×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të ish-presidentit, tha të martën se nëse zoti Trump zgjidhet përsëri, administrata e tij do të hakmerret kundër individëve në media përmes padive kriminale ose civile. Kash Patel, i cili ka shërbyer edhe si shef i stafit në Departamentin e Mbrojtjes dhe kishte një detyrë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, foli në podkastin e zotit Steve Bannon.

Duke folur lidhur me një fitore të mundshme nga zoti Trump ai u shpreh se, “Ne do t’i zbulojmë konspiratorët, jo vetëm në qeveri por edhe në media” lidhur me zgjedhjet e vitit 2020, të cilat zoti Trump i humbi përballë demokratit Joe Biden. Zoti Trump dhe aleatët e tij kanë pretenduar në mënyrë të përsëritur se zgjedhjet janë vjedhur, pavarësisht faktit se shumë zyrtarë federalë dhe lokalë, një listë e gjatë gjykatash, ish-punonjës të lartë të fushatës dhe madje edhe vetë prokurori i përgjithshëm gjatë mandatit të ish presidentit, kanë thënë se nuk ka prova lidhur me pretendimet për mashtrime.

Zoti Trump ka premtuar gjithashtu “hakmarrje” si një pjesë qendrore e mesazhit të fushatës, ndërsa kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Fushata e zotit Trump u distancua nga komentet e zotit Patel përmes një deklarate me tone të ashpra, duke thënë se deklarata të tilla nuk kanë lidhje me fushatën. Zyrtarë të fushatës nuk iu përgjigjën pyetjeve nëse zoti Trump po i shqyrton planet e përshkruara nga zoti Patel.

Zoti Patel punon në Qendrën për Rinovimin e Amerikës, një institut konservator që është pjesë e një rrjeti grupesh konservatore që po përgatiten për një mandat të dytë të mundshëm të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë ose çdo konservatori që ndaj pikëpamjet e tyre. Në intervistën për zotin Bannon, zoti Patel tha se: “Ne do t’u vihemi pas individëve në media që gënjyen për qytetarët amerikanë, që ndihmuan Joe Biden-in që të manipulonte zgjedhjet presidenciale. Do të vihemi pas jush përmes padive kriminale ose civile. Po ju vëmë në dijeni të gjithëve ”.

Trump prej kohësh ka vënë në shënjestër median, duke i etiketuar rrjetet mediatike si “Lajme të Rreme” dhe “Armiq të Popullit” një frazë që lidhet me diktatorin sovjetik Josef Stalin.

Përmes një shkrimi në shtator në rrjetin e tij “Truth Social”, zoti Trump u zotua që të hetojë kanalet televizive NBC dhe MSNBC për “tradhëti që kërcënon vendin” dhe se do të përpiqet t’u heqë licensat e transmetimit.

“E them që tani, hapur dhe me krenari, se kur të FITOJ Presidencën e Shteteve të Bashkuara, ata dhe të tjerët do të hetohen tërësisht për transmetime qëllimisht të pandershme dhe të korruptuara lidhur me individët dhe ngjarjet”, shkruhej në postimin e zotit Trump. “Pse duhet që NBC, apo ndonjë kompani tjetër mediatike e korruptuar dhe e pandershme, të ketë të drejtë të përdorë FALAS valët ajrore të SHBA-së? Ato janë një kërcënim i vërtetë për Demokracinë dhe janë, në fakt, ARMIKU I POPULLIT! Mediat e lajmeve të rreme duhet të paguajnë një çmim të lartë për atë që i kanë bërë vendit tonë, dikur madhështor”, shkruante ai.

Në intervistë, zoti Bannon sugjeroi se zoti Patel mund të jenë një kandidat i mundshëm për të drejtuar CIA-n nëse zoti Trump fiton një mandat tjetër. Fushata e zotit Trump nuk iu përgjigj pyetjes nëse zoti Patel po konsiderohej si kandidat i mundshëm për postin e drejtorit të CIA-s. Zoti Patel ishte i ftuar vitin e kaluar në ceremoninë e fillimit të fushatës presidenciale të zotit Trump në vilën e tij në Florida. Në qershor, ai mori pjesë në fjalimin e zotit Trump në vendpushimin e tij në Bedminster pas daljes së ish-presidentit në gjykatë lidhur me akuzat federale për keqpërdorim të dokumenteve sekrete./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

Publikuar më 26.07.2024
Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e...

Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e saj nga detyra e Kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Me zë të dridhur Nikolla u shpreh se për arsye shëndetësore personale ajo është e detyruar të lërë detyrën që ka mbajtur për 3 vitet e fundit. Ajo theksoi pa […]

Lexo më shumë

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Publikuar më 26.07.2024
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga folt...

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë. Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Sipas saj arsyet janë për shkak të një situate personale shëndetësore, duke ia bërë siç tha […]

Lexo më shumë

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Publikuar më 26.07.2024
Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokuro...

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen në fjalë Prokopisë së Posaçme. Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai […]

Lexo më shumë

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Publikuar më 26.07.2024
Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elek...

Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elektoral. Duke u përgatitur të votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor që fikson, ngurtëson, çimenton, privilegjon, bunkerizon, allçizon, betonizon, mumifikon, drejtuesit e partive që praktikisht në masën e një së tretës të kandidatëve për deputete, vetëmërohen si deputetë, pa pasur nevojë fare të marrin vota nga […]

Lexo më shumë

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Publikuar më 24.07.2024
Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuz...

Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, kërkojnë që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie. Po ashtu, mjekët kanë kërkuar që çështja ndaj tyre t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. […]

Lexo më shumë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Publikuar më 24.07.2024
Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit...

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën […]

Lexo më shumë

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Publikuar më 23.07.2024
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshi...

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin. Ndaj të riut është vendosur masa e sigurisë ‘arrest bë burg’ nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’. I arrestuari Ermes Hoxhalli kishte […]

Lexo më shumë

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Publikuar më 23.07.2024
Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri ...

Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokratike për presidente kundër rivalit republikan Donald Trump. Sipas njoftimeve, zonja Harris tani ka mbështetjen e 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë së saj, duke konsoliduar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda