×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shqipëria në festë, sot 111-vjetori i Pavarësisë

Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. Këtë 28 Nëntor, për herë të parë në vendin tonë u organizua Parada e shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada mblodhi mbi 150 Ansamble popullore.

Pavarësisht reshjeve të shiut, grupet kulturore, artistike e sportive etj nga Shqipëria, qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor, dhe shqiptarët e disaporës me kostume popullore tradicionale e valle, e flamurin shqiptarë në duar parakaluan në bulevard për ti treguar botës kulturën tonë dhe për ta kthyer Tiranën në zemrën e shqiptarisë. 

Të shumtë ishin dhe qytetarët të cilët nuk iu trembën shiut por dolën për të shijuar paradën që organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe e para që hapi dyert për organizimin e saj ishte Tirana.

 Parada Shqiptare është një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare- Albanian Roots (New York)”, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e saj në këto 15 vitet e fundit, ku një nga sheshet kryesore të New Yorkut vishet kuq e zi.

Presidenti i “Albanian Roots” Marko Kepi, i cili është edhe organizator i përvitshëm i paradës së shqiptarëve në Nju Jork tha se organizmi i Paradës së shqiptarëve në Tiranë është një ëndërr që tashmë u realizua.

Në trajtën e një spektakli ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore, ky event synon nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore.

Në Paradën e mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk kanë munguar këngët e vallet shqiptare, mes të cilave “Mora Fjalë”, e cila është kthyer në një “himn” për shqiptarët kudo ku ndodhen.

Po ashtu nuk kanë munguar as motoristët të cilët po marshojnë në nder të përvjetorit të 111 të Pavarësisë.
Kujtojmë se 111 vite më parë Shqipëria fitoi Pavarësinë nga Perandoria Osmane.

foto galeri
foto galeri

Parada u mbyll me parakalimin e kryetarëve të bashkive dhe përfaqësueve të delegacioneve pjesëmarrëse në paradë, më pas dhe ngritjen e flamurit në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.

Parakalimi nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”, aty ku u bë ngritja ceremoniale e flamurit. Ndërkohë që presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit bënë ngritjen ceremoniale të flamurit në orën 10:00 në Vlorë.

Kryeministrat e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, Edi Rama dhe Albin Kurti mbërritën së bashku në ceremoninë shtetërore organizuar në Vlorë, ku në mënyrë simbolike, u ngrit Flamuri njësoj si 111 vite më parë.

Njëri pas tjetrit, siç e parashikon protokolli, krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendosën kurora me luleve tek varri i Ismail Qemalit.

Krerët e shtetit nuk mbajtën fjalime, por shtrënguan duart me njëri-tjetrin dhe përshëndetën qytetarë të shumtë që ndoqën nga afër ceremoninë në Sheshin e Flamurit.

Me një foto krejt të veçantë në rrjetet sociale Rama përcjell urimin: “Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë!”

Po kështu urimin për shqiptarët edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ndau në rrjetet sociale duke rikujtuar rrugëtimin e Shqipërisë, nga anëtare e NATO-s, partnere e SHBA, drejt familjes evropiane.

Kreu i Shtetit Bajram Begaj përcolli urime për Ditën e Flamurit përmes Facebook, me mesazhin se modeli frymëzues i etërve themelues, të cilët dhanë gjithçka për Shqipërinë e lirë e të pavarur, të shërbejë si udhërrëfyes në çdo punë që bëjmë për vendin dhe për shqiptarët.

I vetmi që ndau një fjalë për gazetarët, pasi vizitoi ekspozitën në Galerinë e Arteve, ishte Albin Kurti, i cili duke shmangur dallimet politike, u përqendrua te mesazhi i kësaj dite që përbashkon.

“Nuk është sot dita që të flasim për dallime politike, jemi bashkë sepse kemi të përbashkët gjuhën dhe kulturën, të përbashkët historinë dhe të ardhmen. E tashmja përmbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë”, tha Kurti.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga komuniteti fetar, si Baba Mondi dhe At Konstandin Prifti. Politika nuk ishte e bashkuar as në këtë përvjetor të 111-të të pavarësisë, por komuniteti fetar në Shqipëri, dha edhe një herë mesazhin unik të tolerancës fetare dhe bashkimit.

Festës iu bashkuan mijëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi si dhe ata që jetojnë në diasporë. Për herë të parë në vendin tonë u organizua edhe ‘Parada e shqiptarëve’. 

Më 28 nëntor 1912, përpjekjet e patriotëve e shqiptarë nën drejtimin e Ismail Qemalit kurorëzuan me sukses shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Publikuar më 10.05.2025
Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të ...

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të modernizuar procesin zgjedhor. “Ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimin dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Duhet ta modernizojmë, edhe pse kemi […]

Lexo më shumë

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Publikuar më 10.05.2025
Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të paji...

Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, ku është i shpallur non grata, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA. Ndonëse Berisha deklaroi gjatë një konference për shtyp, se që kur kishte lënë detyrën në vitin […]

Lexo më shumë

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Publikuar më 10.05.2025
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtun...

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtunë duke rikthyer në vëmendje një nga problemet më shqetësuese të tregut të punës në Shqipëri, mungesa e standardeve të sigurisë në kantieret e ndërtimit. Dy të rinj humbën jetën në fshatin Holtë të Njësisë Administrative Poroçan në bashkinë e Gramshit , gjatë punës në […]

Lexo më shumë

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Publikuar më 10.05.2025
omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politik...

omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike që në respektin të heshtjes zgjedhore, ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale. Në një postim, KQZ shprehet se partitë nuk duhet të adresojnë në asnjë formë mesazhe politike apo elektorale. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Publikuar më 10.05.2025
Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth or...

Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth orës 21:15, ka marrë një telefonatë denoncimi nga shtetasi Xh.Gj., kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, i cili ka pretenduar se përfaqësues të Partisë Socialiste po shpërndanin para në këmbim të votave në njësinë administrative Maqellarë. Menjëherë pas sinjalizimit, në terren është […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Publikuar më 10.05.2025
Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automj...

Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automjete pasi ngrinin pretendime se PS dhe eskponentë të saj po blinin vota. Për më shumë se 2 orë automjetet janë mbajtur të bllokuar nga mbështetësit e opozitës ndërsa policia rrethoi vendngjarjes. Pas mbërritjes së prokurorit të rrethit Dibër dhe oficerit të policisë gjyqësore u kontrolluan […]

Lexo më shumë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Publikuar më 09.05.2025
Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushate...

Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushates se PD, ka falenderuar miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, qe sipas tij, “e shkalloi  Edi Ramën”. Per Berishen, Rama do i bjere tavolines me koke, pasi te marre rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit.  ” U siguroj se PD në pushtet do […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda