×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.”

Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të çmimit të tij.”

“Edhe pse jemi një vend me burime ujore të konsiderueshme, ende sot uji në çezmat tona vjen me orar dhe nuk është i pijshëm, madje dhe i dëmshëm për shëndetin tonë. Uji është reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.

Qytetarët jo vetëm paguajnë dy herë për ujin, njërin të papijshëm që i vjen në çezma dhe tjetrin të pijshëm që e blejnë, por përballen dhe me rritjen abuzive të çmimit të tij. Partia Demokratike për qyetarët dhe në shërbim të tyre do të denoncojë çdo akt korruptiv dhe inkurajon dhe mbështet pa asnjë rezerve organet e drejtësisë të veprojnë mbi këdo që shpërdoron detyrën përmes korrupsionit.”, tha Karabina.

Pas zëdhënëses, ishte inxhinieri Azmer Duleviç, i cili denoncoi rritjen e çmimit të ujit, çka sipas tij është abuzim përmes korrupsionit.

Sipas inxhinierit, “sipas metodologjisë së re të përllogaritjes të çmimeve nga pagesat e ujit, duhet të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit, çka rrjedhimisht sjell rritjen e tyre.”

“Si po i rritet çmimi i ujit qytetarëve dhe e gjitha po kalon në heshtje?!

Sipas Entit Rregullator të Ujit, një unifikim i sforcuar i tarifave në të gjithë zonën e shërbimit, që sjell më pas një rritje të menjëhershme të tyre në njësitë me tarifa relativisht të ulta, mund të sjellë reaksione të forta nga konsumatorët me pasojë ulje të normës së arkëtimit dhe ulje të aftësive likuiduese financiare të shoqërisë.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) pas rakordimit të të dhënave me OSHEE Group Sh.a, raportonte se detyrimet e akumuluara (principal pa kamata) të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 14.01 miliardë Lekë. Nga totali i detyrimeve principal pa kamata të raportuara, vetëm ndërmarrja e UK Sh.a Durrës ka 4.93 miliard Lekë detyrime të akumuluara në vite.

Në total janë të paktën 5 ndërmarrje ujësjellës-kanalizimesh që kanë detyrimet më të mëdha të energjisë në raport me borxhin total. Pas Durrësit e dyta vjen Vlora me 1.44 miliardë lekë, Patosi me 860 milionë lekë, Fieri me 770 milionë lekë dhe Kavaja me 760 milionë lekë. Sektori i ujësjellës-kanalizimeve është një ndër ata që shfaqin performancë më të dobët dhe që mbështetet vazhdimit nga buxheti i shtetit.

Pas dështimit spektakolar me Ujësjellësat, Qeveria ka vendosur të bëj një reformim ku nga 58 shoqëri do të krijohen 15 të tilla që do të rezultojnë nga bashkimet.

Reforma do të finalizohet me krijimin e 15 shoqërive, nga 58 që ishin deri vitin që shkoi, teksa aktualisht janë krijuar 12 prej tyre. Kjo nënkupton se një shoqëri, tashmë përfshin disa bashki ku aktualisht aplikohen tarifa të ndryshme të ujit, por që do të shkojnë gradualisht drejt unifikimit. Për shembull ujësjellësi i Durrësit, tashmë përfshin edhe Shijakun, Krujën, Kavajën dhe Rrogozhinën, ndërsa ujësjellësi i Korçës, ka në përbërje edhe Devollin, Ersekën, Maliqin dhe Pustecin. Për keqadministrimin e ujësjellësit të Korçës do u rritet çmimi qytetarëve të Devollit, një absurd logjik!

Sipas metodologjisë së re të përllogaritjes të çmimeve nga pagesat e ujit, duhet të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit, çka rrjedhimisht sjell rritjen e tyre. Ndërkaq, vetë Enti Rregullator i Ujit ka parashikuar vështirësi në unifikimin e tarifave, duke qenë se diferencat e tarifave aktuale ndërmjet zonave janë të mëdha, për shkak të kostove mjaft të ndryshme të operimit dhe të cilësisë së shërbimit në njësitë përbërëse të tyre.

Parimi i qeverisë së Edi Ramës tashmë është: vidhja dhe qindarkën e fundit qytetarëve dhe jepja oligarkëve!”, përfundon Duleviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Vetëm Zoti e vendos fatin e secilit”, çfarë tregonte Naim Murseli për luftën që kishte bërë me vdekjen: 25 vjet më vonë, unë jam me dy presidentë

“Vetëm Zoti e vendos fatin e secilit”, çfarë tregonte Naim Murseli për luftën që kishte bërë me vdekjen: 25 vjet më vonë, unë jam me dy presidentë

Publikuar më 06.12.2023
Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfo...

Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfolur dhe të urryer kohëve të fundit për shkak të dyshimit se ka organizuar vrasjen e gruas së tij. Para tragjedisë që tronditi Kosovën, gjithçka ishte ndryshe. Murseli linte përshtypjen e njeriut të lumtur, me jetën e tij në rrethe që i preferonte – politikanë […]

Lexo më shumë

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

Publikuar më 06.12.2023
Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një ko...

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një kompanie ndërtimi u shfaqën nxitimthi në rrugën kryesore të fshatit Gjonme, rreth 11 kilometra larg Elbasanit, ku brenda një kohe të shkurtër bënë kanalizimet, vendosën pusetat dhe shtruan çakull mbi trase. Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra […]

Lexo më shumë

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

Publikuar më 06.12.2023
Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ...

Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ndërsa sot pritej të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar mbledhjen, duke bërë që kryetari i komisionit të mbyllë atë dhe ta zhvillojë online. Ndërkohë që kryetari i komisionit, Nasip Naço qëndronte në këmbë, në vend të tij ishte ulur deputeti […]

Lexo më shumë

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Publikuar më 06.12.2023
Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar n...

Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të ish-presidentit, tha të martën se nëse zoti Trump zgjidhet përsëri, administrata e tij do të hakmerret kundër individëve në media përmes padive kriminale ose civile. Kash Patel, i cili ka shërbyer edhe si shef i stafit në Departamentin […]

Lexo më shumë

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Publikuar më 06.12.2023
Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç fami...

Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç familjes Murseli ishte edhe Granit Plava, personi që dyshohet se e vrau Liridonën. Ai u largua nga aty para tyre me veturën që u pa edhe në vendin e ngjarjes. Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e një restoranti në […]

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Publikuar më 05.12.2023
Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur t...

Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë i akuzuar për shitblerje të votës ka marrë një tjetër kthesë të fortë. Dy prokuroret e SPAK lexuan sot në seancën gjyqësore dëshminë e Abdyl Rames, vëllait të të infilirtuarit të policisë Arsen Rama. Abdyl Rama gjatë marrjes në pyetje më datë 12 maj […]

Lexo më shumë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Publikuar më 05.12.2023
Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile rat...

Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile ratifikimit të Protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës që parashikon ndërtimin e dy strukturave (në portin e Shëngjinit dhe në zonën e Gjaderit) për menaxhimin e flukset migratore Marrëveshja Itali-Shqipëri Mbulimi financiar dhe rregullat e para zbatuese të protokollit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e […]

Lexo më shumë

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

Publikuar më 04.12.2023
Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fsha...

Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi. Pas kërkesës së familjes së saj, autoritetet pranuan zhvarrosjen e saj nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj. “Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi […]

Lexo më shumë