×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Çdo vit e më pak fëmijë në shkolla, rreth 1,000 nxënës i “mungojnë” klasës së dhjetë, regjistrimet prekin rekordin më të ulët

Nga shifrat paraprake të regjistrimeve në arsim për vitin shkollor 2023-2024 referuar Ministrisë së Arsimit, del se gjatë këtij viti janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës rreth 29 mijë nxënës. Deri në verifikimin e saktë të këtyre shifrave nuk mund të bëjmë një krahasim me vitin e kaluar sepse sipas ministrisë përkatëse ndryshimet janë të vogla. Nga ana tjetër, numri i nxënësve të cilët kanë kaluar nga arsimi 9-vjeçar në arsimin e mesëm është rreth 27 mijë, por pa llogaritur këtu regjistrimet në arsimin profesional, gjithmonë referuar shifrave paraprake të sigurura nga Ministria e Arsimit. Vitin e kaluar në klasën e dhjetë ishin gjithsej rreth 28 mijë nxënës. Pra, nga shifrat shohim se ka një rënie të regjistrimeve në klasën e dhjetë këtë vit.

Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” referuar “Institutit të Statistikave” numri i nxënësve të regjsitruar në shkolla po vjen në rënie nga viti në vit. Nëse do ta përqëndronim analizën vetëm në regjistrimet për arsimin 9-vjeçar, të dhënat tregojnë se viti 2022 regjistron numrin më të ulët të nxënësve në këto dy dekadat e fundit. 

Vitin e kaluar u regjistruan në arsimin 9-vjeçar rreth 267 mijë nxënës, nga 278 mijë të regjistruar në vitin 2021. Kjo rënie e numri të nxënësve në shkolla vjen kryesisht si pasojë e faktorëve demografikë, si plakja e popullsisë apo emigrimi i lartë i shqiptarëve, dhe sidomos atyre në moshë minorene këto vitet e fundit. Këtë e mbështesin edhe të dhënat në rënie, sidomos të regjistrimeve të nxënësve në klasë të dhjetë.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar të dhënat e INSTAT për të parë se si paraqitet numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mësëm përgjatë viteve. Ajo që bie në sy është se numri i tyre ka ardhur duke rënë gradualisht nga njëri vit në tjetrin. Shifrat sinjalizojnë se viti shkollor 2022-2023 ka patur numrin më të ulët të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm që nga viti 2012-të. Në vitin shkollor 2022-23, u regjistruan në arsimin e mesëm 95,845 nxënës, nga 103,467 nxënës duke shënuar një rënie kështu me 7.3%.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Publikuar më 03.10.2023
Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të ma...

Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre, një provincë e Venezia në Itali. Një autobus me njerëz të shumtë në bord doli nga rruga dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë. Deri tani TG Com flasin për 21 të vdekur dhe 40 të plagosur. 2 prej viktimave janë […]

Lexo më shumë

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Publikuar më 03.10.2023
Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Su...

Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Suedi, me nxënësit që gjetën libra të printuar në tavolina, në vend të tabletave që kishin përdorur deri para disa muajsh. Një ndryshim drejtimi i dëshiruar fort nga ministrja suedeze e Arsimit, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë: “Studentët kanë nevojë […]

Lexo më shumë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Publikuar më 03.10.2023
Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qyt...

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.” Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të […]

Lexo më shumë

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Publikuar më 03.10.2023
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrj...

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të […]

Lexo më shumë

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

Publikuar më 03.10.2023
Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet ...

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur […]

Lexo më shumë

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Publikuar më 03.10.2023
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizit...

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të […]

Lexo më shumë

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

Publikuar më 29.09.2023
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës s...

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes […]

Lexo më shumë

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Publikuar më 29.09.2023
Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 3...

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën […]

Lexo më shumë