×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ngjarje tragjike të gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, ndërron jetë sulmuesi i “Egnatia”-s

Një ngjarje rëndë tronditi sot futbollin shqiptar, kur, Rafael Duamena, humbi jetën në spital pas kolapsit në fushën e blertë. Lajmi u konfirmua nga burime pranë spitalit ku u dërgua sulmuesi pasi u rrëzua papritur pa ndjenja në fushë.

Rafael Duamena mori ndihmën e parë mjekësore në fushë dhe u transportua me ambulancë në spital, por nuk arriti që të mbijetojë.

Fund tragjik pati sot futbollisti 28-vjeçar i Egnatias. Rafael Duamena ka ndërruar jetë në spital pasi humbi ndjenjat në sfidën midis Egnatias dhe Partizanit në minutën e 24’ të sfidës. Sulmuesi ganez mori ndihmën e parë mjekësore në fushë dhe u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Kjo nuk ishte hera e parë që sulmuesit ganez i ka ndodhur kjo gjë në fushën e lojës dhe mjekët e kishin thënë që të hiqte dorë nga futbolli megjithatë 28-vjeçari i shpërfilli këshillat e tyre. Pak vite më parë, ai ishte diagnostikuar me një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën.

Mjekët e kishin këshilluar të braktiste futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballonte më, por Duamena veproi kundër këshillave të tyre. Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai konfirmoi se defibrilatori që iu implantua, ishte vënë dy herë në punë. Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist. Por, sulmuesi i shpërfilli kërkesat që të hiqte dorë nga loja në fushën e blertë, duke rezultuar në një fund tragjik për të.

FSHF ka vendosur të anulojë ndeshjet e fundjavës në Superligë, pas tragjedisë së ndodhur në Rrogozhinë.

Kapiteni 28-vjecar i Egnatias, ndërroi jetë në fushë, ndërsa u rrëzua pa ndjenja.

Sfidat e anuluara të kësaj fundjave janë Skënderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi, gjithashtu dhe ato të nesërmes, Tirana-Kukësi dhe Dinamo-Erzeni.

“Federata Shqiptare e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur sot gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani. Futbollisti Raphael Dëamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë. FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dëamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë”-deklaroi FSHF.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

Publikuar më 06.12.2023
Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një ko...

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një kompanie ndërtimi u shfaqën nxitimthi në rrugën kryesore të fshatit Gjonme, rreth 11 kilometra larg Elbasanit, ku brenda një kohe të shkurtër bënë kanalizimet, vendosën pusetat dhe shtruan çakull mbi trase. Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra […]

Lexo më shumë

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

Publikuar më 06.12.2023
Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ...

Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ndërsa sot pritej të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar mbledhjen, duke bërë që kryetari i komisionit të mbyllë atë dhe ta zhvillojë online. Ndërkohë që kryetari i komisionit, Nasip Naço qëndronte në këmbë, në vend të tij ishte ulur deputeti […]

Lexo më shumë

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Publikuar më 06.12.2023
Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar n...

Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të ish-presidentit, tha të martën se nëse zoti Trump zgjidhet përsëri, administrata e tij do të hakmerret kundër individëve në media përmes padive kriminale ose civile. Kash Patel, i cili ka shërbyer edhe si shef i stafit në Departamentin […]

Lexo më shumë

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Publikuar më 06.12.2023
Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç fami...

Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç familjes Murseli ishte edhe Granit Plava, personi që dyshohet se e vrau Liridonën. Ai u largua nga aty para tyre me veturën që u pa edhe në vendin e ngjarjes. Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e një restoranti në […]

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Publikuar më 05.12.2023
Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur t...

Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë i akuzuar për shitblerje të votës ka marrë një tjetër kthesë të fortë. Dy prokuroret e SPAK lexuan sot në seancën gjyqësore dëshminë e Abdyl Rames, vëllait të të infilirtuarit të policisë Arsen Rama. Abdyl Rama gjatë marrjes në pyetje më datë 12 maj […]

Lexo më shumë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Publikuar më 05.12.2023
Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile rat...

Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile ratifikimit të Protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës që parashikon ndërtimin e dy strukturave (në portin e Shëngjinit dhe në zonën e Gjaderit) për menaxhimin e flukset migratore Marrëveshja Itali-Shqipëri Mbulimi financiar dhe rregullat e para zbatuese të protokollit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e […]

Lexo më shumë

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

Publikuar më 04.12.2023
Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fsha...

Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi. Pas kërkesës së familjes së saj, autoritetet pranuan zhvarrosjen e saj nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj. “Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi […]

Lexo më shumë

Kur njeriu vendos maskë e ka më të lehtë të thojë të vërtetën!

Kur njeriu vendos maskë e ka më të lehtë të thojë të vërtetën!

Publikuar më 02.12.2023
Silvana Begaj Kjo qenie komplekse që vendos maskë edhe kur f...

Silvana Begaj Kjo qenie komplekse që vendos maskë edhe kur flet me veten. Për këtë duhet ti kemi zili kafshët. Të paktën ato vrasin për mbijetesë, por jo fëmijët e tyre. O Zot! Kujt i jep mundësinë të jetë prind? Atij që i vrau fëmijëve fëmijërinë dhe pafajsinë? Vetëm në prehrin e nënës je fëmijë […]

Lexo më shumë