorimit të financave publike, por pa cënuar që puna dhe shërbimet ndaj qytetarët të vazhdojnë.

“Dispozita duhet të mos lejojë ekuivoke siç kemi parë të ndodhë deri tani,” sugjeroi Kume.

Ndryshe nga Kume, Haxhimihali nuk mendon se ky problem mund të zgjidhet me ndryshime ligjore, por me vullnet politik, integritet dhe reagim të fortë qytetar.

“Përdorimi i investimeve publike gjatë fushatës krijon devijanca të rënda në vullnetin e votuesit dhe më e keqja është se prishin parimet e demokracisë dhe një sistem të drejtë zgjedhor,” tha Haxhimihali.

‘Madje këto investime përdoren qëllimisht për këtë shtrembërim,’ përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Publikuar më 21.10.2024
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Ilir Metës me urdhër të SPAK, avokati: U rrëmbye në rrugë, i vendosur që të përballet me procesin! Nën hetime dhe Monika Kryemadhi

Arrestimi i Ilir Metës me urdhër të SPAK, avokati: U rrëmbye në rrugë, i vendosur që të përballet me procesin! Nën hetime dhe Monika Kryemadhi

Publikuar më 21.10.2024
Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, është shprehur se kreu ...

Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, është shprehur se kreu i PL-së u rrëmbye në mes të rrugës. Ai u shpreh se Ilir Meta është i gatshëm të përballet me procesin gjyqësor. Ndërsa theksoi se nën hetim është edhe Monika Kryemadhi, me të cilën presidenti i PL-së është në proces divorci. Gjokutaj: Ka mbërritur këtu […]

Lexo më shumë

Agjentët e maskuar e nxjerrin me forcë nga makina, dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës. Kryemadhi mohon se ka masa ndaj saj dhe bashkëshortit (VIDEO)

Agjentët e maskuar e nxjerrin me forcë nga makina, dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës. Kryemadhi mohon se ka masa ndaj saj dhe bashkëshortit (VIDEO)

Publikuar më 21.10.2024
Ky është momenti i arrestimit të kryetarit të Partisë së Lir...

Ky është momenti i arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ish presidenti u ndalua nga agjentët e BKH-së teksa po lëvizte me makinë drejt selisë së partisë. Meta u arrestua me urdhër të tre prokurorëve Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani pasi akuzohet për korrupsion në tre raste, për pastrim parash […]

Lexo më shumë

Pas arrestimit të Ilir Metës, GJKKO vendos “detyrim paraqitje” ndaj Monika Kryemadhit

Pas arrestimit të Ilir Metës, GJKKO vendos “detyrim paraqitje” ndaj Monika Kryemadhit

Publikuar më 21.10.2024
Një masë detyrim paraqitje është vendosur për deputeten e Pa...

Një masë detyrim paraqitje është vendosur për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar. Meta u arrestua në afërsi të kthesës së Kamzës, nën dyshimet për disa vepra penale. Kreu i Partisë së Lirisë dyshohet sipas burimeve lidhur me aferën CEZ-DIA si dhe vepra të tjera. Ai ishte nisur për […]

Lexo më shumë

Arrestohet kreu i PL-së, Ilir Meta

Arrestohet kreu i PL-së, Ilir Meta

Publikuar më 21.10.2024
Ish-Presidenti i vendit, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë,...

Ish-Presidenti i vendit, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se Presidenti i PL, Ilir Meta është vendosur sot nën arrest me urdhër të SPAK. Ilir Meta është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuaredhe nga policia pranë zonës së Casa Italias, në Tiranë. Ndërkohë, […]

Lexo më shumë

Armik i përbetuar i Erdogan dhe i akuzuar për grushtin e shtetit në 2016, ndërron jetë Fetullah Gulen

Armik i përbetuar i Erdogan dhe i akuzuar për grushtin e shtetit në 2016, ndërron jetë Fetullah Gulen

Publikuar më 21.10.2024
Ka ndërruar jetë lideri i organizatës FETO, Fetullah Gulen, ...

Ka ndërruar jetë lideri i organizatës FETO, Fetullah Gulen, armiku i përbetuar i presidentit turk Rechep Tayip Erdogan. Sipas mediave turke, Gulen jetonte prej vitesh në SHBA dhe ka ndërruar jetë në një spital në Pensilvani. Mediat pranë organizatës Fetullah (FETO) njoftuan se lajmi është i vërtetë. Herkul, një faqe interneti e lidhur ngushtë me organizatën, […]

Lexo më shumë

SPAK-u arreston ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja për akuza mbi zgjedhjet, lidhje me krimin dhe shitje të sekretit shtetëror

SPAK-u arreston ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja për akuza mbi zgjedhjet, lidhje me krimin dhe shitje të sekretit shtetëror

Publikuar më 21.10.2024
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së dielës në Durrës ish deputetin e Partisë Socialiste për atë qytet, Jurgis Çyrbja, në dyshimet për “korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror”. Lajmi u konfirmua nga burime të SPAK-ut, të cilat thanë se Çyrbja […]

Lexo më shumë

Nga Shëngjini drejt Italisë/ Niset anija me 12 emigrantët që ishin akomoduar në Gjadër

Nga Shëngjini drejt Italisë/ Niset anija me 12 emigrantët që ishin akomoduar në Gjadër

Publikuar më 19.10.2024
Nisen drejt Italisë, 12 emigrantët që prej 3 ditësh ishin ak...

Nisen drejt Italisë, 12 emigrantët që prej 3 ditësh ishin akomoduar në kampin e Gjadrit. Një anije e rojës bregdetare italiane mbërriti mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit, ndërsa një autobus nën masa të forta sigurie, bëri transportin e grupit prej 12 emigrantësh nga Gjadri drejt portit. I gjithë procesi ka zgjatur vetëm pak […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda