
Nga Pirro Naçi
Sot flitet shumë për patriotizëm, për interesa kombëtar. Në emër të tyre shkruhen artikuj, bëhen punime ‘’shkencore’’ dhe hidhen akuza . Gjuha dhe frazeologjia që përdoret është gjoja shkencore. Por nuk mund të fshihesh pas tyre. E lexova librin ‘’Beteja për 20 përqindshin’’ të Ardit Bidos…Prisja shumë më shumë. Nuk e kam për zakon as të ‘’helenizoj’’ dhe as të ‘’alvanizoj’’ në ato çka shkruaj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një libër të një ‘’patrioti’’ tim…dhe për një problem ‘’delikat’’. Të them të drejtën nuk do të doja t’i shkruaja këto rreshta… Ajo që më erdhi ndër mend pas një leximi me sy të parë, ishin emrat e sportistëve më të mëdhenj, të të gjitha kohërave, në të gjitha sportet…duke filluar nga Bill Russel, Michael Phelps, Tom Brady, Tiger Wods, Michael Jordan, Roger Federer, Pele, Serena Williams, Carl Lewis, Kobe Bryant etj…Dhe ndër të gjithë këta, mu veçua një emër që vështirë se e kemi dëgjua, Hakuo Sho, legjenda e sumos. Sumo është një formë konkurimi midis dy mundësve që përpiqen të nxjerin jashtë loje më të dobëtin… Me një dozë humori, librit do ti vendosja titullin- ‘’Beteja ‘’sumo’’ për 20 përqindshin’’.

Një vepër shkencore nuk sinon citim-akumulimin e njohurive dhe informacionit, por bën analizë logjike të një çështjeje. Një vepër shkencore nuk ka lidhje me përshkime gazetareske. Një vepër shkencore nuk ka nevojë të mbledhë popullin në Sarandë, Delvinë, Konispol, Himarë, Vlorë, etj… dhe në vend që të diskutojë për librin, bën ‘’mbledhjen’’ e ‘’Frontit Demokratik’’ të lagjes për të demaskuar… ‘’grekun e mutit’’ apo shqiptarin e konvertuar grek…Një vepër shkencore, një intelektual i ri, një zyrtar i lart shtetëror nuk ka nevojë të mbushë faqen e tij të fb-së me interpretime që të çojnë në ‘’bipolaritete’’ politike.
Është absurde që një zyrtar i lart shtetëror të akuzojë shtetin e vet se ka dështuar në politikat për forcimin e identiteti etnik…apo ka treguar mungesë konsistence në çështjen e politikave në Himarë dhe në Konispol…ka lejuar çeljen e shkollave të shtetit grek…ka pranuar kërkesat e shtetit grek për censusin dhe ka krijuar situata në dobi të intereset grek… Ç΄farë shteti kërkojmë, jashtë kontureve të BE-së? Në 15 kushtet e BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë është edhe ajo e miratimit të akteve nënligjore për Ligjin e Pakicave Kombëtare. As në këto dokumenta, por dhe as nga Departameni Amerikan nuk përmenden ndonjë nga kritikat që hasen në librin në fjalë për minoritetin.
Busulla orientuese e Shqipërisë ka qenë gjithmonë integrimi europian. Po t’i kthejmë shpinën Europës dhe të gjendemi në orientin imagjinar që qarkullon si fantazëm në mendjet tona, do të thotë se kemi humbur veten, kemi pushuar së qëni patriot… Nacionalizmi është një tradhëti ndaj patriotizmit…Të gjitha këto prodhojnë vetëm rezultate negative. Kishte të drejtë shkrimtari austriak Karl Kraus kur shkruante ;- ‘’Kur dielli i qytetërimit është i ulët në horizont edhe ‘’xhuxhët’’ hedhin hije të gjatë’’.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/