×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Katër vjet pas tërmetit, mijëra banorë në Durrës mbeten në udhëkryq

Në  lagjen 12 të qytetit të Durrësit, Zenel Zani hap derën e hekurit të pallatit të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndërsa ankohet se asgjë nuk ka ndryshuar në katër vjet.

“Po mendojmë që të lidhim ujë dhe drita vetë dhe të rikthehemi në shtëpitë tona. Me rrezik  është, por sa të na dëbojnë nga atje ku jemi me qira, më mirë të rimë këtu,” tha ai.

Pensionisti jetonte përpara tërmetit në katin e pestë të pallatit nr.15, që ndodhet shumë pranë tregut agroushqimor të qytetit, sëbashku me bashkëshorten e tij.

Pas tërmetit, ai u vendos në një banesë me qira në afërsi të “Stacionit të trenit”, por për shkak të problemeve me bonusin e qirasë, po mendon të rikthehet në pallatin e pariparuar.

“Këtu, është çdo gjë si ditën e parë të tërmetit, më keq akoma se janë vjedhur kabujt, sahatet,  se ne do ishim kthyer me kohë këtu,” ankohet pensionisti.

Katër vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, pasojat ndjehen ende tek mijëra familje të cilët u prekën nga fatkeqësia natyrore. Sipas të dhënave të bashkisë, 2500 familje vazhdojnë të figurojnë ende në listën e atyre që trajtohen me bonus qiraje, pasi banesat e tyre nuk janë rikthyer në gjendje të banueshme. Por prej muajsh pagesat e bonusit janë bllokuar.

“Në mars të vitit 2023, këto 2500 familje janë trajtuar për herë të fundit me bonus qiraje dhe më pas nuk është bërë shpërndarje,” tha Bashkia e Durrësit në një përgjigje për BIRN.

Në pritje të bonusit

Zenel Zani, banor i lagjes 12 po mendon të kthehet në shtëpinë e tij të dëmtuar pas ndërprerjes së bonusit të qirasë. Foto: Eriola Azizolli.

Që pas tërmetit, familjarët janë përballur me vonesa në shpërndarjen e bonusit të qirasë, por këtë herë pritja ka kaluar çdo limit.

“Çdo ditë shkoj tek zyra e bashkisë, pyes tek informacioni mos ka kaluar bonusi, edhe sot isha atje, por hiç, asgjë,” tha Zani.

Bashkia u justifikua se pagesat e bonusit ishin ndërprerë për shkak se fondet nuk i ishin vënë në dispozicion nga qeveria qendrore.

Bashkia Durrës i ka kërkuar fonde për subvencionimin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shkresën 30/4 datë 18.07.2023 dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi vazhdimin e lëvrimit të fondeve,” deklaroi Bashkia.

Moskalimi i bonusit të qirasë ka krijuar vështirësi ekonomike pa fund për familjet e prekura nga tërmeti. Mjaft prej tyre, në pamundësi për të përballuar qiratë pa ndihmën e bonusit, janë rikthyer të jetojnë në pallatet e pariparuara, ose që janë duke u riparuar.

Në lagjen me numër 17 të Durrësit, në pallatin e ndodhur në afërsi të azilit të të moshuarve, pallati i dëmtuar me shkallë dëmtimi DS2, vazhdon të jetë njësoj si në ditën e parë pas tërmetit. Muret në sheshpushimet e pallatit janë të dëmtuara, në disa vende tullat dukshëm mungojnë dhe pjesë të tjera janë të zhveshura nga suvaja.

Fadil Kaloçi, banor i këtij pallati është kthyer të jetojë aty  edhe pse nuk e fsheh frikën veçanërisht në ditë me mot të trazuar me erë dhe shi.

“Po shikojeni vetë. Asgjë nuk është bërë nga jashtë. Kemi frikë dhe nga era, mos shkëputet ndonjë tullë nga katet e dëmtuara më shumë dhe na merr jetën, por ç’të bëjmë, këta nuk thonë asgjë se kur do të bëjnë riparimet e pallatit,” tha Kaloçi.

Pavarësisht rrezikut, burri që jeton në një nga apartamentet e pallatit me katër familjarët e tij, nuk është zhgënjyer me vendimin për t’u rikthyer në shtëpinë e tij.

“Bonusi një muaj jepej tre, katër jo. Shtëpia që mora me qira në zonën e plazhit nuk përballohej se u rrit çmimi,” tha ai.

“As u mendova dy herë, mora ato pesë lekë që na dhanë për riparime të brendshme …ndaj bëra ç ‘munda dhe futa kokën brenda,” shtoi ai.

Familjet që mbeten në pritje të riparimeve të dëmeve për shtëpitë e tyre apo që presin kalimin e këstit të bonusit të qirasë, kanë provuar gjithçka që nga letrat pa fund për autoritetet, kërkesat institucionale dhe protestat, por zgjidhjet duken të largëta.

“Këta u tallën me ne. Fillimisht e përcaktuan pallatin si  DS3, më pas thanë do shembet se kishte rrezik, pastaj thanë që do riparohet se është me dëm DS4, por deri më tani, ja shikoje, asgjë nuk është bërë”, tregoi Zenel Zani për BIRN.

