×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Masakroi për vdekje një mësuese në Britani, ja i dënuari i parë që do të vijë në Shqipëri nga 200 personat që do të transferohen

Koçi Selamaj, do të jetë një nga shqiptarët e dënuar me 36 vjet burg për vrasje, që do të transferohet për vuajtjen e dënimit në atdhe pas marrëveshjes së fundit mes Shqipërisë dhe Britanisë. Emri i tij u bë publik ditëve të fundit në një artikull të gjatë mbi marrëveshjen, nga gazeta britanike “Telegraph”. Gazeta shkruan se midis 200 personave në listë për t’u kthyer në Shqipëri, është edhe Koci Selamaj, 36 vjeç, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, 28 vjeç. Ai u burgos pasi goditi 25 herë për vdekje arsimtaren në një park në juglindje të Londrës. Në vendimin e dënimit, gjykata britanike ka shkruar se shqiptari që njihej si punëtor garazhesh, e sulmoi mësuesen më 17 shtator 2022, teksa ajo po shkonte të takonte një mik.

Koci Selamaj dhe Sabina Nessa

Shqiptari Selamaj ishte divorcuar pasi kishte një histori dhune familjare dhe dyshohet se motiv i krimit ka qenë sulmi seksual. Gazeta britanike shkruan se Selamaj ka vuajtur deri më tani vetëm dy vjet burg, që do të thotë se duhet të vijojë qëndrimin në qeli në Shqipëri për 34 vitet e mbetura të dënimit. “Telegraph” përshkruan ceremoninë e zhvilluar në Tiranë pak ditë më parë ku ambasada britanike i dhuroi policisë së burgjeve një flotë prej 15 automjetesh elektrike dhe 22 furgonësh policisë së burgjeve si pjesë e marrëveshjes me një financim rreth 5 milionë euro.

Pakti mes dy qeverive, parashikon të kthejë 200 nga të dënuarit më të dhunshëm nga qelitë britanike për të vuajtur dënimin e mbetur në burgjet shqiptare. Pjesë e listës me 200 emra mësohet se janë 17 të dënuar të përjetshëm ndërsa transferimi i personave në Shqipëri, sipas autoriteteve britanike u kursen atyre 40 mijë paund në vit. Shqiptari Koçi Selmanaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësuese së shkollës fillore në Britani. 36-vjeçari Selmanaj do të kryejë të paktën 36 vite burg dhe vetëm pas kësaj ka t’i kërkojë gjykatës rishikim vendimi.

Ngjarja ndodhi më 27 shtator 2021, ku Selmanaj ka goditur në mënyrë barbare mësuesen Sabina Nessa me një send metalik 34 herë në kokë. Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani. Ai punonte në Angli si shpërndarës picash, ndërsa u arrestua gjatë një bastisjeje që autoritetet britanik bënë në shtëpinë e tij.

Sabina Nessa është gjetur e vdekur në “Crator Park”, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator. Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur. Ditën e vrasjes, Selamaj shkoi me makinë në Londër dhe hyri në “Cator Park” pak pas orës 20:00, duke qëndruar në pritë për gjysmë ore përpara se zonja Nessa të futej në park. Mediat kanë publikuar edhe videon e Selmanajt pak momente pas vrasjes. Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e vrasjes për mediat.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Publikuar më 10.05.2025
Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të ...

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të modernizuar procesin zgjedhor. “Ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimin dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Duhet ta modernizojmë, edhe pse kemi […]

Lexo më shumë

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Publikuar më 10.05.2025
Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të paji...

Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, ku është i shpallur non grata, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA. Ndonëse Berisha deklaroi gjatë një konference për shtyp, se që kur kishte lënë detyrën në vitin […]

Lexo më shumë

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Publikuar më 10.05.2025
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtun...

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtunë duke rikthyer në vëmendje një nga problemet më shqetësuese të tregut të punës në Shqipëri, mungesa e standardeve të sigurisë në kantieret e ndërtimit. Dy të rinj humbën jetën në fshatin Holtë të Njësisë Administrative Poroçan në bashkinë e Gramshit , gjatë punës në […]

Lexo më shumë

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Publikuar më 10.05.2025
omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politik...

omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike që në respektin të heshtjes zgjedhore, ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale. Në një postim, KQZ shprehet se partitë nuk duhet të adresojnë në asnjë formë mesazhe politike apo elektorale. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Publikuar më 10.05.2025
Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth or...

Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth orës 21:15, ka marrë një telefonatë denoncimi nga shtetasi Xh.Gj., kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, i cili ka pretenduar se përfaqësues të Partisë Socialiste po shpërndanin para në këmbim të votave në njësinë administrative Maqellarë. Menjëherë pas sinjalizimit, në terren është […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Publikuar më 10.05.2025
Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automj...

Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automjete pasi ngrinin pretendime se PS dhe eskponentë të saj po blinin vota. Për më shumë se 2 orë automjetet janë mbajtur të bllokuar nga mbështetësit e opozitës ndërsa policia rrethoi vendngjarjes. Pas mbërritjes së prokurorit të rrethit Dibër dhe oficerit të policisë gjyqësore u kontrolluan […]

Lexo më shumë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Publikuar më 09.05.2025
Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushate...

Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushates se PD, ka falenderuar miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, qe sipas tij, “e shkalloi  Edi Ramën”. Per Berishen, Rama do i bjere tavolines me koke, pasi te marre rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit.  ” U siguroj se PD në pushtet do […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda