×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ish-ministri Sandër Lleshaj kundër marrëveshjes së Edi Ramës për refugjatët e Italisë: “Qendrat e mikpritjes”, impotencë politike dhe intelektuale! Kjo sfidë s’mund të zgjidhet me hile

Sandër Lleshaj

Nuk e di se e kujt është ideja e ngritjes së kampeve të pritjes së refugjatëve jashtë territorit të BE, si rruga për të zgjidhur sfidën më të madhe me të cilën përballet Europa në këtë shekull.

Ndoshta është më mirë që kjo ide, kaq e mjerë si në aspektin politik, ashtu edhe atë juridik e human, të mbetet anonime. Do të mjaftonte vetëm një vështrim i thjeshtë mbi eksplozionin e popullsisë së Afrikës së Veriut për të parë se sa qesharake është ideja e “kampeve të mikpritjes”. Në vitin 1970 popullsia e vendeve të Afrikës së Veriut (Sahara Perëndimore, Maroku, Algjeria, Tunizia, Libia, Egjipti dhe Sudani) ishte rreth 80 milionë banorë, ndërkohë që në vitin 2023 këto vende së bashku numërojnë mbi 265 milionë banorë.

Të mbërthyer në darën e varfërisë dhe të gjeografisë, masat njerëzore përherë në rritje nga këto vende nuk kanë ndonjë rrugëdalje nga mjerimi. Të shtrënguar në një rrip të ngushtë toke mes Saharasë dhe Mesdheut, ato janë në kërkim të një alternative. Në njërën anë, në jug, kanë shkretëtirën e pakalueshme të Saharasë dhe në anën tjetër, në veri, kanë shpresën e vetme reale: rrugën e shkurtër mesdhetare drejt Europës. Sigurisht që ata do të zgjedhin rrugën e vetme: Mesdheun për në Europë. Por nuk është vetëm Afrika e Veriut. E gjithë Afrika, Lindja e Mesme dhe pjesë të konsiderueshme të Azisë janë burim emigracioni drejt Europës. Shifrat në rritje eksponenciale të emigrantëve ilegalë në brigjet veriore të Mesdheut e provojnë përditë këtë.

Flukset jo vetëm nuk janë dekurajuar, por madje janë dyfishuar brenda vitit të parë të qeverisjes së Melonit në Itali si për të sfiduar në mënyrë ironike, jo vetëm populizimin e saj, por edhe krejt qasjen pa kuptim të vetë Europës ndaj kësaj vale të pandalshme. Ideja absurde e “qendrave të mikpritjes”, që në fakt janë konceptuar si kampe të mirëfillta paraburgimi, vetëm sa provon impotencën politike dhe intelektuale të atyre që janë ngarkuar për të gjetur zgjidhjet. Këto kampe janë menduar të krijohen jashtë territorit të BE për të qenë në të vërtetë edhe jashtë ligjit, pasi kushtetutat dhe legjislacioni europian nuk lejojnë zhvillimin e procedurave që mendohet se do të zbatohen në kampet jashtë territorit të vendeve anëtare. Kampet synohet të ndërtohen jashtë BE jo për mungesë toke, por për mungesë lirie procedurale. Tentativa e dështuar në Gjykatën e Britanisë së Madhe me Ruandën në të vërtetë do të duhej të kishte mjaftuar edhe për Italinë.

Ndaj duket se përpjekja e qeverisë italiane për të gjetur një zgjidhje në Shëngjin e Gjadër për problemin e madh që i ka rënë është krejtësisht iluzore dhe e pashpresë. Italia e ka të pamundur të riatdhesojë emigrantët e paligjshëm për arsye të mungesës së marrëveshjeve të ripranimit më shumicën e vendeve prej nga ata vijnë. Në vitin 2022, Italia mundi të riatdhesojë një numër krejt të papërfillshëm emigrantësh prej më pak se 4 mijë personash, të cilët si rregull rikthehen përsëri në rastin më të parë. Në këto kushte, “ekskursioni” i një grupi mashkullor të emigrantëve ilegalë për në Shqipëri, për t’u kthyer përsëri në Itali duket si i pakuptimtë. Megjithatë, njëfarë kuptimi, por në fakt një kuptim të mbrapshtë, do të merrte kjo gjë, nëse ata që do t’u refuzohet azili, pra shumica e tyre të “treteshin”, pas kësaj, rrugëve të Shqipërisë, në vijim të rrugëtimit tokësor drejt Europës Qendrore e më tej. Por kjo situatë do të na krijonte një problem të ri me vendet e tjera europiane.

Problemi i migracionit ilegal nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme nuk mund të zgjidhet as në Gjadër, madje as në Palasë. Edhe sikur e gjithë Shqipëria të shndërrohet në një kamp refugjatësh, ajo përsëri është krejt e vogël për të përballuar flukset e valëve të pafundme migratore që vetëm sa do të shtohen. Deri në shtator të vitit 2023, në Itali mbërritën në rrugë detare mbi 130 mijë emigrantë ilegalë, ose dyfishi i krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Zgjidhjet për këtë sfidë të shekullit mund të gjenden vetëm në vendet prej nga buron migracioni ilegal. Këtë detyrë e ka Europa, e cila, ose duhet të mundësojë një jetë dinjitoze për popujt e prekur në vendet përkatëse, ose duhet të organizojë vetë migrimin masiv drejt Europës.

Kjo sfidë ekzistenciale nuk mund të zgjidhet me hile anemike të natyrës procedurale, sikundër po tentohet me kampet e përfolura. Në këtë kuptim, projekti për të ndërtuar kampe italiane për refugjatë në Shqipëri është, së pari, i padobishëm edhe për vetë Italinë. Por, nga ana tjetër, nëse këtu do të shtoheshin edhe argumente të tjera të natyrës kushtetuese (sovraniteti!), të natyrës politike (borxhi ynë ndaj Italisë?!), të natyrës ekonomike dhe sociale (turizmi, infrastruktura) si dhe aspekte të tjera të shumëfishta, rezulton se ky projekt meriton të rishqyrtohet ende sa ka kohë për të parandaluar pasoja serioze, të cilat shtrihen që nga niveli kushtetues dhe deri tek niveli social dhe ai i sigurisë. Është me shumë rëndësi që të parandalohet krijimi i një precedenti kushtetues në raport me sovranitetin e vendit. Referimi i deritanishëm i rasteve të ujgurëve, iranianëve dhe afganëve është krejtësisht i pa arsyetuar.

Të gjitha këto raste kanë qenë iniciativa politike, padyshim shumë të diskutueshme, por ato nuk kanë krijuar hapësira ekstraterritoriale brenda territorit sovran të Shqipërisë. Për të gjithë këta persona dhe hapësirat përkatëse ku ata kanë jetuar është zbatuar vetëm legjislacioni shqiptar. Ndërsa pretendimi për zbatimin e legjislacionit të një vendi të huaj në territorin sovran të Shqipërisë ka nevojë për një argumentim shumë serioz kushtetues, përpara se të ndërmerren hapa konkretë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Publikuar më 23.05.2025
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ba...

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte tunelin e Llogarasë, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme në jug të vendit. Balluku dha lajmin se duke filluar nga dita e nesërme, 24 maj, tuneli do të hapet për qarkullimin e automjeteve. “Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e […]

Lexo më shumë

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Publikuar më 23.05.2025
Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahu...

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu. Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij. “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi […]

Lexo më shumë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Publikuar më 22.05.2025
Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalici...

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë. Sipas Shehit, Berisha nuk duhet të ishte në garë në zgjedhje. Dashamir Shehi: Isha kryetar […]

Lexo më shumë

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA ndan njoftimin: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA ndan njoftimin: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni

Publikuar më 22.05.2025
Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të...

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve, DEA, është aktive edhe në Shqipëri. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada fton qytetarët që të ndajnë me zyrën e DEA informacionet nëse janë në dijeni të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që vijnë […]

Lexo më shumë

Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve. Spiropali firmos vendimin

Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve. Spiropali firmos vendimin

Publikuar më 22.05.2025
Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet ...

Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit nuk mund […]

Lexo më shumë

Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Publikuar më 22.05.2025
Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë sot Konferencën...

Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë sot Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për anëtarësim, i cili fokusohet në “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”. Ky grupkapitull përfshin tetë fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social, si transformimi digjital dhe media, politika ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi […]

Lexo më shumë

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Publikuar më 22.05.2025
Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani...

Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës. Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve. Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e befasishme […]

Lexo më shumë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda