Prej ditësh, në Shqipëri temë e ditës është marrëveshja e Edi Ramës me kryeministren italiane për hapjen e kampeve të refugjatëve afrikanë në Lezhë. Marrëveshja ka shkaktuar shumë debate. Por me sa duket jo të gjithë janë kundër.
Një prej tyre ëshstë edhe kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hil Curri.
Ai i ka bërë një letër kryeministrit Edi Rama, me anë të së cilës kërkon që emigrantët afrikanë të strehohen pikërisht në Fushë Arrëz.
Hil Curri ishte kandidati fitues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha është shprehur kundër ardhjes së refugjatë sipas paktit Rama-Meloni.
“Duke shprehur respektin tim për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, më duhet t’i them se firma e Edi Ramës në atë marrëveshje është e pavlefshme”, theksoi një javë më parë në një prononcim për gazetarët para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar demokrat në Kryesinë e Kuvendit. Sipas Berishës
firma e tij është e pavlefshme, sipas tij, sepse Edi Rama është kryeministër nën hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të firmosë çdo gjë për të lehtësuar dhe shpëtuar “menderen” e tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/