Veç dëmtimit nga tërmeti, pallati ku ai jetonte u përball me bastisjet dhe vjedhjet.

“Ne mblidhemi çdo mëngjes këtu, se kemi djersën e një jete të shkuar dëm. Por, s’kemi mundësi që të bëjmë asgjë, se nuk na ka ngelur asgjë. Mblodhëm ca lekë dhe bëmë një derë hekuri në katin e parë që të shpëtonim plaçkat se kabujt, sahatet i vodhën të gjitha”, ankohet Zani.

Katër vjet pa plan e projekt

Një pallat i dëmtuar në lagjen 17 të Durrësit, i cili nuk është riparuar edhe pas katër viteve. Foto: Eriola Azizolli.

Shumë pallate të dëmtuara nga tërmeti i katër viteve më parë kanë mbetur jashtë planeve dhe projekteve të bashkisë për riparim, për të cilat bashkia e qytetit bregdetar tha se mbetet në pritje të fondeve për projektim.

Sipas Bashkisë, 83 pallate me shkallë dëmi DS4 janë në pritje të fondeve për projektimin, ndërsa 6 objekte të tjera DS4 mbeten në pritje të financimit për riforcimin e strukturave. Në proces rikonstruksioni, sipas Bashkisë së Durrësit janë 73 pallate të vlerësuara si DS4 dhe 101 shtëpi individuale me të njëjtën shkallë dëmi.

Në lagjen me numër 18 të qytetit, në një pallat nëntë katësh klasifikuar me dëme DS4, punimet e riparimit  kanë një vit që kanë nisur, por ende nuk kanë përfunduar. 15 familje janë rikthyer në pallatin me numër 19/659 dhe pse pallati është ende një kantier ndërtimi.

“Pallati nisi të riparohej, por veç skelave dhe punimeve në tre katet e para, asgjë nuk po shihet. Ngrejmë zërin për të ditur se çfarë do bëhet më tej, asgjë nuk shohim të ndryshojë,” tha Mersin Disha, një nga banorët e pallatit për BIRN.

Mosmarrja e bonusit të qirasë prej shumë kohësh bëri që banorët të riktheheshin në banesat e tyre. “Bonusi gjithmonë ka pasur vonesa, asnjë herë nuk është dhënë në kohë, ndaj ne jemi rikthyer dhe pse punimet ende nuk kanë përfunduar”, tha Disha.

Rreziku rritet

Rikthimi i detyruar i banorëve në godinat e dëmtuara konsiderohet si tepër i rrezikshëm nga inxhinierët e ndërtimit. Problematike janë sidomos objektet e përcaktuara nga aktekspertiza e thelluar me shkallë dëmi DS4, me dëmtim në mbi 2/3 e sipërfaqes së ndërtimit ose që kanë pësuar dëmtime të rënda strukturore. Sipas ekspertëve të ndërtimit, me kalimin e viteve dhe mos ndërhyrja në kohë, këto godina janë gjithmonë e më të rrezikshme.

“Dëmtimet e rënda strukturore duke ulur ndjeshëm qëndrueshmërinë, mund të rrezikojnë shembjen e pjesës së mbetur të ndërtesës, si pasojë e peshës vetjake të elementeve të strukturës apo edhe lëkundjeve të mundshme sizmike,” tha Alban Uka, inxhinier ndërtimi, për BIRN.

Sipas tij, faktorët atmosferikë ndikojnë tek objektet e dëmtuara, duke ulur rezistencën e strukturave.

“Faktorët atmosferikë mund të ndikojnë kryesisht në shtimin e lagështirës në objekt, krijimin e poreve apo korrozionit në elementë të caktuar, dhe për pasojë uljen e rezistencës së strukturave prej betoni të armuar”, tha Uka.

Sipas tij, faktori kohë është mjaft i rëndësishëm në qëndrueshmërinë e një objekti pas goditjeve të marra.

Pjesët më të rrezikuara, në rast të dëmtimeve të rënda strukturore apo çarjeve në strukturën mbajtëse të një objekti, përfshijnë, kolonat, trarët, soletat e ndërkateve apo rampat e shkallëve të brendshme. Inxhinieri thotë se ndërhyrja duhet në këto ndërtime duhet të jetë e menjëhershme.

“Rreziku është prezent në të gjithë periudhën e qëndrimit të objektit në gjendje të dëmtuar, pasi ndërhyrja në rikonstruksionin e objektit duhet të jetë e menjëhershme, sipas shkallës së dëmtimit,” përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Publikuar më 09.05.2025
Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushate...

Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushates se PD, ka falenderuar miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, qe sipas tij, “e shkalloi  Edi Ramën”. Per Berishen, Rama do i bjere tavolines me koke, pasi te marre rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit.  ” U siguroj se PD në pushtet do […]

Lexo më shumë

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Publikuar më 09.05.2025
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka...

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, që u zhvillua këtë mbrëmje në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, përpara zgjedhjeve të 11 majit. Në prani të ministrave, kandidatëve dhe mbështetësve të shumtë, Rama kujtoi sfidat e së kaluarës dhe hodhi akuza […]

Lexo më shumë

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda