
Një ngjarje tragjike tronditi sot futbollin shqiptar, gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani, kur sulmuesi 28-vjeçar Raphael Dwamena i ekipit të “Egnatia”-s u rrëzua në fushë dhe ndërroi jetë në spital, edhe pas ndihmës mjekësore.

“F.K Apolonia” dhe presidenti Koço Kokëdhima shprehin tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur dhe i përcjellin ngushëllimet më të thella familjes së futbollistit të ndjerë, ekipit të “Egnatia”-s dhe presidentit Agim Demrozi.
Lojtari nga Ghana, Raphael Dwamena, ishte ylli më i ndritur i ekipit të “Egnatia”-s, dhe një ndër lojtarët më të mirë në elitën e futbollit shqiptar dhe i tillë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e futbollistëve dhe sportdashësve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/