×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Fakte tronditëse nga studimi i fundit- Pothuajse çdo njeri në Evropë thith ajër toksik, në Shqipëri niveli i ndotjes është dyfish më i lartë se limitet e OBSH-së

Një investigim i The Guardian ka zbuluar se 98% e evropianëve thithin ajër të ndotur shumë të dëmshëm, i cili lidhet me 400.000 vdekje në vit. Evropa po përballet me një “krizë të rëndë të shëndetit publik”, me pothuajse të gjithë në të gjithë kontinentin që jetojnë në zona me nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit, thekson The Guardian. Analiza e të dhënave, mbledhur duke përdorur metodologjinë e fundit, që përfshin imazhe të detajuara satelitore dhe matje nga më shumë se 1,400 stacione monitorimi tokësore, zbuluan një pamje të tmerrshme të ajrit të ndotur, me 98% të njerëzve që jetojnë në zona me ndotje të grimcave të imta shumë të dëmshme që tejkalojnë shëndetin botëror.

Pothuajse dy të tretat jetojnë në zona ku cilësia e ajrit është më shumë se dyfishi i udhëzimeve të OBSH-së.

Vendi më i ndotur në Evropë është Maqedonia e Veriut. Pothuajse dy të tretat e njerëzve në të gjithë vendin jetojnë në zona me ndotje më shumë se katër herë nga udhëzimet e OBSH-së, ndërsa katër zona u zbuluan se kanë ndotje të ajrit pothuajse gjashtë herë më shumë se shifrat e lejuara, përfshirë kryeqytetin Shkupin. Evropa Lindore është dukshëm më e ndotur se Evropa Perëndimore, përveç Italisë, ku më shumë se një e treta e atyre që jetojnë në luginën e lumit Po dhe zonat përreth në veri të vendit thithin ajër që është katër herë më i lartë se shifra e OBSH-s.

The Guardian punoi me ekspertë të ndotjes për të prodhuar një hartë interaktive që zbulonte zonat më të goditura në kontinent. Matjet i referohen PM2.5 që janë grimcat e vogla të ajrit të prodhuara kryesisht nga djegia e lëndëve fosile, disa prej të cilave mund të kalojnë përmes mushkërive dhe direkt në qarkullimin e gjakut, duke prekur pothuajse çdo organ në trup.

Udhëzimet aktuale të OBSH-së thonë se përqendrimet mesatare vjetore të PM2.5 nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub (µg/m 3 ). Analiza e re zbuloi se vetëm 2% e popullsisë së Evropës jeton në zona brenda këtij kufiri. Ekspertët thonë se ndotja PM2.5 shkakton rreth 400,000 vdekje në vit në të gjithë kontinentin.

“Kjo është një krizë e rëndë e shëndetit publik,” tha Roel Vermeulen, një profesor i epidemiologjisë mjedisore në Universitetin e Utrecht, i cili drejtoi ekipin e studiuesve në të gjithë kontinentin që përpiloi të dhënat. “Ajo që ne shohim mjaft qartë është se pothuajse të gjithë në Evropë po thithin ajër të pashëndetshëm.”

Të dhënat tregojnë gjithashtu:

Pothuajse të gjithë banorët në shtatë vende në Evropën Lindore, Serbi, Rumani, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Sllovaki dhe Hungari, kanë dyfish ndotje nga norma e lejuar nga OBSH.
Më shumë se gjysma e popullsisë së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë jeton me katërfishin e shifrës së lejuar OBSH-së. Në Gjermani, tre të katërtat e popullsisë jeton me më shumë se dyfishin e normës udhëzimeve të OBSH-së. Në Spanjë kjo shifër është 49%, dhe në Francë është 37%.

Në Mbretërinë e Bashkuar, tre të katërtat e popullsisë jetojnë në zona ku ekspozimi është midis një dhe dy herë më shumë se udhëzimi i OBSH-së, me pothuajse një të katërtën mbi të.
Afro 30 milionë evropianë jetojnë në zona me përqendrime të vogla të grimcave që janë të paktën katër herë më shumë se udhëzimet e OBSH-së.

Në Suedi, përkundrazi, nuk ka asnjë zonë ku PM2.5 arrin më shumë se dyfishin e shifrës së OBSH-së dhe disa zona në Skocinë veriore janë ndër të paktat në të gjithë Evropën që bien poshtë saj.
Ekspertët thonë se duhen marrë masa urgjente. Ata tregojnë për një numër në rritje të provave që tregojnë se ndotja e ajrit prek pothuajse çdo organ në trup dhe është e lidhur me një gamë të madhe problemesh shëndetësore nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive te kanceri dhe diabeti, depresioni dhe sëmundjet mendore deri te uljet në lindje.

“Vendet që goditen më shumë janë gjithashtu vendet me të ardhurat mesatare më të ulëta, me disa përjashtime të dukshme – kjo ilustron shkallën e padrejtësisë mjedisore që po përjetojmë në BE. Pastrimi i ajrit veçanërisht në Evropën Lindore është urgjentisht i nevojshëm për të ofruar mundësi të barabarta për një jetë të shëndetshme në të gjithë Evropën”, shkruan The Guardian.

Të dhënat u përpiluan nga akademikë në Universitetin e Utrechtit në Holandë dhe Instituti Zviceran i Shëndetit Tropical dhe Publik si pjesë e projektit Expanse të financuar nga BE. Vermeulen tha: “këto janët të dhënat më të sakta të vlefshme për momentin. Tani kemi nevojë që politikanët të jenë të guximshëm dhe ambiciozë dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm urgjent për të trajtuar këtë krizë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Publikuar më 07.05.2025
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qe...

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit […]

Lexo më shumë

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Publikuar më 06.05.2025
Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, krye...

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e hapi fjalimin me një koment ironik në drejtim të Tomor Alizotit, i cili kohët e fundit ishte shprehur me tone të forta ndaj tij, duke deklaruar se “kam qejf ta ha të gjallë”. “Kam ardh me shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda