×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ndryshon trupa diplomatike shqiptare, presidenti firmos dekretet. Kush janë emrat që largohen dhe ata që emërohen

Trupa diplomatike shqiptare ka ndryshuar. Sot Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur emrat e rinj të ambasadorëve që emërohen në misione diplomatike, por edhe ata që lirohen.

Kështu në Kosovë ambasador do të jetë Petrit Malaj, në vend të Qemal Minxhozit që është liruar nga detyra. Mimoza Halimi do të jetë ambasadore e Republikës së Shqipërisë  në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë,  Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

Emrat e ambasadoreve qe jane liruar nga detyra dhe ata qe jane miratuar

  1. Lirohet z. Qemal Minxhozi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.
  2. Lirohet z. Saimir Bala nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në  Republikën e Irakut, jorezident.
  3. Lirohet z. Ilirian Kuka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.
  4. Lirohet z. Ilir Tepelena nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.
  5. Lirohet z. Pëllumb Qazimi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.
  6. Lirohet znj. Enkeleda Mërkuri nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.
  7. Lirohet znj. Elida Petoshati nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.
  8. Lirohet znj. Shpresa Kureta nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.
  9. Emërohet z. Petrit Malaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.
  10. Emërohet z. Ilir Hysa, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.
  11. Emërohet z. Ilir Tepelena, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.
  12. Emërohet znj. Enkeleda Mërkuri, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.
  13. Emërohet z. Oljan Kanushi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.
  14. Emërohet znj. Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë,  Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.
  15. Emërohet z. Sokol Dedja, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Publikuar më 03.10.2023
Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të ma...

Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre, një provincë e Venezia në Itali. Një autobus me njerëz të shumtë në bord doli nga rruga dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë. Deri tani TG Com flasin për 21 të vdekur dhe 40 të plagosur. 2 prej viktimave janë […]

Lexo më shumë

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Publikuar më 03.10.2023
Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Su...

Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Suedi, me nxënësit që gjetën libra të printuar në tavolina, në vend të tabletave që kishin përdorur deri para disa muajsh. Një ndryshim drejtimi i dëshiruar fort nga ministrja suedeze e Arsimit, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë: “Studentët kanë nevojë […]

Lexo më shumë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Publikuar më 03.10.2023
Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qyt...

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.” Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të […]

Lexo më shumë

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Publikuar më 03.10.2023
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrj...

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të […]

Lexo më shumë

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

Publikuar më 03.10.2023
Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet ...

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur […]

Lexo më shumë

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Publikuar më 03.10.2023
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizit...

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të […]

Lexo më shumë

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

Publikuar më 29.09.2023
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës s...

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes […]

Lexo më shumë

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Publikuar më 29.09.2023
Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 3...

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën […]

Lexo më shumë