×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ishte në makinë me burrin e fëmijët, vritet 33- vjeçarja në Prishtinë, gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit

Gruaja e ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli u vra mbrëmjen e sotme në fshatin Sinidoll të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 të 29 nëntorit 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi’. Mediat kosovare bëjnë me dije se viktima Liridona Murselin, 33-vjeçare është gjetur brenda në makinë.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip  Alshiqi’ në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Flora Ahmeti”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për median kosovare.

Liridona dhe Naim Murseli

Dyshimet e para bëhet fjalë për një rast grabitjeje, citon koha.net.

Gazeta Sinjali raporton se rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Naim Murseli bashkë me gruan dhe 2 fëmijët ndodheshin në veturë i kanë zënë pritën me veturë dy grabitës.

“Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë ka deklaruar se hajnat] fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat më pas ka pasur të shtënë me armë, shkruan kjo gazetë.

Personat e dyshuar kanë qenë me një veturë të tipit BMW me targa të huaja të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Policia dhe një grup hetimor ka nisur punën për të zbardhur autorët e këtij krimi.

Dy persona kanë qenë autorë të krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, ku mbeti e vrarë Liridona Murseli, 33 vjeçe.

Familja Murseli, burri, gruaja dhe dy fëmijët, dyshohet se kanë qenë në makinë kur i ka zënë pritë me veturë. Njëri prej personave ka qenë i armatosur.

Gazeta Sinjal shkruan se dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.

Grabitësit u kanë marrë sendet me vlerë dhe më pas kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Liridona Murselin.

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 29 nëntorit në Prishtinë

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dhimbjen e tij e ndanë me familjen e të ndjerës Liridona Murseli

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona” shkruan Pacolli.

33 vjeçarja ishte gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltar i tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Publikuar më 10.05.2025
Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të ...

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të modernizuar procesin zgjedhor. “Ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimin dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Duhet ta modernizojmë, edhe pse kemi […]

Lexo më shumë

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Publikuar më 10.05.2025
Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të paji...

Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, ku është i shpallur non grata, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA. Ndonëse Berisha deklaroi gjatë një konference për shtyp, se që kur kishte lënë detyrën në vitin […]

Lexo më shumë

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Publikuar më 10.05.2025
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtun...

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtunë duke rikthyer në vëmendje një nga problemet më shqetësuese të tregut të punës në Shqipëri, mungesa e standardeve të sigurisë në kantieret e ndërtimit. Dy të rinj humbën jetën në fshatin Holtë të Njësisë Administrative Poroçan në bashkinë e Gramshit , gjatë punës në […]

Lexo më shumë

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Publikuar më 10.05.2025
omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politik...

omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike që në respektin të heshtjes zgjedhore, ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale. Në një postim, KQZ shprehet se partitë nuk duhet të adresojnë në asnjë formë mesazhe politike apo elektorale. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Publikuar më 10.05.2025
Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth or...

Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth orës 21:15, ka marrë një telefonatë denoncimi nga shtetasi Xh.Gj., kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, i cili ka pretenduar se përfaqësues të Partisë Socialiste po shpërndanin para në këmbim të votave në njësinë administrative Maqellarë. Menjëherë pas sinjalizimit, në terren është […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Publikuar më 10.05.2025
Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automj...

Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automjete pasi ngrinin pretendime se PS dhe eskponentë të saj po blinin vota. Për më shumë se 2 orë automjetet janë mbajtur të bllokuar nga mbështetësit e opozitës ndërsa policia rrethoi vendngjarjes. Pas mbërritjes së prokurorit të rrethit Dibër dhe oficerit të policisë gjyqësore u kontrolluan […]

Lexo më shumë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Publikuar më 09.05.2025
Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushate...

Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushates se PD, ka falenderuar miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, qe sipas tij, “e shkalloi  Edi Ramën”. Per Berishen, Rama do i bjere tavolines me koke, pasi te marre rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit.  ” U siguroj se PD në pushtet do […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda