×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Atentati në Vlorë ndaj 41-vjeçarit, gjendet një mjet i djegur me kallashnikov brenda dhe mbi 28 gëzhoja në vendngjarje

Vlora u trondit mbrëmë nga një atentat me armë zjarri, ku një 41-vjeçar mbeti i vrarë. Viktimë mbeti Laert Keka, i cili rezulton me gjeneralitet të ndryshuar (Leartiad Lekaj). Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi pranë kishës Ortodokse. Në aksin ‘Kotë –Sevaster’, është gjetur 1 mjet tip ‘Audi’ duke u djegur, bashkë me një kallashnikov brenda, ndërsa dyshohet se vrasja mund të jetë kryer për motive hakmarrjeje.

Shënjestra ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar. Nga momenti kur është viktima ka pikasur autorët që e kanë ndjekur deri në momentin kur edhe i kanë dhënë goditjen e fundit duke e lënë të vdekur pranë bibliotekës në Vlorë, pas disa goditjeve me armë në trup.

Gjithçka ka nisur në pjesën e pasme të Bibliotekës së Vlorë. Viktima e kishte pikasur se ishte duke u ndjekur, i cili e ka goditur motorin. Më pas ka nisur  të shtënat e armëve, viktima ka tentuar të largohet nga vendi ku kanë qenë goditjet. Pak larg zonës së Bibliotekës kanë qenë edhe goditjet e para. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe kokorja e motorit me të cilin lëvizte viktima. Motori është goditur nga makina. Më pas 41 vjeçari ka vijuar rrugën me këmbë dhe makina e ka ndjekur me shpejtësi. Mendohet që është një automjet Audi A6 ka qenë mjeti që e ka ndjekur, ka qenë i maskuar. Janë rreth 100 m dhe në fund 41-vjeçarit i është dhënë goditja fatale.

Nga hetimet, rezulton se autori i maskuar ka zbritur nga një makinë ‘Audi A6’ me ngjyrë të errët me targa italiane dhe ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit. Sakaq, mbi 28 gëzhoja u gjendën në vendngjarje.

Viktima nuk ishte i panjohur për drejtësinë, pasi më herët në dhjetor të vitit 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.

Informacion paraprak
Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Publikuar më 07.05.2025
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qe...

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit […]

Lexo më shumë

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Publikuar më 06.05.2025
Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, krye...

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e hapi fjalimin me një koment ironik në drejtim të Tomor Alizotit, i cili kohët e fundit ishte shprehur me tone të forta ndaj tij, duke deklaruar se “kam qejf ta ha të gjallë”. “Kam ardh me shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda