×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Thellohen paqartësitë e përfaqësimit”, analiza e VOA: Partia Demokratike rinis debatet për kreun e grupit parlamentar

Në radhët e Partisë Demokratike të opozitës vazhdojnë e thellohen polemikat e ndarjeve dhe paqartësitë e përfaqësimit të grupit parlamentar të saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar Kuvendin se detyrën e kreut të grupit parlamentar ia ka deleguar nënkryetares së partisë, Flutura Açka.

Në njoftimin e zotit Basha në emër të grupit, citohen nene të statutit të partisë dhe të rregullores së brendshme të grupit parlamentar, si dhe bëhet e ditur kryesia e grupit me deputetët Kreshnik Çollaku, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e lexoi sot në seancën plenare dokumentin e nënshkruar nga zoti Basha, krahas një tjetër njoftimi, që kishte marrë nga deputeti Gazmend Bardhi, sipas të cilit “grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka bërë asnjë ndryshim të rregullores së vet dhe as të kryetarit të tij”.

Zoti Bardhi citoi Rregulloren e Kuvendit, sipas të cilës grupet parlamentare miratojnë rregulloret e organizimit të brendshme të tyre dhe se është grupi parlamentar, që zgjedh kryetarin e vet”.

Ai tha se shumica socialiste nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike me provokime të papranueshme.

Por kryetarja e Kuvendit, Nikolla, tha se opozita është në një situatë konfuze dhe ka krijuar një situatë të paprecedent për institucionin.

“Konfuzionin tuaj nuk mund t’ia kaloni Kuvendit. Nuk e zgjedh unë kryetarin e grupit dhe as mbaj shënime si bëhen mbledhjet e grupeve. Rregullorja e Kuvendit përcakton se si zgjidhet kryetari i grupit. Këtë e bën grupi, por aty nuk thuhet se kush e njofton kryetaren e Kuvendit”, tha zonja Nikolla.

Ajo tha se ka kërkuar këshillim juridik nga institucioni dhe nëse do të jetë e nevojshme, do t’i drejtohet edhe këshillit për rregulloren dhe mandatet.

Kjo është hera e dytë që seanca plenare e Kuvendit përfshihet nga debatet mbi kryesimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, detyrë të cilën tani e pretendojnë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputeti Gazmend Bardhi.

Zoti Basha ka ardhur me këto vendime të reja pak ditë pasi u rizgjodh kryetar nga Kuvendi i Partisë, ku edhe u zgjodhën forumet e reja drejtuese të partisë, ndonëse përkrah tij janë një grup prej 10 deputetësh.

Ai theksoi si përparësi të Partisë Demokratike euro-atlantizmin, ndarjen nga berishizmi dhe mbështetjen e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit, duke i quajtur si bunkeri anti-amerikan të gjithë ata që ndjekin ish kryeministrin Berisha.

Ndarjet dhe përplasje mes grupeve sa vijnë e thellohen më tej në radhët e Partisë Demokratike prej dy vjetësh, pas shpalljes së ish kryeministrit Sali Berisha non grata nga SHBA-të për korrupsion dhe cënim të demokracisë.

Gazmend Bardhi organizoi disa ditë më parë një mbledhje të 40 deputetëve, që përkrahin atë si kryetar grupi parlamentar, si dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Të dy grupet u takuan pas dy vjet akuzash të ashpra ndaj njëri tjetrit mbi përgjegjësitë e përçarjes së opozitës. Ata theksuan se sot po unifikonin kështu aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së kryeministrit Rama.

Vëzhguesit vendas i referohen Partisë Demokratike nën drejtimin e zotit Basha si partia zyrtare, e cila megjithë numrat e pakët në Kuvend, po përpiqet të rindërtohet në bazë dhe në forume pas përçarjeve, që u shkaktuan nga lëvizja e Foltores e ish kryeministrit Berisha, dhe nga sulmi i dhunshëm kundër selisë së saj./VOA/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Publikuar më 03.10.2023
Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të ma...

Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre, një provincë e Venezia në Itali. Një autobus me njerëz të shumtë në bord doli nga rruga dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë. Deri tani TG Com flasin për 21 të vdekur dhe 40 të plagosur. 2 prej viktimave janë […]

Lexo më shumë

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Publikuar më 03.10.2023
Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Su...

Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Suedi, me nxënësit që gjetën libra të printuar në tavolina, në vend të tabletave që kishin përdorur deri para disa muajsh. Një ndryshim drejtimi i dëshiruar fort nga ministrja suedeze e Arsimit, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë: “Studentët kanë nevojë […]

Lexo më shumë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Publikuar më 03.10.2023
Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qyt...

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.” Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të […]

Lexo më shumë

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Publikuar më 03.10.2023
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrj...

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të […]

Lexo më shumë

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

Publikuar më 03.10.2023
Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet ...

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur […]

Lexo më shumë

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Publikuar më 03.10.2023
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizit...

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të […]

Lexo më shumë

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

Publikuar më 29.09.2023
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës s...

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes […]

Lexo më shumë

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Publikuar më 29.09.2023
Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 3...

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën […]

Lexo më shumë