×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vërshimi i lumit Pinio bllokon autostradën Athinë-Selanik. Orë dramatike për banorët në Trikala, Larisa dhe Kardhica, shkon në 11 numri i viktimave

Greqia duket e ndarë në dy pjesë pas vërshimit të lumit Pinio jashtë shtratit paraditen e së shtunës. Që nga orët e para të mëngjesit është bllokuar autostrada Athinë-Selanik, nuk qarkullojnë linjat e autobusëve Athinë-Selanik, Larisa-Selanik, linja që mbulojnë rajone të shumta të vendit. Orë dramatike vijojnë të përjetojnë banorët e zonave Trikala, Larisa dhe Kardhica.

Numri i viktimave ka arritur në 11, ndërsa askush nuk mund të thotë një numër të saktë për të humburit, ndërsa në intervista e dëshmi të shumta të banorëve të fshatrave përreth Kardhicës bëhet fjalë për dhjetëra të humbur.

Në median greke theksohet me tmerr për atë se çfarë do të zbulohet pasi të largohet uji e balta, por edhe për shifrën e viktimave që mund të ketë shkaktuar stuhia “Daniel”, pasi mesazhi i urgjencës këshillonte banorët të mos qarkullojnë jashtë shtëpive e jo të evakuojnë zonën. Mesazhet për evakuim si dhe ndihma nga ushtria e mekanizmi shtetëror arritën të enjten, kur sipas banorëve ishte tepër vonë.

Në qytetin e Larisës vijon situata emergjente, pasi lumi Pinio ka përmbytur rrethinat e qytetit duke kërcënuar dhe qendrën. Në shumë zona lartësia e uijit arrin deri në 3 metra. Qyteti bregdetar Volos është i mbuluar nga balta e uji.

Në Kardhitsa 8 fshatra janë zhdukur nën ujë, në Pilion jugor dëmet janë pafund, në Trikala vijojnë përmbytjet nga lumenjtë. Në një video të orëve të fundit nga sateliti duken përmasat masive të përmbytjes në fushën Thesalia dhe rajonin Magnesia, zona më e madhe fushore e vendit.

Mjekët dhe epidemiologët bëjnë thirrje për epidemitë që mund të shpërthejnë nëse situata nuk vihet shumë shpejt nën kontroll. Ndërsa banorët të dëshpëruar kërkojnë ujë të pijshëm dhe ushqime e sende higjienike, ndërkohë që qindra iniciativa solidarizimi kanë filluar nga gjithë vendi për të mbështetur zonat e prekura.

Së fundi, shkollat në zonën Magnesia si dhe të gjitha në fushën Thesalia do të hapen nga e hëna e ardhshme 18 shtator, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit që fillojnë këtë të hënë.

Për sa i përket zgjedhjeve të pushtetit lokal, që do të mbahen në 8 tetor, nga java e ardhshme pritet udhëzimi se si do të veprohet në zonat e prekura.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Publikuar më 03.10.2023
Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qyt...

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.” Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të […]

Lexo më shumë

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Publikuar më 03.10.2023
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrj...

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të […]

Lexo më shumë

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

Publikuar më 03.10.2023
Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet ...

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur […]

Lexo më shumë

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Publikuar më 03.10.2023
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizit...

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të […]

Lexo më shumë

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

Publikuar më 29.09.2023
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës s...

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes […]

Lexo më shumë

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Publikuar më 29.09.2023
Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 3...

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën […]

Lexo më shumë

Artan Tafani u pendua, drejtori i policisë zbulon krimet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut dhe publikon emrat e të arrestuarve

Artan Tafani u pendua, drejtori i policisë zbulon krimet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut dhe publikon emrat e të arrestuarve

Publikuar më 28.09.2023
Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaoperacioni ku u lë...

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaoperacioni ku u lëshuan 15 urdhër arreste ku u ekzekutuan 12 prej tyre. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku: “Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë. Prokuroria e Elbasanit ka […]

Lexo më shumë

Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje të bujshme

Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje të bujshme

Publikuar më 28.09.2023
Tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonë...

Tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, Artan Tafani ka rënë në prangat e policisë. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. […]

Lexo më shumë